LIVE UPDATES
Bota

Përgatitjet për ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame

U deshën pesë vjet, 2000 artizanë dhe punëtorë dhe më shumë se 700 milionë dollarë për të restauruar Katedralen Notre Dame, një kryevepër mesjetare e stilit gotik.

5 Dhjetor 2024, 20:23 Nga E. D
Përgatitjet për ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre
foto ilustruese

PARIS- Katedralja Notre Dame rihapet këtë fundjavë pesë vjet pasi një zjarr masiv shkatërroi monumentin historik të Parisit. Siç njofton korrespondenjta e Zërit të Amerikës në Paris, Lisa Bryant, udhëheqës politikë dhe fetarë, si dhe vizitorë të shumtë pritet të marrin pjesë në ngjarjet, të cilat shënojnë një pikë të ndritshme në një vit të trazuar për botën.

U deshën pesë vjet, 2000 artizanë dhe punëtorë dhe më shumë se 700 milionë dollarë për të restauruar Katedralen Notre Dame, një kryevepër mesjetare e stilit gotik.

Shumë banorë të Parisit vlerësojnë punën për rindërtimin e saj.

“Jam krenar që arritëm të rindërtonim Katederalen Notre Dame në pesë vjet, duke ndjekur teknikat e vjetra dhe duke respektuar një trashëgimi kulturore që i përket jo vetëm Francës, por gjithë botës”, thotë Dang Tran, banor i Parisit.

Në prill të vitit 2019, shumë njerëz patën frikë se zjarri e kishte shkatërruar tërësisht Katedralen Notre Dame. Presidenti francez Emmanuel Macron premtoi se ajo do të restaurohej brenda pesë viteve.

Për rindërtimin e saj u mblodhën miliona dollarë dhe u angazhuan zejtarë nga e gjithë bota. At Gilles Drouin u angazhua në rinovimin e brendshëm të katedrales.

"Shpresoj se rihapja do të jetë, ashtu si gjatë zjarrit, një moment i unitetit kombëtar, i cili është shumë i rrallë në një vend kaq të polarizuar. Shpresoj se ceremonia do t'i bashkojë njerëzit, sepse ne do ta rihapim katedralen tonë. Ajo është katedralja e të gjithë francezëve, jo vetëm e komunitetit katolik”, tha ai.

Në tetor, këmbanat e Katedrales Notre Dame u dëgjuan për herë të parë pas pesë vjetësh. Në ceremonitë e rihapjes dhe meshën që do të mbahen në Katedralen Notre Dame të shtunën dhe të dielën, janë ftuar personalitete botërore. Papa Françesku tha se nuk do të marrë pjesë.

"Notre Dame është katedralja e peshkopit, ai duhet ta rihapë katedralen. Pra, nga pikëpamja fetare, mendoj se është plotësisht logjike që ceremonitë e rihapjes të drejtohen nga kryepeshkopi i Parisit”, thotë Gilles Drouin nga Instituti Katolik i Parisit.

Deri në 15 milionë njerëz në vit pritet ta vizitojnë Katedralen Notre Dame pas rihapjes. Madje edhe me skela, ajo duket mahnitëse.“Kam qenë në dijeni për katedralen që kur isha vajzë e re. E kam parë edhe në filmat vizatimorë. Është kaq e çuditshme ta shohësh ng afër. Mendoja se ishte më e vogël”, thotë turistja italiane Martina Felici.

“Guri është gjithmonë më i qëndrueshëm se njeriu. Mendoj se Katedralja Notre Dame do të qëndrojë për shumë shekuj të tjerë”, thotë mësuesi i historisë, Nicolas Pidia.

Adhuruesit e Katedrales Notre Dame shpresojnë se ai ka të drejtë dhe se solidariteti që ndihmoi në rindërtimin e katedrales do të zgjasë./VOA

katedralja notre dame

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet