LIVE UPDATES
Bota

Kishat në Bethlehem anulojnë ceremonitë festive të Krishtlindjes, shenjë proteste kundër luftës në Gazë

Tre kishat kryesore: Kisha Ortodokse Greke, Armene dhe Katolike janë pajtuar të mbajnë vetëm ceremoni fetare.

15 Nëntor 2023, 20:09 Nga r.ll
Kishat në Bethlehem anulojnë ceremonitë festive të
foto ilustruese

PALESTINË- Kishat kryesore në Bethlehem ranë dakord të anulojnë festimin e Krishtlindjes këtë vit në shenjë proteste kundër luftës në Gazë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Yan Boechat, qyteti palestinez, që njihet si vendlindja e Krishtit, do të mbajë vetëm ceremoni fetare.

Bethlehemi do të ketë pamje të zymtë këtë fundvit. Qyteti palestinez, që të krishterët e nderojnë si vendlindje të Krishtit, nuk do të organizojë festë – nuk do të ketë drita festive, fishekzjarre e as bredh Krishtlindjesh. Tre kishat kryesore: Kisha Ortodokse Greke, Armene dhe Katolike janë pajtuar të mbajnë vetëm ceremoni fetare.

“Këtë vit do të jetë krejtësisht ndryshe. Nuk do të ketë drita festive, e as bredh festiv. Do të mbajmë zi për të vrarët në Gazë. Këtu mbretëron një atmosferë pikëllimi të thellë dhe të gjitha kishat kanë vendosur të mbajnë vetëm shërbime fetare për Krishtlindje,” thotë At Issa Musleh, zëdhënësi i Patriarkatit Ortodoks Grek.

Izraeli deklaroi luftë kundër Hamasit pasi militantët e organizatës, që qeveria amerikane e konsideron terroriste, ndërmorën një sulm të befasishëm ndaj Izraelit më 7 tetor. Rreth 1,200 njerëz janë vrarë dhe 240 janë rrëmbyer dhe po mbahen si pengje në Gazë. Hamasi qeveris Rripin e Gazës.

Në Bethlehem mbahet një nga festimet më të rëndësishme të Krishtlindjeve në botë. Çdo vit qyteti ndriçohet me mijëra drita dhe zbukurohet me një nga pishat më të larta të Krishtlindjeve në Tokën e Shenjtë.

Që kur ka nisur lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor, kishat në Bethlehem kanë pranuar vetëm besimtarët vendas. Turistët dhe pelegrinët kanë ikur, gjë që ka ndikuar në ekonominë e qytetit, që mbështetet tek turizmi. Tregtarët si Khadar Hussain pajtohen se është gjendje e zymtë, por thonë se është pak e tepruar që të mos ketë bredh Krishtlindjesh.

“Jam mysliman, por nuk mendoj se është vendim i qëlluar të mos e vendosim bredhin këtë vit. Kjo është një traditë; e kemi bërë me shekuj. Është simbol që na bashkon. Pajtohem se nuk duhet t’i ndezim dritat festive, por bredhin duhet ta vendosim,” thotë tregtari Khadar Hussein.

Njerëzit në Bethlehem thonë se Krishtlindja do të jetë e trishtuar. Jo vetëm për shkak se nuk do të ketë festë, por janë shumë të trishtuar për zhvillimet në Gazë. Ndonëse shumica janë të krishterë, ata thonë se janë edhe palestinezë dhe janë shumë të trishtuar për vrasjet, bombardimet dhe luftën në Gazë.

“Jemi të trishtuar, por e vetmaj gjë që mund të bëjmë është të lutemi ngaqë gjëja më e rëndësishme është lindja e Krishtit dhe lutjet. Festimet janë vlerë e shtuar. Nëse i anulojnë ato, në rregull, jemi të mërzitur; fëmijët tanë janë të mërzitur sepse u japin kënaqësi festimet, por gjënë më të rëndësishme vazhdojmë ta kemi,” thotë guida e turistëve, Willma Juha.

Kisha e Lindjes së Krishtit nuk do të mbyllet për Krishtlindje. Priftërinjtë thonë se do të jetë një Krishtlindje shumë e trishtë, por ceremonitë fetare do të vazhdojnë si zakonisht në të gjitha kishat./VOA

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!