LIVE UPDATES
Bota

'Po përgatitet një draft-ligj'/ VOA: Konfiskimi i ndërtimeve pa leje, shtohen paqarësitë ligjore. Qytetarët e shqetësuar

Zëri i Amerikës bisedoi me disa qytetarë, që kanë blerë apartamente në objektet tashmë të konfiskuara. Ata nuk pranuan të intervistohen me kamera, por sqaruan se nuk kanë informacion, as nga ndërtuesit dhe as nga autoritetet, se sa i sigurt është apartamenti që kanë blerë në këto objekte.

21 Shkurt 2023, 18:47 Nga k.m.
'Po përgatitet një draft-ligj'/ VOA: Konfiskimi i
Foto ilustruese

Në Shqipëri janë krijuar pasiguri të shumta juridike pas vendimit të qeverisë për konfisikimin e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi, që u miratua në fillim-vjeshtë të vitit të kaluar. Mjaft qytetarë, që kanë blerë apartamente në 25 ndërtesat e konfiskuara tashmë, janë të shqetësuar mbi të ardhmen e investimit të tyre në këto objekte. Juristët shprehen se vendimi i keshillit të ministrave cënon të drejtën e pronës, dhe të sigurisë juridike. Autoritetet sqaruan për Zërin e Amerikës, se janë duke përgatitur një projektligj, që synon të rregullojë pasojat e shkaktuara nga ndërtimet pa leje dhe mënyrën e përdorimit të tyre për interes publik.

Vendimi i qeverisë për konfiskimet e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi, që u miratua në shtator të vitit 2022 shkaktoi mjaft debate në qarqet politike dhe juridike në vend. Ky vendim parashikon përdorimin për qëllime sociale të sipërfaqeve të konfiskuara. Njohës të fushës juridike argumentojnë, se ai bie ndesh me vetë ligjin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit të cilit i referohet, si dhe me Kodin Penal, ndërsa deputetë të opozitës kanë kërkuar shfuqizimin e tij në Gjykatë Kushtetuese.

Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit i tha Zërit të Amerikës, se janë konstatuar 25 objekte që kanë shkelur lejen e ndërtimit, të cilat janë konfiskuar me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Por sot 6 muaj nga miratimi i këtij Vendimi të Këshillit të Ministrave, kritikave për ligjshmërinë e tij, i shtohet dhe shqetësimi i qytetarëve, mbi fatin e apartamenteve që kanë blerë në këto ndërtesa, tashmë të konfiskuara.

Sipas juristëve të drejtat e zhvillimit të objektit, pas konfiskimit i kalojnë shtetit, dhe se as ligji për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, dhe as vendimi i qeverisë, nuk parashikojnë, sipas tyre, se çfarë ndodh me objektin, kush e përfundon ndërtimin, si mbrohen palët e treta. Po ashtu, është e paqartë kur ndërtuesi nuk shfrytëzon të drejtën që i jep vendimi për të parablerë sipërfaqet pa leje, që gjithashtu është një pikë problematike, e VKM-së, pasi shteti hyn në marrëdhënie financiare me atë që ka shkelur ligjin.

“Shteti në këtë rast konfiskon qytetarin. Pronari e ka realizuar të drejtën e tij përmes shitjes së ndërtimit. Qytetari e ka blerë dhe shteti nuk konfiskon pronarin por qytetarin, ndërtimi i të cilit ndodhet në këtë objekt të konsideruar pa leje. Qytetari është cënuar tërësisht në kundërshtim me ligjin. Ne të gjithë jemi qytetarë, ne nuk jemi rojet e një ndërtimi pa leje, pra sa kate pa leje ka ndërtuar, sa e ka lejen. Ne i drejtohemi një shoqërie që merret me ndërtimin, një zyre noteraile, të cilët bëjnë kontratën, pra jemi në mirëbesim dhe shteti nuk mund të cënojë qytetarin për shkak të ndërtimit pa leje”- tha për Zërin e Amerikës Genc Çifligu, avokat.

Zëri i Amerikës bisedoi me disa qytetarë, që kanë blerë apartamente në objektet tashmë të konfiskuara. Ata nuk pranuan të intervistohen me kamera, por sqaruan se nuk kanë informacion, as nga ndërtuesit dhe as nga autoritetet, se sa i sigurt është apartamenti që kanë blerë në këto objekte.

Sipas tyre askush s’mund ta marrte me mend, se ndërtuesi do të tejkalonte lejen e ndërtimit, ndërkohë që blerjet janë kryer gjatë punimeve fillestare dhe figurojnë në pjesën me leje të objektit. Juristët thonë se Vendimi i Këshillit të Ministrave për konfiskimet e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi, cënon parimin e sigurisë juridike dhe të të drejtës së pronës.

Zëri i Amerikës ju drejtua Agjencisë për Media dhe Informim, për të mësuar se: “Çfarë ndodh gjatë një konfiskimi kur hyrjet e apartamenteve apo njësitë e shërbimit janë shitur ndërkohë tek individë të tjerë dhe a janë të mbrojtur qytetarët që i kanë blerë ato?”.

Në përgjigjen me shkrim kjo agjensi sqaron se: Qeveria po përgatit një ligj, i cili synon rregullimin e pasojave te shkaktuara nga ndërtimet pa leje, si dhe mënyrën e përdorimit tw tyre për interes publik.

“Procesi i konfiskimit të ndërtimeve pa leje apo në tejkalim të lejes në kushtet kur ato janë të pamundura teknikisht për t’u prishur”,- thuhet me tej në përgjigje, -“është një nga instrumentet ligjor që shteti përdor për të rregulluar pasojat e paligjshmërisë në zhvillimin e territorit”.

Draft-ligji që po përgatitet nga një grup pune, sipas sqarimit të Agjencisë për media, është instrumenti tjetër ligjor që rregullon këto pasoja në raport me interesat e personave, të cilët janë prekur nga paligjshmëria në zhvillim, dhe se ligji i ri, synon të mbrojë të gjitha këto interesa.

Por nga ana tjetër njohës të fushës juridike janë kritikë për punën e institucioneve përgjegjëse në parandalimin e ndërtimeve pa leje.

“Mendoj se qeveria në vend të parandalonte ndërtimet pa leje, pasi i ka të gjitha strukturat, bën të kundërtën. Në momentin që plas gjithë problematika, ndërmerr veprime që nuk janë plotësisht të menaxhueshme për palët e treta. Është problemtikë e madhe rregullimi financiar”- u shpreh për Zërin e Amerikës Redi Ramaj, avokat.

Kontrolli i ndërtimeve pa leje kryhet nga disa institucione si Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Tërritorit, Inspektoriatet e Mbrojtjes së Territorit në njësitë vendore, policia bashkiake dhe ajo e shtetit. Njohës të ligjit thonë, se të paktën për rastet konfiskuara, ato nuk ngarkohen me asnjë përgjegjësi, edhe përse nuk kanë kryer detyrën.

“Ligji për IKMT-në thotë se inspektorët duhet të kontrollojnë zonën nëse ka ndërtime pa leje. E kanë ata për detyrë, ata nuk gjobiten nuk konfiskohen, nuk merret masë për ta. Mendohet se dëmtohet subjekti ndërtues por në fakt dëmtohen qytetarët” – u shpreh për Zërin e Amerikës Ana Pertena, avokate.

Ekspertët mendojnë se dhe individët ngarkohen me përgjegjësi kur kryejnë transaksione në treg, por kjo sipas tyre vlen kur shteti funksionon.

“Por në monentin kur të gjithë institucionet shtetërore fillojnë të dështojnë njëri pas tjetrit, shkarkohen nga përgjegjësia individët, për zgjedhjet e tyre individuale dhe sejcili prej tyre mund të nisë një aksion ligjor kundër institucioneve për shpërblim dëmi. Qytetari mund të parashikojë aq sa mundet, por në momentin që dikush zhvillon një ndërtesë në mes të qytetit, në pamje të plotë të gjitha organeve shtetërore, ka gjithmonë ka të drejtën të bësojë, se çdo gjë është e ligjshme, sepse janë një sërë organesh të përfshira. Në rastin konkret përgjegjësia është totalisht e organeve shetërore dhe jo e individëve,”- shpjegoi për Zërin e Amerikës Dorian Matlija, Drejtor ekzekutiv i Qendrës Res Publica.

Në disa dalje publike kryeministri Rama, ka ngarkuar me përgjegjesi për situatën e ndërtimeve pa leje, edhe drejtësinë që nuk ka vepruar, madje ka akuzuar pëfaqësues të saj se kanë marrë rryshfet për këtë qëllim.

“Atyre që thonë se vetë i keni zgjedhur, po ju them se nuk i kemi vënë ne. Shumë prej prokurorëve dhe gjykatësve janë ende në rradhë, për të hyrë në fshesën e vetingut dhe janë ata që bëjnë gjëra të tilla,”- u shpreh Kryeminisri Edi Rama në një reagim publik.

Ndërtimi pa leje është vepër penale dhe organet hetimore të paktën për 4 raste në Tiranë kanë nisur hetimet. Edhe pse autoritetet janë shprehur se Vndimi i Këshillit të Ministrave për konfiskimin e ndërtimeve pa leje për qëllim fitimi nuk i shpëton ndërtuesit që kanë tejkaluar lejen e ndërtimit nga ndjekja penale, sërish paqartësitë ligjore janë të shumta.

Autoritetet kanë njoftuar pak kohë më parë konfiskimin e një sipërfaqeje prej afro 100 mijë metrash katrorë në disa qytete kryesore të vendit, ndërsa proçesi duket se do të mbetet pezull deri në miratimin e projekt-ligjit që po përgatitet, për të rregulluar pasojat e ndërtimeve pa leje dhe konfiskimeve të tyre./VOA

ndertimet pa leje ne shqiperi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj