LIVE UPDATES
Bota

Mbyllja e deputetëve në Kuvendin maqedonas, opozita: Interpelancë për Xhaferin

Ky veprim i kryetarit të Kuvendit, ka shkaktuar reagime e tensione të shumta në sallë nga deputetët VMRO-DMNE-së, të cilët kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa kanë protestuar me brohoritje në sallë.

26 Maj 2022, 22:14 Nga DOSJA
Mbyllja e deputetëve në Kuvendin maqedonas, opozita: Interpelancë
Talat Xhaferi

SHKUP- Opozita maqedonase ka kërkuar dorëheqjen dhe ndjekjen penale të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pasi ua ka mbyllur atyre derën e sallës së Kuvendit të mërkurën rreth mesnate për të siguruar kuorumin për caktimin e rendit të ditës.

Ky veprim i kryetarit të Kuvendit, ka shkaktuar reagime e tensione të shumta në sallë nga deputetët VMRO-DMNE-së, të cilët kanë bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërsa kanë protestuar me brohoritje në sallë.

“Thirreni policinë të vijë këtu pasi na është mbyllur dera. Na është kufizuar liria e lëvizjes. Kjo është e turpshme. Kjo është diktaturë”, ka thënë kryetari i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, në një video të regjistruar nga celulari brenda sallës së Kuvendit.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në videon e publikuar dëgjohet duke u thënë deputetëve të opozitës se ka vepruar në përputhje me rregulloren për numërimin e deputetëve të pranishëm në sallë, por nga opozita thonë se në rregullore nuk qëndron se për numërimin e deputetëve të pranishëm në sallën duhet të mbyllet dera e sallës plenare.

“Tashmë është e qartë si kristali se Kuvendi nuk është më një institucion demokratik, por një institucion i kapur nga një autokrat. Ky autokrat i lejon vetes të veprojë sikur Kuvendi të jetë një pronë private, duke mos respektuar asnjë rregullore dhe mbi të gjitha duke cenuar të drejtat themelore të njeriut. Talat Xhaferi me metodat e tij diktatoriale dhe joparimore nuk guxon të udhëheqë legjislaturën as edhe një ditë. Ky njeri nuk ka respekt për askënd, as për shërbimin parlamentar që e shau dhe e nënçmoi në mënyrën më të turpshme, as për deputetët të cilëve guxoi t'u kufizonte të drejtën e lëvizjes dhe i mbylli në sallën plenare”, ka deklaruar Micevski.

Ai ka shtuar se veprimi i kreut të Kuvendit, sipas tij, është bërë me urdhër të Lidhjes Social Demokrate (LSDM).

Deputeti i partisë opozitare “E Majta”, Dimitar Apasiev, ka kërkuar ndjekjen penale të Talat Xhaferit, por fillimisht ka kërkuar shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të Kuvendit.

“Me mbylljen e deputetëve në sallën plenare të Kuvendit, Talat Xhaferi jo vetëm që bëri krim, por humbi plotësisht kredibilitetin për të drejtuar Parlamentin! Nga gjithsej 120 deputetë, pesë janë të nevojshëm për fillimin e procedurës së interpelancës. Dy deputetët e së majtës janë në dispozicion. Kërkohen tre heronj të tjerë dhe që procesi të fillojë”, ka shkruar Apasiev në Facebook.

LSDM-ja nuk e ka komentuar veprimin e Xhaferit, por ka akuzuar opozitën për pengimin e punës së institucioneve në kohën kur Maqedonia e Veriut, sipas saj, po përballet me krizë ekonomike.

“Derisa LSDM-ja po e menaxhon me sukses krizën, duke zbatuar masa prej qindra miliona eurosh për t'i ndihmuar qytetarët dhe kompanitë, VMRO-DPMNE vazhdon me bllokada. Veprimi destruktiv i Hristijan Mickoskit është një përpjekje për të rrezikuar funksionimin normal të institucioneve në kohën e krizës më të madhe botërore, por këtë nuk do ta lejojnë partitë në pushtet”, ka deklaruar zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Nga kryetari i Kuvendit maqedonas, Talat Xhaferi, po kërkohet përgjegjësi edhe për fyerjet e tij drejtuar punonjësve të Kuvendit, më 13 maj, të cilët sipas tij, nuk ishin në krye të detyrës. Pas heshtjes gati dyjavore Xhaferi ka thënë se nuk ndien asnjë përgjegjësi për veprimin e tij pasi bëhet fjalë për lëshime të rënda nga punonjësit e Kuvendit.

“Nuk do të lejoj që në orar pune të shëtisin rrugëve. Duhet t’i kryejnë detyrimet e tyre. Nëse i shkohet çështjes deri në fund, do të ketë pasoja për një gabim të tillë. Materialet që ishin përgatitur para votimit të rendit të ditës, ashtu siç ishin përgatitur, e kthenin seancën nga fillimi”, ka thënë Xhaferi në një takim me gazetarët.

Talat Xhaferi, me propozim të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për herë të parë në postin e kryetarit të Kuvendit u zgjodh në një atmosferë kaotike më 27 prill të vitit 2017 që shkaktoi dhunë të përgjakshme pasi Kuvendi ishte pushtuar nga ithtarë të VMRO DPMNE-së që kundërshtonin zgjedhjen e tij për kryetar. Në pozitën e të parit të Kuvendit Xhaferi u zgjodh edhe pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën në 15 korrik të vitit 2020.

Marrë nga REL

Sondazh

Poll

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës