LIVE UPDATES
Bota

Ngritja e degës së Shtetit Islamik në Afganistan

Ekspertët thanë se sulmi vdekjeprurës në sallën e koncerteve jashtë Moskës më 22 mars, për të cilin gjerësisht iu vu faji IS-K, tregon aftësinë dhe ambiciet në rritje të kësaj dege, por edhe rolin e tij udhëheqës në ombrellën e organizatës.

27 Mars 2024, 07:36 Nga N.F
Ngritja e degës së Shtetit Islamik në Afganistan
Foto ilustruese

AFGANISTAN- Prej se u shfaq për herë të parë një dekadë më parë, grupi militant Shteti Islamik Korasan (IS-K) gjerësisht është përqendruar në sulmet e tij në Afganistan dhe Pakistan. Por, IS-K, dega e Shtetit Islamik (IS) në Afganistan, po kryen një numër në rritje të sulmeve vdekjeprurëse jashtë bastionit të tij në Azinë Jugore, përfshirë në Iran dhe Rusi.

Ekspertët thanë se sulmi vdekjeprurës në sallën e koncerteve jashtë Moskës më 22 mars, për të cilin gjerësisht iu vu faji IS-K, tregon aftësinë dhe ambiciet në rritje të kësaj dege, por edhe rolin e tij udhëheqës në ombrellën e organizatës.

“Kjo degë është bërë shtizë, dega udhëheqëse ndërkombëtare e Shtetit Islamik”, tha Lucas Webber, bashkëthemelues dhe redaktor i MilitantWire.com.

Webber tha se udhëheqjes qendrore të IS-it në Siri dhe Irak i është dashur “të përqendrohet më shumë në mbijetesë, rigrupim dhe rindërtim të aftësive të tij dhe rrjeteve të tij” pasi grupi u mposht gjerësisht dhe u shkatërrua më 2019 nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

“Në thelb është bërë organizata mëmë e IS-it”, tha Webber, duke iu referuar IS-K, që fillimisht u shfaq në Afganistan në fund të vitit 2014, në vitin e njëjtë kur IS-i mori nën kontroll zona të mëdha në Siri dhe Irak dhe vetëshpalli një kalifat.

IS-i ka degë edhe në Gadishullin Arabik, Afrikë, Azi Juglindore dhe në Kaukaz. Teksa ka vazhduar të kryejë sulme në Afganistan dhe Pakistan, IS-K duket se muajve të fundit ka zhvendosur fokusin e tij në operacionet e jashtme.

Në janar, IS-K u fajësua për vrasjen e më shumë se 90 personave në qytetin jugor iranian të Kermanit, që ishte sulmi më vdekjeprurës në Republikën Islamike në dekada. Më 22 mars, sulmues të armatosur sulmuan sallën e koncerteve në rajonin e Moskës, duke vrarë të paktën 139 persona. Kjo ishte dhuna më e rëndë terroriste në Rusi në dy dekada.

IS-i mori përgjegjësinë për sulmin. Zyrtarët amerikanë posaçërisht fajësuan IS-K, përderisa Moska ia atribuojë sulmin ekstremistëve islamikë, pa përmendur degën e IS-it. IS-K më 25 mars kërcënoi se do të kryente më shumë “masakra” kundër Rusisë. Rusia ka shënjestruar militantët e IS-it në Siri dhe Afrikë dhe ka krijuar lidhje me Qeverinë e talibanëve, që është rivale e IS-K në Afganistan.

Webber nga MilitantWire.com tha se IS-K paraqet një kërcënim që po rritet me shpejtësi për Perëndimin. “Në një të ardhme të parashikueshme, ky duket të jetë një tregues i gjërave që do të vijnë”, tha ai.

Gjenerali Michael E. Kurilla, që udhëheq Komandën Qendrore të Ushtrisë amerikane, u tha ligjvënësve më 21 mars se IS-K “ka aftësi dhe vullnet për të sulmuar interesat amerikane dhe perëndimore jashtë vendit brenda gjashtë muajve apo në periudhë më të shkurtër kohore, me pak ose aspak paralajmërim”. Zyrtarët e ligjit në Evropë kanë zbuluar disa plane të IS-K në vitet e fundit.

Policia gjermane më 19 mars tha se kishte arrestuar dy mbështetës të dyshuar të IS-K. ata u akuzuan se po planifikonin të sulmonin Parlamentin suedez. Në korrikun e vitit të kaluar, policia në Gjermani dhe Holandë arrestuan nëntë persona që thanë se ishin në kontakt me IS-K. Gjatë vitit të kaluar, grupi ka kërcënuar se do të kryejë sulme në Suedi, Holandë dhe Danimarkë, pasi në këto shtete pati djegie të Kuranit, librit të shenjtë të fesë islame.

Pasi u shfaq, IS-K fillimisht mori pjesë të vogla të territorit në lindje dhe veri të Afganistanit si pjesë e qëllimit më të gjerë të IS-it për t’u zgjeruar përgjatë Azisë Jugore dhe Qendrore. Por, IS-K është dëbuar nga bastionet territoriale rreth vitit 2019 pasi u përball me sulmet e kryera nga forcat afgane dhe ndërkombëtare, por edhe nga talibanët. Që atëherë, IS-K ka zbatuar një strategji të re të luftimeve urbane.

“Ne jemi dëshmitarë të një faze të re të Shtetit Islamik Korasan”, tha Riccardo Valle, bashkëthemelues i The Khorasan Diary, një platformë online që gjurmon grupet militante në Afganistan dhe Pakistan.

Ai tha se IS-K ka evoluar në një grup që synon të marrë territor sikurse një “ushtri tradicionale” në një “rrjet celulash, që tenton të kryejë sulme më vdekjeprurëse”. IS-K përbëhet nga luftëtarë afganë dhe të huaj. Në një raport të publikuar në qershor të vitit 2023, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara tha se numri i militantëve të IS-K në Afganistan varijon “nga 4.000 deri në 6.000”, përfshirë edhe anëtarët e familjes. Disa ekspertë vlerësojnë se numri është shumë më i vogël.

Sara Harmouch, eksperte e politikave të terrorizmit dhe mbrojtjes në Uashington, tha se fokusi i grupit IS-K është në luftën asimetrike në vend se të kontrollit territorial dhe kjo i ka mundësuar grupit që të përshtatet me kushtet lokale dhe t’i rezistojë operacioneve kundër terrorit.

“Ky fleksibilitet mund ta bëjë IS-K më dinamik dhe një udhëheqës më të qëndrueshëm brenda rrjetit të IS-it, të aftë për të naviguar në kompleksitetet e epokës të paskaliftatit”, tha ajo.

Harmouch tha se aftësia e grupit IS-K që të kryejë sulme të nivelit të lartë jashtë Afganistanit dhe Pakistanit ka rritur profilin e tij dhe lë të kuptohet se aftësitë e tij po zgjerohen.

“Kjo dukshmëri mund ta pozicionojë grupin IS-K si figurë udhëheqëse brenda rrjetit të gjerë të IS-it, veçanërisht në tërheqjen e rekrutëve dhe burimeve”, tha ajo.

Marrë nga REL

afaganistan

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim