LIVE UPDATES
Bota

"Skifterët e korporatave po vijnë vërdallë", DW: Kompanitë gjermane në shënjestër të kompanive të huaja

Ekonomia gjermane nuk po ia del të rimëkëmbet, edhe ky vit një vit tjetër tkurrjeje. Ndërkohë që shumë kompani luftojnë me probleme ekonomike, skifterët e shitjeve vërdallisen për blerje të mundshme kompanish.

13 Tetor 2024, 11:59 Nga M.B
"Skifterët e korporatave po vijnë vërdallë", DW:

GJERMANIA- Situata e ekonomisë gjermane nuk është aspak e mirë për momentin dhe as e ardhmja nuk duket e mirë. Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck u shpreh para gazetarëve në Berlin të mërkurën (09.10.) se produkti i brendshëm bruto (PBB) i vendit pritet të tkurret në vitin 2024, që do të thotë se ekonomia më e madhe e Evropës do të mbetet e mbërthyer në recesion për të dytin vit radhazi.

Duke zbuluar parashikimin rutinë të rritjes së vjeshtës të qeverisë, Habeck njoftoi një tkurrje të pritshme prej 0.2%, duke rishikuar një perspektivë më optimiste pranverore prej plus 0.3% të rritjes. Ai vuri në dukje, megjithatë, se Gjermania nuk ka parë rritje të fuqishme që nga viti 2018 pasi problemet strukturore të vendit janë komplikuar nga sfidat më të gjera globale. "Në mes të krizës, Gjermania dhe Evropa janë të shtrënguara mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara dhe duhet të mësojnë të konfirmojnë veten e tyre”, tha ai.

Informacionat që vijnë nga bizneset gjermane ka të ngjarë të shtojnë vështirësitë për Habeck, pasi ato nuk sjellin besim, se ekonomia do të rimëkëmbet së shpejti. Në shtator, indeksi i klimës së biznesit i përpiluar nga Instituti ifo me bazë në Mynih shenjoi rënien e tij të katërt radhazi. Presidenti i ifo, Clemens Fuest, tha, se ekonomia është "nën presion në rritje". Shumica e menaxherëve të kompanive të anketuar nga ifo, thanë se janë të pakënaqur me situatën e tyre aktuale dhe pesimistë për perspektivën e biznesit të tyre. Situata e zymtë ekonomike ka bërë që ekonomisti i DZ Bank, Christoph Swonke, ta përshkruajë Gjermaninë si "fëmija problematik i eurozonës".

Skifterët e korporatave po vijnë vërdallë

Në kohë të rënies së shitjeve dhe të ardhurave, bizneset shpesh shohin nga partnerë më të fortë për t'i ndihmuar ata të kapërcejnë vështirësitë e tyre. Hekurudha e Gjermanisë, Deutsche Bahn, është rasts i fundit. Kompania ka rënë dakord t'i shesë filialin e saj fitimprurës të logjistikës, Schenker, rivalit të saj danez DSV për rreth 14 miliardë euro (15.3 miliardë dollarë). Prurja e re mund të jetë nxitje shumë e nevojshme financiare për kompaninë shtetërore në vështirësi, e cila është e njohur për vonesat e shpeshta.

Shumë po flitet për një blerje tjetër nga jashtë të Commerzbank. Huadhënësi i dytë më i madh privat i Gjermanisë u shpëtua nga qeveria gjermane pas krizës financiare të 2008/2009, shteti mban ende 12% të aksioneve në bankë. Banka italiane UniCredit ka synim drejt një marrjeje të plotë të Commerzbank, pasi i rriti në mënyrë klandestine aksionet e saj efektive në 21% në shtator, në atë që zyrtarët e industrisë besojnë se mund të bëhet një blerje e ashtuquajtur armiqësore.

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane (BQE) Christine Lagarde i tha Parlamentit Evropian të hënën (7 tetor) se bashkimet bankare brenda Evropës ishin "të dëshirueshme", kjo që bankat evropiane të jenë në gjendje të konkurrojnë "në nivel, thellësi dhe në gjerësi" me banka të tjera në mbarë botën. Ndërkohë, gjithnjë e më shumë kompani gjermani po largohen krejtësisht nga vendi, ose të paktën po investojnë më shumë në fabrikat e tyre jashtë vendit sesa në bazat e tyre vendase në Gjermani. Gjigandi kimik BASF, për shembull, po ndërton një fabrikë me vlerë 10 miliardë euro në Kinë. Dhe ofruesi i shërbimit të energjisë së mesme Techem iu shit nga pronarët e tij zviceranë menaxherit të aseteve të SHBA TPG.

"Kompanitë nuk kanë pasaportë"

Blerjet nga jashtë të kompanive gjermane, madje edhe atyre pjesërisht në pronësi të taksapaguesve, shihet nga ekonomistët si një proces i natyrshëm. Kryeekonomisti i ING Bank, Carsten Brzeski thotë se "stanjacioni ekonomik dhe ndryshimet strukturore kanë natyrisht pasoja" për kompanitë. "Gjatë momenteve të tilla ndodhin blerje, qoftë brenda apo jashtë vendit”, tha Brzeski për DW. Edhe Stefan Kooths, drejtor në Institutin e Kielit për Ekonominë Botërore (IfW), ndan këtë qëndrim, duke shtuar se "kompanitë nuk kanë pasaportë". Prosperiteti i një vendi nuk do të varet nga kombësia e pronarëve të korporatave të tij, tha ai për DW, por nga cilësia e mjedisit të tij të biznesit. Kooths thotë se ngadalësimi i fundit i investimeve të huaja direkte (FDI) në Gjermani është "një tjetër shenjë e dobësive të vendit" si një vend biznesi. Vendet që janë më të favorshme për të bërë biznes tërheqin kapital të huaj, tha ai, "ndërsa vendet e dobëta shmangen nga investitorët."

Heqja e burokracisë - premtimi i përjetshëm gjerman

Që nga vitet 1980, qeveritë e njëpasnjëshme gjermane kanë premtuar të reduktojnë burokracinë e mbingarkuar të vendit dhe të nxisin investimet në Gjermani. Pas gjithë atyre viteve, Kooths arrin në konkluzionin, se disa "përpjekje janë bërë" nga ato qeveri, por kryesisht në letër pa "veprime të rëndësishme politike". Kooths ia hedh fajin jo vetëm qeverisë gjermane, por edhe Brukselit, ku rregullatorët e BE-së krijojnë gjithnjë e më shumë burokraci. "Veçanërisht me kërkesat e tepruara të raportimit të BE-së - nga taksonomia e BE-së deri te rregulloret e zinxhirit të furnizimit - aktorët e tregut pengojnë gjithnjë e më shumë vetveten."

Carsten Brzeski i ING është dakord, duke sugjeruar dixhitalizimin e burokracisë qeveritare si hapin e parë gjatë rrugës. "Kjo do të përshpejtonte reduktimin e burokracisë dhe gjithashtu do të ndihmonte në adresimin e mungesës së punëtorëve të kualifikuar në shumë autoritete."

Politikat e rritjes ekonomike të gjelbër kundrejt stimulit të qeverisë

Ndërsa BE-ja kërkon zbatimin e të ashtuquajturës Marrëveshje të Gjelbër - me të cilën dëshiron të bëhet "blloku i parë neutral ndaj klimës" në botë deri në vitin 2050 - Brzeski dhe Kooths dyshojnë se prioritizimi i ekologjisë do të ndihmojë ekonominë. "Në përgjithësi, dekarbonizimi nuk mund të jetë një histori rritjeje," tha Kooths, sepse "politika e dekarbonizimit vuan nga shumë ndërhyrje".

Dhe Brzeski shton se "teknologjitë e gjelbra deri më tani kanë zhbllokuar shumë pak investime." Në vend të kësaj, ai i kërkon qeverisë të trajtojë konkurrencën në rënie të kompanive gjermane, një proces që po vazhdon për një dekadë, tha ai.

Kooths gjithashtu mendon se përmirësimi i konkurrencës së industrisë gjermane është çelësi për kthimin në një rrugë të rritjes, por paralajmëroi se rritja nuk mund të "stimulohet; ajo duhet të mundësohet".

Eksperti i sheh me sy kritik programet stimuluese të qeverisë, duke thënë se nisma aktuale e rritjes gjermane është një "hap në drejtimin e duhur", por nuk do të sjellë një kthesë. Që kjo të ndodhë do të duhet "një zhvendosje thelbësore nga politika industriale ndërhyrëse drejt një politike të bazuar në treg që forcon mjedisin e biznesit," tha ai.

Kooths gjithashtu përjashtoi kategorikisht se qeveria gjermane duhet të ndërhyjë për të parandaluar një shitje të mundshme të kompanive gjermane. Në vend të kësaj, ai vuri në dukje ligjet e tregjeve të lira, ku kompanitë janë të detyruara të bëhen objektiva të blerjes "kur strukturat e tyre nuk mund të përballojnë më konkurrencën"./ DW

gjermania

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj