LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Sekreti i Estonisë, shtetit digjital të Europës

Rënia e Bashkimit Sovjetik, rikthimi i pavarësisë së Estonisë, dhe hovi i internetit në SHBA nuk kanë ndodhur në distanca shumë të largëta.

13 Tetor 2024, 12:40 Nga M.B
Analiza e REL: Sekreti i Estonisë, shtetit digjital të Europës
Foto ilustruese

ESTONIA- Për Toomas Ilvesin, 70 vjeç, kompjuterët nuk kanë qenë asnjëherë diçka e panjohur. Por, krejt të panjohura ishin e ardhmja dhe dobitë që do t’i sillnin idetë e tij mbarë Estonisë. Ilves, ish-president i Estonisë gjatë viteve 2006-2016, është rritur dhe është shkolluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas ikjes së familjes së tij nga regjimi sovjetik. Rënia e Bashkimit Sovjetik, rikthimi i pavarësisë së Estonisë, dhe hovi i internetit në SHBA nuk kanë ndodhur në distanca shumë të largëta.

Ilves, i cili ka qenë ambasadori i parë i Estonisë në SHBA, i ka treguar Radios Evropa e Lirë për përpjekjet që ka bërë për të vendosur shtetin e tij në hartën e botës. Perspektiva, fillimisht, ishte e zymtë. Estonia është vend me 1.3 milion banorë, i ka rreth 4.000 ushtarë, dhe vështirë krahasohet me fqinjët – Finlandën apo Rusinë – për nga numri i popullsisë apo fuqia ushtarake. Pikërisht këtu Ilvesit i hyjnë në punë mësimet e fëmijërisë.

“Finlanda është tetë herë më e pasur sesa ne [Estonia]. Ata regjistrojnë rritje vjetore të vogël, prej 1 për qind, ne regjistrojmë rritje vjetore prej 9 për qind, dhe ata sërish janë më të pasur sesa ne. Pra, s’ka shpresë. Duhet gjetur diçka në të cilin jeni të barabartë. Asokohe, ajo pikë ishte interneti. Prandaj, i propozova Qeverisë që Estonia të niste ashtu si nisa unë, pra t’i mësojmë fëmijët si të përdorin kompjuterët”, u shpreh ai.

Bëhet fjalë për vitin 1993. Pas tre vjetësh, më 1996, nxënësit në Estoni nisën mësimet për kompjuterë dhe teknologji, kurse më 1998-1999 të gjitha shkollat në Estoni kishin qasje në internet. Rreth 30 vjet më vonë, Estonia është vendi që ofron online 99 për qind të shërbimeve publike. Erica Rudiger, banore e Tallinit, përmend aplikimin për patentë shofer, letërnjoftim, pasaportë, hapje të bizneseve, dhe hapje e mbyllje të pushimeve mjekësore. Në këtë shtet edhe votohet online. Mund të plotësohet edhe aplikacioni për martesë – por, jo për divorc. Në Estoni janë krijuar kompani me nam global. Skype, platformë për komunikime, dhe Bolt, kompani për shërbime transportuese, janë disa prej tyre.

"Ne kemi 10 ‘njëbrirësha’ në Estoni, që do të thotë një ‘njëbrirësh’ për çdo 130.000 banorë në këtë shtet – pra kompani miliardëshe. Pas përfundimit të mandatit, i vizitova dhe i pyeta këta persona, të gjithë në të 30-at e tyre, pse i kanë hyrë kësaj pune, dhe ata thanë se ‘kam qenë njëri prej fëmijëve në programin tënd’”, tregoi Ilves për Radion Evropa e Lirë.

Pas nxënësve në shkolla, në kuadër të fazës së dytë Estonia nisi të edukonte pjesën tjetër të popullsisë, dhe, shumë shpejt, vendi u bë i njohur me emrin e dytë: shteti digjital [e-country]. Por, Marju Hendre, analiste e lartë në Autoritetin e Sistemit në Estoni – që funksionon brenda Ministrisë për Çështje Ekonomike dhe të Komunikimit – është e vetëdijshme që një shtet digjital mund të jetë edhe në shënjestër. Ajo i ka treguar Radios Evropa e Lirë se Rusia është kryesisht mbrapa sulmeve që kanë për qëllim pamundësimin e marrjes së shërbimeve. Estonia tani përballet me mbi 90 sulme kibernetike brenda një muaji.

“Më 2022, kur nisi lufta [e Rusisë në Ukrainë], numri i sulmeve DDoS [pamundësim shërbimesh] është rritur në mënyrë drastike. Kemi parë më shumë sulme brenda një muaji, sesa që paraprakisht kemi pasur brenda një viti, dhe e njëjta situatë po vazhdon. Ato janë të lidhura me zhvillimet politike. Ato kryhen si sulme ndëshkuese për diçka që kanë thënë politikanët tanë, për një vendim që kanë marrë, shembull, për të dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë".

Për ish-presidentin Ilves, Rusia nuk përbën kërcënim në periudhë afatgjatë.

“Nuk ka kapacitete për të bërë diçka në teknologji. Shteti që është kundër vlerave të Perëndimit është Kina. Rusia mund të zbatojë atë që shpik Kina, apo atë që vjedh prej Perëndimit – është praktikë e zakonshme, mirëpo është kreative kur është puna te teknologjia”.

Duke qenë pionierë në krijimin e shtetit digjital, estonezët kanë ndarë me mbi 25 vende në botë platformën për ndërtim të qeverisjes digjitale. Platforma e Estonisë është e ndërtuar asisoj që të dhënat janë të ndara nëpër flluska të ndryshme. Nëse eventualisht një sektor sulmohet, hakerët nuk arrijnë të depërtojnë në baza tjera të të dhënave. Liina Areng, udhëheqëse e rrjetit EU CyberNet, që shërben si platformë bashkëpunimi mes ekspertëve të kibernetikës në Bashkimin Evropian për të forcuar sigurinë kibernetike në botë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në gjashtë muajt e fundit, Estonia u ka ofruar asistencë kibernetike mbi 57 vendeve. Aktualisht, ndihma është e fokusuar tek Ukraina, në dy drejtime:

“Aty përfshihet ofrimi i ndihmës në infrastrukturë, por edhe në dije, shkëmbim informacionesh. Shkëmbejmë informacionet që kemi për kërcënimet, aktorët dashakëqij që veprojnë brenda shtetit, si dhe ndihmë si të menaxhohet ndonjë sulm kibernetik”, tha Areng për Radion Evropa e Lirë.

Areng ka përmendur edhe bashkëpunimin që ka pasur Estonia me Kosovën në sektorin e qeverisjes digjitale. Ngjashëm me estonezët, një pjesë e konsiderueshme e të rinjve në Kosovë merren me teknologji informative. Sipas të dhënave preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, vendi i ka rreth 1.6 milion banorë, ndërsa mosha mesatare është 34.3 vjeç. Pjesëtarë të këtij komuniteti i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se kanë partnerë në Estoni, kryesisht si investitorë të bizneseve start-up.

Zyra e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur së voni se Kosova veçse bashkëpunon me Estoninë në fushën e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike, dhe se që të dyja vendet janë duke diskutuar edhe për mundësinë e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes ushtarake. Çelësi i suksesit që Estonia gëzon sot është edhe bashkëpunimi mes sektorit publik dhe atij privat. Dhe, një mori vullnetarësh. Areng i ka treguar Radios Evropa e Lirë se si vendi i saj e ka formuar një rrjet të ekspertëve kibernetikë, të cilët mobilizohen në rast se shteti përballet me ndonjë sulm të madh kibernetik. Ajo tha se vullnetarët e ndiejnë nevojën për të shërbyer në të mirë të shtetit.

“Është shteti ynë, jemi shtet relativisht i ri, dhe i besojmë Qeverisë sonë. Ky besim është komponenti kyç për mobilizim të njerëzve, edhe përtej sektorit publik, që t’i ofrojnë shërbimet e tyre në baza vullnetare, për të mbështetur Qeverinë, shtetin digjital”.

“Arsyeja pse kemi sukses, dhe pse Rusia na dëshiron, dhe pse mund t’i ndihmojmë Ukrainës, është e lidhur me atë që kemi bërë në shtetin tonë. Duhet ta zhvilloni vendin tuaj, ta bëni modern. Nëse keni demokraci liberale, që ju lejon të jeni të lirë, njerëzit duan liri për të krijuar gjëra”./ REL

estonia

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje