Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka bërë thirrje shefit të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, të dielën që t’i largojë paqeruajtësit e angazhuar në jug të Libanit, duke thënë se Hezbollahu po i shfrytëzon si “mburoja njerëzore”.
Hezbollahu, grup militant dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë, e cila ka ulëse në Parlamentin e Libanit.
Thirrja e Netanyahut ndaj Guterresit ka ardhur një ditë pasi Forca e Përkohshme e OKB-së në Liban (UNIFIL) e ka përsëritur refuzimin për t’u larguar nga zona kufitare, edhe pasi pesë pjesëtarë të saj janë plagosur, si pasojë e luftës Izrael-Hezbollah.
“Sekretar i Përgjithshëm, largojini forcat prej rrugës së dëmshme. Duhet vepruar tani, menjëherë”, ka thënë Netanyahu përmes një video-mesazhi të lëshuar nga zyra e tij.
Ai ka thënë se forcat izraelite u kanë kërkuar paqeruajtësve disa herë që të largohen, dhe që prezenca e tyre po u shërben “terroristëve të Hezbollahut si mburojë njerëzore”.
“Refuzimi juaj për t’i evakuuar ushtarët, i bën ata pengje të Hezbollahut. Kjo rrezikon edhe ata dhe jetën e ushtarëve tanë”, ka thënë Netanyahu.
Por, paqeruajtësit po vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionet e tyre.
“Është vendim uanim të qëndrojmë, sepse është e rëndësishme që flamuri i OKB-së të qëndrojë lart në qiell në këtë rajon, të mund të raportojmë në Këshillin e Sigurimit”, ka thënë zëdhënësi i forcës së OKB-së në Liban, Andrea Tenenti, në disa përgjigje për agjencinë e lajmeve AFP.
Ai ka thënë se Izraeli ka kërkuar që paqeruajtësit të largohen prej 29 pozicioneve në jug të Libanit.
Ditë më parë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se Uashingtoni është ende duke punuar për të parandaluar një luftë të madhe në Lindje të Mesme, dhe i ka bërë thirrje Izraelit që t’i mbrojë civilët në Liban.
Lindja e Mesme vazhdon të jetë e alarmuar nga përshkallëzimi i mundshëm i luftës teksa Izraeli lufton grupet e mbështetura nga Irani, Hezbollahun në Liban dhe Hamasin - grup palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - në Gazë./REL
foto ilustruese KINË- Ushtria kineze publikoi të dielën (13 tetor) një video propagandistike në llogaritë e saj në media...
Baba Siddique me aktorin e Bollywood-it Salman Khan në 2009. INDIA- Politikani indian BabaDiddique është qëlluar për vdekje n...
Foto nga vendi i ngjarjes SERBIA- Ministria serbe e Mbrojtjes ka reaguar ndaj deklarimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se forcat ...
Xhelal Sveçla KOSOVA- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se të dielën Kosova ...
Foto ilustruese ESTONIA- Për Toomas Ilvesin, 70 vjeç, kompjuterët nuk kanë qenë asnjëherë diçka e panjohur. Por...
GJERMANIA- Situata e ekonomisë gjermane nuk është aspak e mirë për momentin dhe as e ardhmja nuk duket e mirë. Mi...
Foto ilustruese TURQI- Qindra gra kanë protestuar në qytetet turke kundër vrasjes së grave, pas raportimit të dy rasteve në S...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Zyrtarët amerikanë besojnë se Izraeli i ka ngushtuar objektivat në përgjigjen e vet eventuale p&eu...
Kim Yo Jong, motra e liderit verikorean, Kim Jong Un. KOREA E VERIUT- Kim Yo Jong, motra e liderit verikorean, Kim Jong Un, e ka paralajmëruar Koren&e...
Foto ilustruese BALLKAN- Bashkimi Evropian është shumë afër të përmbyllë procedurat e miratimit të agjendave të...