LIVE UPDATES
Bota

Përplasje në BE për rrugëtimin europian të Serbisë, vendet anëtare të ndara për hapjen e Kapitullit 3

Të mërkurën, vendet anëtare pritet të diskutojnë kërkesën e Beogradit për avancimin e procesit negociator, por brenda BE-së nuk ka ende një qëndrim të unifikuar nëse hapat e ndërmarra nga Serbia për reformimin e sistemit të drejtësisë janë të mjaftueshme.

7 Korrik 2026, 23:12 Nga D.S
Përplasje në BE për rrugëtimin europian të
SERBI- BE

BRUKSEL-  Procesi i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian rikthehet në qendër të debatit në Bruksel, teksa institucionet europiane po shqyrtojnë mundësinë e rinisjes së negociatave për hapjen e Kapitullit 3.

Të mërkurën, vendet anëtare pritet të diskutojnë kërkesën e Beogradit për avancimin e procesit negociator, por brenda BE-së nuk ka ende një qëndrim të unifikuar nëse hapat e ndërmarra nga Serbia për reformimin e sistemit të drejtësisë janë të mjaftueshme.

Komisioni Europian u ka paraqitur shteteve anëtare një dokument informues, ku argumenton se reformat e fundit të ndërmarra nga Serbia justifikojnë hapjen e këtij kapitulli. Sipas Komisionit, Beogradi ka korrigjuar një pjesë të "kthimit pas" të evidentuar në fillim të këtij viti dhe ka ndërmarrë masa për forcimin e kapaciteteve të Prokurorisë për Krimin e Organizuar.

Megjithatë, vetë Komisioni pranon se mbetet ende punë për t’u bërë në sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial. Debati në Bruksel duket se shkon përtej një kapitulli të vetëm negociator. Serbia shihet si një partner me rëndësi strategjike për Bashkimin Europian, çka ka krijuar dy qasje të ndryshme mes vendeve anëtare.

Një pjesë e zyrtarëve europianë argumentojnë se vazhdimi i angazhimit me Beogradin është mënyra më efikase për të nxitur reforma të mëtejshme, ndërsa të tjerë kërkojnë më shumë garanci për respektimin e standardeve demokratike, duke vënë në dukje edhe qëndrimin e Serbisë ndaj politikës së jashtme të BE-së dhe refuzimin për t’iu bashkuar sanksioneve europiane ndaj Rusisë. Komisioni Europian ka theksuar se vendimi përfundimtar për hapjen e kapitullit i takon qeverive të vendeve anëtare, përmes Këshillit të Bashkimit Europian.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe përfaqësuesve të Brukselit në Beograd kanë qenë shpesh të tensionuara. Vuçiç ka pasur përplasje publike edhe me komisioneren europiane për zgjerimin, Marta Kos, për të cilën ka deklaruar se nuk pret më rezultate nga takimet me të dhe se nuk ka më çfarë të diskutojë.

"Të dashur anëtarë të Parlamentit, duke pasur parasysh progresin e vendeve të tjera në procesin e pranimit, nuk duam ta shohim Serbinë të mbetet prapa. Prandaj, për shkak të hapave pozitivë të kohëve të fundit, Komisioni i ka rekomanduar përsëri Këshillit të hapë Grupin 3", deklaroi Kos.

Vendimi i ardhshëm i BE-së pritet të tregojë nëse Brukseli do të zgjedhë të shtyjë përpara procesin e integrimit të Serbisë, apo do të kërkojë më shumë prova për përmbushjen e reformave dhe standardeve europiane./Dosja.al

be serbia ne be

Sondazh

Poll

Sazan Guri: Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht

Sazan Guri: Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht

Protestuesi: Rama ka dhënë 4 milionë euro për një këngëtar të cilit i janë ndaluar koncertet

Dita e 38-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"#dosja #protesta

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër

Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, thërrasin njëzëri: Poshtë patronazhistët!

Mbyllet protesta para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin në kryeqytet

Aktivisti: Ka ardhur momenti të shkosh në SPAK, të japësh llogari për pasurinë tënde

Aktivisti thirrje socialistëve: Ndiqni shembullin e Mariana Koçekut!

Nëna e protestuesit të arrestuar: Im bir ka ende shenjat e grushtave në furgonin e policisë

Protesta e 37-të/ Qytetari: Ambasadori gjerman i cilësoi protestat si pjesë e vlerave evropiane

Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“U shkatërrua Shqipëria”/ Qytetarja: Onkologjiku është një ndër arsyet kryesore pse protestojmë

Qytetari: Po protestojmë për të drejtat tona që na i kanë mohuar

Dita e 37-të e protestës/ Qytetari: Edi Rama dhe PS duhet të dorëhiqen!

Nis organizimi i qytetarëve në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama

Pamje apokaliptike nga autostrada Tiranë-Durrës/ Tymi pushton vendin, era favorizon flakët

Fermerët protestojnë në Prishtinë, derdhin qumësht para Ministrisë së Bujqësisë

Bie zjarr në Koxhas të Shijakut, tymi i zi mbulon autostradën Durrës-Tiranë

Start Up/ Rama: Dyfishuam financimet, ishin mbi 1200 aplikime

Rama me bizneset: Do të kenë mbështetjen tonë në procesin e integrimit në BE

"Manja është skllav i dosjeve të tij"/Berisha: Ramës ia bënë urimin më të mirë të rinjtë në protestë

"SPAK-un e drejton vetëm Edi Rama"/ Berisha: Pse e fsheh Dumani emrin e zyrtarit që ishte në Aruba?

Berisha: 130 mln euro u zhdukën nga djegësi i Tiranës, asnjë zyrtar i lartë nuk është prangosur

Berisha paraqitet në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’, pritet nga mbështetësit

U arrestua për dhunën te Kuvendi, Niko Qarkaj: 12 mijë qytetar si burgos dot në Surrel!

U lirua pas 4 ditësh i arrestuar, Albion Nikolli: Policët janë me ne, ndjehen të shtypur nga sistemi

Protesta jehonë në gjithë mediat e botës”/ Aktivistja: SHBA dhe BE po reagojnë

Zjarri masiv në zonën e Levanit, Policia: evakuohen 11 familje

Pjesëmarrje e jashtëzakonshme e Diasporës! Protestuesit mbërrijnë te komisariati 3: Lironi çunat!

Mijëra qytetarë vijojnë marshimin rrugëve të Kryeqytetit

"Uniformë burgu, brisk e miell"! Protestuesi ‘mbulon’ Ramën me dhurata: Sapunin ndaje me Veliajn

Tubimi madhështor kundër Ramës, protestuesit marshojnë në kryeqytet! Pjesëmarrje rekord

Diaspora i fut "ethet" Edi Ramës, blindohen dyert e kryeministrisë

‘Diktatori i fundit’, studentët rrëzojnë ‘statujën’ e Edi Ramës

PAMJE MAHNITËSE/ Protestuesi 'veshin' Piramidën kuq e zi, shpalosin flamurin dhe banderolën gjigante

Protestuesit para kryeministrisë urojnë 250-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës

Qytetarët mblidhen këtë të shtunë në Tiranë në kuadër të protestës kombëtare

Pamjet me dron/ Tiranë e mbushur nga diaspora, mijëra kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

"Flamingot" derdhen në Bulevard! 35 ditë revoltë qytetare për largimin e Edi Ramës

“Det” protestuesish para Kryeministrisë, qytetarët dalin masivisht në shesh për largimin e Edi Ramës

Protestuesit sjellin arkëmort para kryeministrisë: Arkivoli politik i Edi Ramës

Protestuesit i ndezin qirinjtë kryeministrit për ditëlindjen: Rama jepe dorëheqjen

“Edhe 100 vite…në burg”- ‘Urimi’ i protestuesve për ditëlindjen e kryeministrit Rama!

Pamje mbresëlënëse nga protesta/ Bulevardi gumëzhin nga protestuesit

Tirana “vishet” kuq e zi/ Protestuesit nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej”

"O Rama çfarë po hanë fëmijët e tu"? E reja shpërthen në lot para kryeministrisë

Me makina e flamuj kuq e zi, diaspora shkon tek Komisariati Nr.3, thirrje në kor: Lironi çunat

Berisha: Kryekërkesa e protestës është dhe kërkesa kryesore e PD

Protesta/ Berisha: Sot është dita e kombit shqiptar. Rama ka falangat e policisë

Berisha: Kërkoj lirimin e menjëhershëm të protestuesve