LIVE UPDATES
Bota

Ministri i Mbrojtjes në Gjermani: Veprimet e Rusisë në Baltik si në Luftën e Ftohtë

Në Detin Baltik, sipas ministrit gjerman të Mbrojtjes, po lëvizin gjithnjë e më shumë anije të marinës dhe anije tregtare ruse, që provokojnë herë pas here me të shtëna paralajmëruese, për të testuar reagimin e NATO-s.

6 Dhjetor 2024, 08:41 Nga r.ll
Ministri i Mbrojtjes në Gjermani: Veprimet e Rusisë në Baltik si
foto ilustruese

GJERMANI- Rusia, sipas të dhënave të ministrit të Mbrojtjes, Boris Pistorius, prej disa kohësh e ka shtuar praninë në Detin Baltik. Prania e anijeve të marinës ruse si dhe anijeve civile po shtohet dukshëm, tha politikani socialdemokrat për radion Deutschlandfunk. Edhe marina kinezë është ndërkohë e pranishme. Kjo nxjerr në pah "rëndësinë strategjike tëDetit Baltik" kryesisht për Rusinë dhe Kinën lidhur me shmangien e sanskioneve, thotë Pistorius.

Rusia po tregon një qendrim gjithnjë e më provokues, siç e njohim nga periudha e Luftës së Ftohtë: "Ne kemi pasur vazhdimisht incidente në Detin Baltik, që rezultojnë me të shtëna paralajmëruese në ajër, dhe të shtëna paralajmëruese në det." Ministri këto veprime i krahasoi me incidente, gjatë të cilave avionë luftarak rusë pa pasur simbole ngrihen në ajër mbi Baltik për të testuar, se si mund të reagojë NATO.

Vlerësim për qendrimin e kujdesshëm të marinës gjermane

Pistorius nuk iu përgjigj pyetjes lidhur me një incident që u bë i ditur të mërkurën (05.12.2024) mes një helikopteri të Ushtrisë Gjermane dhe një anijeje ruse. Sikurse njoftuan mediat ekipazhi i anijeje ruse ka qëlluar me municion sinjalizues në drejtim të helikopterit. Por ky nuk u prek. Përdorimi i këtij municioni është i zakonshëm vetëm në raste emergjence. Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock, pati tërhequr vëmendjen, se në Detin Baltik lëvizin vazhdimisht anije që synojnë t'u shmangen sanksioneve të vendosura për shkak të luftës sulmuese të Rusisë ndaj Ukrainës. 

I pyetur nëse ka rrezik për përshkallëzim, ministri i Mbrojtjes Pistorius tha, se marina gjermane dhe njësitë e marinës së aleatëve mbajnë qendrim mjaft të kujdesshëm: "Ato i regjistrojnë incidentet, i raportojnë ato, reagojnë me masa depërshkallëzuese dhe nuk reagojnë ndaj qendrimeve provokuese - sepse pikërisht të tilla reagime nuk na duhen."

Çdo vit deri në 1500 tanke të reja ruse

Pistorius tërhoqi vëmendjen edhe në Bundestag nga një rritje e kërcënimit ushtarak prej udhëheqjes në Moskë: "Rusia është fokusuar tërësisht tek ekonomia e luftës dhe po e furnizon ushtrinë çdo vit me 1000 deri në 1500 tanke. Kjo rezervë është dy herë më shumë se arsenali i pesë vendeve të mëdha eurpoiane së bashku." Rusia mbetet "kërcënimi më i madh për sigurinë tonë, dhe për një periudhë të parashikueshme do të mbetet e tillë", deklaroi më tej ministri i Mbrojtjes.

Qeveria e përbërë nga socialdemokratët dhe ekologjistët i paraqiti parlamentit tre projektligje. Ndër ta një nen ligji, që duhet të hapë rrugën për pagesa më të larta në dislokimin afatgjatë të një brigade në Lituani. Me një ligj tjetër parashikohet penalizimi i aktivitetit të ish-ushtarëve për një të ashtuquajtur fuqi të huaj si Rusia dhe Kina, nëse nuk ka leje për një shërbim të tillë. "Deri tani nuk ka ekzistuar një ligj i tillë, por tani ky është urgjentisht i domosdoshëm", tha Pistorius. Me këtë parandalohet rekrutimi i mundshëm me qëllim "i ish-pjestarëve të Bundeswehr-it me specializim të lartë./DW

gjermani rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj