Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Spitali, në anën perëndimore të qytetit të Gazës, ka qenë në qendër të përleshjeve midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë prej disa ditësh.
GAZA- Ushtria izraelite u tërhoq nga spitali Al-Shifa i Gazës të mërkurën pasdite dhe u vendos rreth kompleksit të madh spitalor, për të cilin Izraeli thotë se strehon një bazë të Hamasit, sipas një gazetari që punon me Agence France-Presse. Që nga mëngjesi i së mërkurës, ushtria izraelite po kryen një operacion të shënjestruar në objektin e infermierisë, ku përveç pacientëve dhe stafit, janë strehuar edhe mijëra persona të zhvendosur.
Ushtria izraelite nuk iu përgjigj një kërkese të AFP për koment mbi informacionin. Gazetari tha se ushtarët morën në pyetje dhjetëra civilë, të cilët më pas u liruan. Me daljen nga spitali, ushtarët izraelitë lanë pas ilaçe, ushqim për fëmijë dhe shishe me ujë, sipas këtij burimi. Në mesditë të së mërkurës, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes izraelite tha se ky operacion kishte në shënjestër një zonë specifike të spitalit Al Shifa.
Spitali, në anën perëndimore të qytetit të Gazës, ka qenë në qendër të përleshjeve midis ushtrisë izraelite dhe militantëve palestinezë prej disa ditësh. Lidhur me situatën në spitalin Al Shifa, Izraeli ka marrë një sërë kritikash nga faktorit ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara bënë me dije nuk janë dakord me operacionet e ushtrisë izraelite rreth spitalit Al Shifa në Gaza. Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby deklaroi se SHBA ka qenë e qartë për minimizimin e viktimave.
“Ne kemi qenë gjithmonë absolutisht të qartë me partnerët tanë izraelitë për rëndësinë e minimizimit të viktimave civile. Ne kemi qenë gjithashtu shumë të qartë me ta për faktin se ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm kur flasim për spitalet”, shtoi zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA.
Brazil BRAZIL- Alarm i kuq është lëshuar për pothuajse 3,000 qytete në të gjithë Brazilin, të cilët kanë ...
john kirby SHBA- Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se SHBA nuk i dha drit&e...
foto ilustruese PALESTINË- Kishat kryesore në Bethlehem ranë dakord të anulojnë festimin e Krishtlindjes këtë vit në...
foto ilustruese IZRAEL- Numri i gazetarëve të vdekur që mbulonin luftën midis Izraelit dhe Hamasit është rritur në 42, n...
foto ilustruese BELGJIKË- Gjashtë anëtarë të një familjeje, një çift dhe katër fëmijët e tyre, hum...
foto ilustruese BRUKSEL-Samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor do të mbahet më 13 dhjetor në Bruksel.Kështu ka njoftuar BE n&...
pedro sanchez SPANJË- Presidenti i Spanjës, Pedro Sanchez në debatin e investitorëve shpalli angazhimin e parë të Ekzekutivit...
Foto Ilustruese BRUKSEL- Marrëveshja që lejon Italinë të ngrejë qendra pritëse në Shqipëri për mijëra emi...
sergei lavrov RUSI- Dy javë para mbajtjes së takimit të Këshillit Ministror të 30-të të shteteve anëtare të Or...
maria zakharova RUSI- Anëtarësimi i Ukrainës në aleancën ushtarake të NATO-s, pjesërisht ose në çfarëdo...