28 Qershor 2026, 07:35
Nga E.d
Pamje
Sulmi me dron ndaj ndërtesës së banimit është vetëm një nga disa incidentet që Stepanov i dokumentoi ditët e fundit, duke treguar kushtet gjithnjë e më të vështira në të cilat jetojnë banorët e Druzhkivkës. Qyteti ndodhet rreth 15 kilometra nga vija e frontit, pranë Kostjantinivkës, të cilën forcat ruse po përpiqen ta rrethojnë.
Në mars të këtij viti, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, publikoi një video të shkurtër të regjistruar në qendër të Druzhkivkës. Edhe atëherë, shfaqja e tij në qytet u konsiderua e rrezikshme. Sot, një vizitë e tillë mund të jetë e paimagjinueshme.
“Këtu, civilët përballen çdo ditë me rrezikun e vdekjes”, tha Stepanov.
Po atë ditë kur pa sulmin me dron ndaj ndërtesës së banimit, fotoreporteri kaloi pranë një veture që kishte dalë nga rruga dhe kishte shumicën e xhamave të thyer.
Brenda saj ndodheshin trupat e pajetë të një burri dhe një gruaje.
“Këta njerëz po udhëtonin mëngjesin e 22 qershorit, kur një dron goditi anën e pasagjerit të automjetit. Ishin bashkëshortë. Vdiqën në vend”, tha Stepanov.
“Ata kishin të lidhur shirita të bardhë në makinë. Disa njerëz besojnë se ata do t’i mbrojnë nga sulmet, por ata nuk shpëtuan”, u shpreh ai.
Stepanov, fotoreporter i pavarur që udhëtoi në Druzhkivka për një angazhim me agjencinë Reuters, ishte me njësinë ukrainase “Engjëjt e bardhë”.
Kjo njësi policore ka për detyrë evakuimin e civilëve nga zonat pranë vijës së frontit, përfshirë fëmijët, të cilët në disa zona me rrezik ekstrem i nënshtrohen evakuimit të detyrueshëm, për shkak të luftimeve.
Misionet e evakuimit nuk shkojnë gjithmonë sipas planit, tha Stepanov. Kur ekipi i policisë mbërriti më 22 qershor te shtëpia e një çifti të moshuar, ata thanë se kishte ndodhur një keqkuptim.
“Dikush kishte kërkuar evakuimin në emër të tyre, por ata donin të qëndronin. Kështu që mbetën aty”, kujtoi fotoreporteri. Sipas punonjësit me përvojë të gjatë në ndihma humanitare, Yevhen Tkachov, njerëzit që vazhdojnë të jetojnë në qytetet pranë vijës së frontit, derisa forcat ruse avancojnë gradualisht, mund të ndahen në dy grupe: ata që kanë simpati për Kremlinin dhe presin arritjen e forcave ruse, dhe ata që nuk duan t’i braktisin shtëpitë që kanë ndërtuar gjatë gjithë jetës së tyre.
Në vendbanimet pranë vijës së frontit nuk ka qetësi nga sulmet as gjatë netëve të verës, tha Stepanov.
Në Kramatorsk, rreth 15 kilometra larg Druzhkivkës, ai tregoi se si “zgjohesh natën, sepse diçka ka shpërthyer pranë dritares”.
Megjithatë, në atë qytet ende mund të shihet njëfarë normaliteti.
“Njerëzit vazhdojnë të dalin në rrugë, tregu ende funksionon dhe njerëzit blejnë nëpër dyqane”, tha Stepanov.
Një banor i Druzhkivkës i jep lamtumirën qenit të tij ndërsa përgatitet të evakuohet, më 20 qershor. Qeni iu dorëzua një organizate për mirëqenien e kafshëve.
Një banore e Druzhkivkës, e cila u evakuua më 22 qershor, i tha Stepanovit se kërcënimi nga dronët FPV, si edhe nga dronët shumë më shkatërrues Shahed, e ka bërë jetën në qytet tepër të rrezikshme.
Por, ajo tha se një ditë do të kthehej.
“Nuk dua të jetoj në një vend të huaj... Lufta do të përfundojë dhe unë do të kthehem në shtëpi”./REL
ukraina druzhkivkë donbasi
Bota
27 Qershor 2026, 20:41
E. D
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se do të qëndrojë në dety...
Bota
27 Qershor 2026, 16:31
E.d
pamjet
VENEZUELË- Një foshnjë e porsalindur është shpëtuar nga rrënojat e një ndërtese të shemb...
Bota
27 Qershor 2026, 16:15
E. D
UKRAINË- Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndë...
Bota
27 Qershor 2026, 13:55
I.A
GJERMANI- Në Saksoni-Anhalt kultura kthehet në debat të nxehtë. Bauhaus, shkollë e famshme e arkitekturës e shpërbër&e...
Bota
27 Qershor 2026, 12:20
I.A
IRAN- Ushtria amerikane njoftoi se ka kryer sulme kundër shënjestrave në Iran të premten, në përgjigje të sulmit të Te...
Bota
27 Qershor 2026, 10:19
I.A
Sllobodan Millosheviç
SERBI- Sllobodan Millosheviç, i cili për dhjetë vjet qeverisi në mënyrë autoritare Serbinë...
Bota
27 Qershor 2026, 09:37
I.A
Foto Ilustruese
GJERMANI- Temperaturat thyen rekordet e qershorit në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë të premten, ndërsa numri i t&e...
Bota
27 Qershor 2026, 09:07
I.A
Trump dhe Meloni
ITALI- Në rrjetet sociale në Itali po qarkullon një meme e gjeneruar nga inteligjenca artificiale, që tregon Giorgia M...
Bota
27 Qershor 2026, 09:01
I.A
Parlamenti i Gjeorgjisë
GJEORGJI- Një sherr i madh ka shpërthyer në parlamentin e Gjeorgjisë dje ndërsa deputetët e part...
Bota
27 Qershor 2026, 08:40
I.A
Tërmetet në Venezuelë
VENEZUELË- Më shumë se 900 persona janë vrarë dhe 3,360 të tjerë janë plagosur...