Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Duke folur përkrah presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Meloni tha se mposhtja e Ukrainës po ashtu do të rrezikonte pushtimin e shteteve të tjera evropiane.
UKRAINË- Çdo paqe që nënkupton dorëzimin e Ukrainës ndaj forcave pushtuese ruse “nuk mund të jetë paqe e vërtetë”. Kështu deklaroi kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, gjatë vizitës në Kiev më 21 shkurt.
Duke folur përkrah presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, Meloni tha se mposhtja e Ukrainës po ashtu do të rrezikonte pushtimin e shteteve të tjera evropiane. Ajo u zotua se Italia do të vazhdojë të mbështesë ushtarakisht Kievin.
Meloni shtoi se Italia synon të jetë nikoqire e një konference ndërkombëtare për rindërtimin e Ukrainës. Kjo konferencë, sipas saj, pritet të organizohet në prill. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, më herët gjatë ditës u takua me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Meloni, e cila mori detyrën në tetor, ka shprehur vazhdimisht dëshirën për ta vizituar Ukrainën. Pas marrjes së detyrës, ajo tha se Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Qeverisë së re italiane. Ish-kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ka qenë një prej mbështetësve më të fuqishëm të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, për shkak të luftës në Ukrainë, pavarësisht se Italia ka varësi të madhe ndaj gazit rus.
Roma, po ashtu, ka dërguar armë për t’i ndihmuar Kievit që t'i luftojë forcat e presidentit rus, Vladimir Putin. Meloni, cila drejton partinë e ekstremit të djathtë, Vëllezërit e Italisë, është euroskeptike, por ka mbështetur qëndrimin e Draghit sa i përket Ukrainës – edhe pse aleatët e saj në koalicionin zgjedhor, lideri i partisë Liga, Matteo Salvini, dhe ish-kryeministri Silvio Berlusconi, kanë raporte të mira me Moskën. Ajo është distancuar nga partnerët në koalicionin e saj qeverisës.
Marrë nga REL
Vladimir Putin RUSI- Një dokument strategjik i brendshëm i zbuluar nga zyra ekzekutive e Vladimir Putin dhe i marrë nga Yahoo News paraqet n...
Foto ilustruese Në Shqipëri janë krijuar pasiguri të shumta juridike pas vendimit të qeverisë për konfisikimin e ndë...
Nëndetësja bërthamore RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha të martën se Rusia po e pezullon pjesëmarrjen n&eum...
Milo Gjukanoviç GJERMANI- Milo Gjukanoviç mendon se Mali i Zi ka predispozitën më të mirë për të qenë an&e...
Foto ilustruese ZELANDË E RE- Nëse po përpiqeni ta bindni shefin tuaj të punoni 4 ditë, një studim i ri mund t'ju ndihmo...
Pjetër Shala HAGË- Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, që akuzohet për drejti...
Foto Ilustruese TURQI- Dy tërmete radhazi me magnitudë 6.4 dhe 5.8 kanë goditur Hatay, Turqi. Pas tërmeteve, agjencia turke e fatk...
Joe Biden POLONI- Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi të martën se Shtetet e Bashkuara do të presin Samitin e NATO-s të vitit të a...
Joe Biden POLONI- Presidenti i SHBA Joe Biden qëndroi në solidaritet me miliona ukrainas që u larguan nga vendi në fillim të pusht...
Joe Biden SHBA- Presidenti i SHBA Joe Biden hodhi poshtë pretendimet e presidentit rus Vladimir Putin të martën, duke thënë se Per...