LIVE UPDATES
Bota

"Rritet shqetësimi nga thellimi i bashkëpunimit mes Pekinit, Moskës, Phenianit dhe Teheranit", analiza e VOA: Nuk kanë një aleancë të ngushtë

Shqetësimet nga Shteteve të Bashkuara dhe aleatët e saj për bashkëpunimin në rritje mes Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut janë rritur në mënyrë të vazhdueshme që kur Moska nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

5 Dhjetor 2024, 22:54 Nga ZH.LL
"Rritet shqetësimi nga thellimi i bashkëpunimit mes Pekinit,
lideret

SHBA- Kundërshtarët më të rrezikshëm të Uashingtonit po thellojnë bashkëpunimin mes tyre, por analistët e agjencive amerikane të zbulimit mendojnë se tani për tani, ata nuk kanë arritur të formojnë një aleancë të ngushtë që mund t’i kundërvihet në mënyrë më efektive Shtetet e Bashkuara.

Shqetësimet nga Shteteve të Bashkuara dhe aleatët e saj për bashkëpunimin në rritje mes Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut janë rritur në mënyrë të vazhdueshme që kur Moska nisi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Shqetësimet mbështeten në burimet zbulimit që tregojnë se Pekini, Teherani dhe Pheniani po ndihmojnë Rusisë me teknologji, raketa, dronë dhe madje edhe trupa në luftën kundër Ukrainës.

Ish-komandanti i forcave amerikane në Indo-Paqësor në fillim të këtij viti madje i quajti lidhjet në rritje midis katër vendeve armike të Shteteve të Bashkua një "bosht i sapolindur i së keqes".

Megjithatë, zyrtarët amerikanë të zbulimit besojnë se boshti, në një farë mënyre, është bllokuar nga të metat e veta.

"Ata nuk po veprojnë si një bllok", tha drejtorja e Inteligjencës Kombëtare Avril Haines, duke folur të enjten në Uashington në një diskutim të organizuar nga Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë.

"Ne nuk i shohim ato si një lloj aleance katërpjesëshe", tha ajo. "Ne nuk i shohim ata si aleatë, që veprojnë në mënyrë të ngjashme me vendet e NATO-s. Ata nuk kanë një nivel të tillë ndërveprimi dhe bashkëpunimi ushtarak."

Megjithatë, ata e shohin boshtin si një shqetësim në disa fronte.

Zonja Haines tha se rritja e bashkëpunimit midis Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut ka kontribuar në një dëmtim të mëtejshëm të normave ndërkombëtare rreth armëve të shkatërrimit në masë.

Në fushat, ku Rusia dhe Kina dikur ishin të gatshme të bashkëpunonin me Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin, si ndalimi i përhapjes së armëve bërthamore, Moska dhe Pekini tani duken më të prirur për t'i dhënë Iranit dhe Koresë së Veriut liri shtesë.

"Kjo po ndodh kryesisht për shkak se Rusia tani në një farë mase po varet nga Koreja e Veriut dhe Iranit për armë të avancuara, municione dhe mjete të tjera për luftën me Ukrainën", tha zonja Haines.

"Ata kanë më pak gjasa të tërhiqen", tha ajo. "Dhe sigurisht, ne kemi vëzhguar shkallën në të cilën ata në fakt, për shembull, e pranojnë Korenë e Veriut si një fuqi bërthamore."

Haines tha se rritja e bashkëpunimit midis Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut ka ndihmuar të katër vendet t'i shmangen sanksioneve të Perëndimit.

Ajo tha se madje ka disa sinjale se Rusia është e gatshme të ndërmarrë veprime që do të lejonin Pekinin të teljkalojë Shtetet e Bashkuara në disa fusha kritike.

“Ata janë të gatshëm që potencialisht të ndihmojnë më shumë Kinën, duke i dhënë teknologji që në fakt mund ta bëjnë Kinën të përparojë më shpejt në fusha të tjera, që janë shqetësuese për ne”, tha zonja Haines.

Aleatët e Uashingtonit në NATO kanë lëshuar paralajmërime të ngjashme muajt e fundit, me disa zyrtarë të NATO-s që i thanë Zërit të Amerikës se boshti i këtyre vendeve tashmë ka hedhur themelet e një gare të re globale të armëve.

Sabotimet e Rusisë

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime të vazhdueshme për gatishmërinë e Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut për t'u përfshirë në të ashtuquajturën aktivite të fshehta.

Një raport i deklasifikuar i agjencive amerikane të zbulimit, i publikuar në korrik, paralajmëroi se në pesë deri në gjashtë vitet e ardhshme "ka të ngjarë të ketë akte më të shpeshta, të ndryshme dhe të dëmshme të shantazhimit, veçanërisht nga Kina, Irani, Rusia dhe Koreja e Veriut, nën atë që përbën konflikt të armatosur, por jashtë kufijve të veprimeve historikisht legjitime të shteteve."

Drejtorja e Inteligjencës Kombëtare Avril Haines të enjten tha se këto lloje aktivitetesh nga Rusia, përfshirë përpjekjet për sabotim në Evropë, janë “rritur në të gjitha nivelet”.

“Rusia sapo ka investuar para, personel, përpjekje të jashtëzakonshme në këtë fushë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”, tha ajo. "Ndonëse ne kemi bërë përmirësime në parandalimin e një pjese të këtyre aktivitete, ne nuk jemi në pikën ku ndjehemi rehat."

Ndryshimi i administratës në SHBA

Analistët amerikanë të zbulimit po vëzhgojnë nga afër sesi vendet e tjera po sillen ndërsa Uashingtoni përgatitet që presidenti i sapozgjedhur Donald Trump të marrë detyrën në janar.

"Ka disa aktorë që po përpiqen të përgatiten për pozicione të reja gjatë administratës së ardhshme", tha zonja Haines.

Ajo tha se agjencitë e zbulimi po përgatisin raporte mbi këto aktivitete, që do t'i ndajnë me administratën e ardhshme të zotit Trump, si dhe po ndjekin me vëmendje mundësinë e përshkallëzimi të tensioneve nga disa vende gjatë periudhës së tranzicionit.

"Për shembull, Koreja e Veriut zakonisht angazhohet në disa veprime provokuese gjatë perudhës së ndryshimit të pushteteve", tha zonja Haines. "Kjo është një nga gjërat klasike që ne po vëzhgojmë vazhdimisht."/ VOA

shba voa

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës