Nën hijen e konflikteve dhe tensioneve globale Turqia mirëpret Samitin e NATO-s / Trump shfaqet optimist për një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
"Ajo është një person i mirë"/ Trump për Melonin: E dua shumë, por ajo bëri një gabim... 7 Korrik...
“Ato 4 mln euro në vend të ia japin pensionistëve, i lënë në tallava”/ I moshuari në protestë...
Trafikuan 2,4 tonë drogë nëpër Europë, ja cilat janë tre episodet e trafikut ndërkombëtar të d...
"Këto shihen vetëm në kinematë e seksit në Pigal"/ Berisha publikon pamjet: Sulltani i kuq po vendos ngjyra haremi bren...
Gjermania ka luajtur një rol udhëheqës në vendimin që Ukraina të marrë 140 miliardë euro mbështetje në dy vitet e ardhshme. Berlini ka rritur ndjeshëm investimet në mbrojtje, madje duke shkuar përtej kërkesave të presidentit amerikan Donald Trump.
TURQI- Kancelari gjerman Friedrich Merz mendon se Kremlini duhet ta kuptojë gradualisht se Rusia nuk do të arrijë të fitojë këtë luftë dhe as të realizojë objektivat e saj ushtarake.
Gjermania ka luajtur një rol udhëheqës në vendimin që Ukraina të marrë 140 miliardë euro mbështetje në dy vitet e ardhshme. Berlini ka rritur ndjeshëm investimet në mbrojtje, madje duke shkuar përtej kërkesave të presidentit amerikan Donald Trump.
"Ne nuk po e bëjmë këtë sakrificë për t'i bërë qejfin dikujt. E bëjmë sepse është e nevojshme për mbrojtjen dhe sigurinë tonë. Rusia mbetet një kërcënim serioz dhe çdo ditë teston vendosmërinë tonë”, tha Merz në Ankara.
Zelensky kërkon sërish anëtarësimin në NATO
Në Ankara u takuan edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Rutte vlerësoi sulmet ukrainase kundër infrastrukturës energjetike dhe ushtarake ruse, duke i cilësuar ato si të suksesshme. Ndërsa Zelensky falënderoi aleatët për mbështetjen e vazhdueshme, por ngriti hapur çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO.
"A besoni vërtet se është e drejtë të lihet jashtë NATO-s një vend dhe një popull me një kapacitet të tillë mbrojtës?”, pyeti ai. Me këtë deklaratë, Presidenti ukrainas bëri të qartë se Kievi vazhdon të kërkojë anëtarësim të plotë në Aleancë.
Megjithatë, kërkesa mbetet e vështirë për t'u realizuar.
Trump kritikon aleatët
Merz shprehu dëshirën qësamiti të krijojë një "frymë të Ankarasë”, por Presidenti amerikan Donald Trump dha sinjale krejt të tjera. Trump mbërriti në Ankara para Kancelarit dhe u prit personalisht nga Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan me nderime shtetërore. Megjithatë, ai nuk kurseu kritikat ndaj aleatëve të NATO-s.
Presidenti amerikan tha se ishte i zhgënjyer nga Aleanca dhe shtoi se, po të mos ishte Erdoğan mik dhe mikpritës i samitit, ndoshta as nuk do të kishte marrë pjesë fare.
Sipas Trump, vendet e NATO-s nuk e mbështetën SHBA-në gjatë konfliktit me Iranin. "I vura paksa në provë. Ne i ndihmojmë ata, por nuk jam i sigurt nëse ata do të ishin aty për ne. Italia na refuzoi, Gjermania na refuzoi dhe Franca na refuzoi. Kjo është në rregull, por pse të shpenzojmë qindra miliarda dollarë nëse ata nuk janë aty për ne? Ne kemi qenë gjithmonë aty për ta”, deklaroi Trump.
Sfida e unitetit të NATO-s
Samiti në Ankara zhvillohet në një kohë kur NATO përballet me dy sfida njëkohësisht: forcimin e qëndrimit ndaj Rusisë dhe ruajtjen e unitetit të brendshëm.
Pyetja kryesore që dominon takimin është: kush është i gatshëm të qëndrojë pranë kujt brenda një aleance që synon të mbrohet nga kundërshtarët e saj, por që njëkohësisht duhet të ruajë kohezionin e brendshëm?
Pikërisht kësaj pyetjeje pritet t'i japë përgjigje "fryma e Ankarasë”, të cilën liderët po përpiqen ta gjejnë në këtë samit të rëndësishëm të NATO-s./DW
Mark Rutte SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i përshkroi sulmet amerikane ndaj Iranit si absolutisht të ne...
IRAN- Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) kanë nisur një valë të re sulmesh ushtarake ndaj Iranit...
SERBI- BE BRUKSEL- Procesi i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian rikthehet në qendër të debati...
Pamje TURQI- Presidenti amerikan, Donald Trump tani po merr pjesë në një darkë për të gjithë udhëheqësit e NAT...
Mette Frederiksen DANIMARKA- Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka deklaruar ditën e sotme se pret që aleatët e vendit t&eum...
Ankara TURQI- Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ...
Giorgia Meloni dhe Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump e përshkroi kryeministren italiane Giorgia Meloni si një person të m...
Anastasia Berezovskaya UKRAINË- Hetimet lidhur me sulmin me bombë të ndodhur më 29 qershor në Monako kanë marr&e...
Foto ilustruse PORTUGALI- Një aksident rrugor ka ndodhur në Portugali, ku një autobus është përplasur me njerëzit q...
IRAN- Një incident i ri serioz sigurie është regjistruar në Ngushticën e Hormuzit , duke intensifikuar shqet&eum...