28 Qershor 2026, 07:44
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Qindra mijëra qytetarë do të mblidhen sërish sot në ditën e 29-të të protestës së tyre, përmes së cilës kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Organizimi i tyre do të nis në sheshin "Skëndërbej" dhe më pas do të vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe pritet të zhvillojnë fjalimet e tyre.
“Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”, “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto kanë qenë disa nga thirrjet e tyre në protestën e djeshme.
Protesta e cila nisi si një reagim i drejtpërdrejtë ndaj situatës së ndodhur në Zvërnec, përfundoi në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar dhe flamuj kuqezi, protestuesit kanë bërë thirrje për ndryshim. Protesta ka bërë bashkë fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë, aktivistë dhe turistë. Qytetarët kanë kërkuar plotësimin e pesë kërkesave të cilat përfshijnë dorëheqjen e panegociushme të kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie teknike dhe ndryshime kushtetuese.
KËRKESAT E PROTESTUESVE:
1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.
3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.
4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.
5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./Dosja.al
protesta
Aktualitet
28 Qershor 2026, 07:41
E.d
Foto ilustruse
Ndërsa inflacioni dhe rritja e kostos së jetesës vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi buxhetet familjare në...
Aktualitet
28 Qershor 2026, 07:27
E.d
Foto ilustruse
Shpesh të dielave të verës Ela, bashkëshorti i saj dhe djali i tyre 9-vjeçar çohen nga zhurma e alarmit p&...
Aktualitet
28 Qershor 2026, 07:22
E.d
Foto ilustruse
Pas sektorit të sigurisë ushqimore, radha për t’iu nënshtruar testit të standardeve europiane ka ardhur p&eum...
Aktualitet
28 Qershor 2026, 07:12
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i nxeht...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 22:41
E. D
TIRANË- Protesta e 28-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama është zhvilluar sot në Kryeqytet. Fillimisht qytetarë...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 22:32
E. D
pamjet
TIRANË- Protestuesit po vijojnë marshimin rrugëve të kryeqytetit, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama. Gjat&eum...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 22:08
E. D
pamjet
HIMARË- Kryetarja e Partisë Demokratike Himarë, Afrovita Dhimojani ka ngritur shqetësimin për ndotjen e vijës bre...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 21:52
Osman Stafa
TIRANË- Gazetari Osman Stafa, teksa mori fjalën në protestën kundër kundër Ramës, foli për gjendjen e r...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 21:45
E. D
pamjet
TIRANË- Mijëra qytetarë kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, pas më shumë se dy orë e gjysm&e...
Aktualitet
27 Qershor 2026, 21:33
E. D
TIRANË- Një prej protestuesve para Kryeministrisë foli edhe për ecurinë e një propozimi të bërë disa dit&eum...