LIVE UPDATES
Bota

Ministria e Jashtme e Bosnjes: Mbi 40 persona janë evakuuar nga Gaza

Ministria e Jashtme e Bosnjës tha se do të vazhdojë të monitorojë zhvillimin e ngjarjeve në procesin e evakuimit nga Gaza përmes pjesëtarëve të stafit të saj dhe ambasadorëve.

15 Nëntor 2023, 21:36 Nga r.ll
Ministria e Jashtme e Bosnjes: Mbi 40 persona janë evakuuar nga Gaza
foto ilustruese

BOSNJE-HERCEGOVINË-Ministria e Jashtme e Bosnje e Hercegovinës konfirmoi më 15 nëntor se 42 shtetas të saj apo anëtarë të familjeve të tyre janë larguar nga Gaza për në Egjipt.

Arritja e tyre në Egjipt ishte rezultat i përpjekjeve disa javore nga të gjithë aktorët dhe institucionet e përfshira në procesin e ndërlikuar të evakuimit, tha Ministria e Jashtme në një postim në X, që më herët njihej si Twitter.

Kjo ministri shtoi se për shkak të vështirësive për të arritur në kufi, një pjesë nuk arriti të evakuohej. Ministria e Jashtme e Bosnjës tha se do të vazhdojë të monitorojë zhvillimin e ngjarjeve në procesin e evakuimit nga Gaza përmes pjesëtarëve të stafit të saj dhe ambasadorëve.

Sipas autoriteteve, 54 persona janë në listën për evakuim nga Gaza, 19 prej të cilëve janë shtetas të Bosnje e Hercegovinës dhe pjesa tjetër janë familjarë të tyre.

Ambasadori i Bosnjës në Egjipt, Sabir Subasiq, më herët konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se është nisur drejt Rripit të Gazës për shkak të evakuimit të shtetasve të Bosnjës. Ai tha se do të presë 42 personat që fillimisht janë evakuuar në Egjipt dhe po bëhen përpjekje që të evakuohen edhe dy të tjerë.

Ende nuk dihet se kur ky grup i të evakuuarve do të arrijë në Sarajevë.

Më herët, Shoqata e komunitetit palestinez në Bosnje e Hercegovinë, që përfaqëson palestinezët që jetojnë në këtë shtet, tha se evakuimi i shtetasve të Bosnje e Hercegovinës po shkonte sipas planit dhe se ata veçse kishin kaluar “në pjesën e Egjiptit”.

Ministri i Sigurisë në Bosnje, Nenad Nesiq, u tha gazetarëve më 15 nëntor se “të gjithë ata persona që janë në Gazë kanë dokumente të vlefshme boshnjake dhe nuk paraqesin kërcënim për Bosnje e Hercegovinën” do të evakuohen nga atje.

Sipas Nesiq, personat që evakuohen, por që nuk kanë shtetësi të Bosnje e Hercegovinës, do t’iu nënshtrohen kontrolleve të sigurisë.

Rripi i Gazës lidhet me Egjiptin vetëm përmes një pike kufitare, asaj në Rafah. Kjo pikë deri vonë ishte e mbyllur, por është hapur për të lejuar largimin e shtetasve me pasaporta të huaja, por edhe të palestinezëve që po dërgohen për trajtim mjekësor në Egjipt.

Lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – nisi më 7 tetor, pasi grupi ekstremist sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 240 të tjerë.

Izraeli është kundërpërgjigjur duke rrethuar Gazën – ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë – dhe duke kryer sulme të pareshtura ajrore, por edhe tokësore. Si pasojë e luftimeve, në Gazë janë vrarë mbi 11.000 persona, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore atje. Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, që udhëheq me Gazën që nga viti 2007./REL

bosnje hecegovine konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!