LIVE UPDATES
Bota

Marrëveshja e Trumpit me Iranin dhe Marrëveshja Bërthamore e vitit 2015/ Analiza: Çfarë ndryshon këtë herë?

Kjo marrëveshje u kritikua ashpër nga pasardhësi i tij, Donald Trump, i cili në vitin 2018, gjatë mandatit të tij të parë, i tërhoqi Shtetet e Bashkuara prej saj.

18 Qershor 2026, 16:36 Nga E.d
Marrëveshja e Trumpit me Iranin dhe Marrëveshja Bërthamore e
Donald Trump

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës dhe për të rihapur Ngushticën e Hormuzit krahasohet pashmangshëm me Marrëveshjen Bërthamore të vitit 2015 (JCPOA), e arritur me Teheranin nga presidenti i atëhershëm amerikan, Barack Obama.

Kjo marrëveshje u kritikua ashpër nga pasardhësi i tij, Donald Trump, i cili në vitin 2018, gjatë mandatit të tij të parë, i tërhoqi Shtetet e Bashkuara prej saj.

Trump deklaroi vazhdimisht se marrëveshja e tij do të jetë më e mirë, por dokumenti që nënshkroi në Versajë, nuk është përfundimtar - shumë çështje mbeten ende për t’u negociuar gjatë 60 (ose më shumë) ditëve në vijim. 

“Nëse do të ishte e lehtë, kjo çështje do të zgjidhej që para dy luftërash”, thotë për Radion Evropa e Lirë Naysan Rafati, analist për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, duke iu referuar luftës 12-ditore të qershorit të vitit të kaluar, si dhe përshkallëzimit të ri këtë vit, që nisi me sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit më 28 shkurt.

“Bazat e programit bërthamor iranian, që nga qershori i kaluar, janë ndryshe nga ato që kanë qenë gjatë periudhës së JCPOA-s”, shton ai.

Çfarë përfshinte marrëveshja JCPOA?

Një element që nuk ka ndryshuar është mohimi i Iranit se synon të zhvillojë armë bërthamore, por, ndërkohë, ai ka pasuruar uranium në nivele më të larta se ato që nevojiten për përdorime civile. Kjo ishte një nga problemet kryesore atëherë dhe mbetet edhe sot.

Elementet kryesore të JCPOA-s ishin që Irani t’i dërgonte 98 për qind të rezervave të tij të uraniumit të pasuruar jashtë vendit, të pranonte kufizime në pasurimin e ardhshëm shumë poshtë niveleve të armëve, të hiqte dorë nga disa centrifuga që përdoren për pasurim dhe të lejonte që të gjitha këto të kontrolloheshin nga inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Pikat përfshinin edhe një mori detajesh teknike, për shembull për nivelet e sakta të pasurimit, sasitë e materialit të pasuruar, vendet e magazinimit dhe modelet specifike të centrifugave. Irani, po ashtu, u zotua se nuk do të zhvillonte armë bërthamore.

Në këmbim, sanksionet ndërkombëtare që lidheshin me programin bërthamor - por jo me çështje të tjera, si mbështetja e Iranit për grupet e armatosura në të gjithë Lindjen e Mesme, programi i tij i raketave ose abuzimet me të drejtat e njeriut - do të hiqeshin bazuar në verifikimin se Irani po i përmbahej marrëveshjes.

Përveç lehtësimit të sanksioneve, Iranit iu dha gjithashtu qasje në asetet e ngrira jashtë vendit, vlera e të cilave ishte e diskutueshme - me vlerësime që varionin nga 50 deri në 100 miliardë dollarë.

SHBA-ja, po ashtu, i pagoi Iranit rreth 1.3 miliard dollarë. Marrëveshja kishte një mekanizëm zgjidhjeje mosmarrëveshjesh dhe një klauzolë skadimi deri në vitin 2030. Ajo u miratua nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. 

Megjithatë, marrëveshja hasi në kundërshtime politike në SHBA, nga të dyja partitë.

Kritikët argumentonin se ajo vetëm e kufizonte programin bërthamor të Iranit, por nuk e çmontonte plotësisht atë dhe nuk trajtonte çështje të tjera problematike, si roli i Iranit në rajon.

Sanksionet ndaj Iranit u hoqën në janar të vitit 2016, pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) verifikoi se Irani po i zbatonte kushtet.

Edhe në vitin 2017, SHBA-ja konfirmoi dy herë se Irani po i përmbahej marrëveshjes.

Rruga drejt luftës

Në maj të vitit 2018, presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja, duke e cilësuar atë si “të tmerrshme” dhe të njëanshme.

Nga viti 2020 deri më 2021, Irani filloi të rrisë si numrin e centrifugave, ashtu edhe nivelin e pasurimit të uraniumit, sipas raporteve të IAEA-s.

Kjo bëri që Britania e Madhe, Franca dhe Gjermania (të njohura si E3) të deklaronin se Teherani nuk po e respektonte më JCPOA-në.

Në qershor të vitit të kaluar, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kryen sulme ajrore ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke paralajmëruar se Irani ishte afër zhvillimit të armëve bërthamore.

Pentagoni më vonë vlerësoi se operacioni “Çekani i mesnatës” e kishte kthyer programin pas deri në dy vjet, megjithëse kishte raporte kontradiktore për shkallën e saktë të dëmeve.

“Ka pasur dëme të mëdha si në objekte, ashtu edhe te shumë nga zyrtarët e lartë të lidhur me programin bërthamor. Por, ne ende nuk kemi pasur inspektime në terren në vendet e goditura. IAEA ka mundur të hyjë në disa objekte, por jo në objektet kryesore të pasurimit që u shënjestruan gjatë operacionit”, thotë Rafati. 

Irani filloi ta kufizonte monitorimin nga IAEA pas konfliktit të qershorit.

Më pas, në shtator të vitit të kaluar, hyri në fuqi një tjetër dispozitë e JCPOA-s, e ashtuquajtura klauzolë “snapback”.

Kjo nënkuptonte që sanksionet e OKB-së, të hequra sipas marrëveshjes, të rivendoseshin pas mospërshtatjes së Iranit me detyrimet e tij.

E3 e nisi këtë proces pasi Irani refuzoi t’i plotësonte kërkesat e tyre për qasje të plotë të inspektorëve të IAEA-s dhe transparencë mbi rezervat e materialit të pasuruar.

Pas konfliktit të qershorit 2025, Uashingtoni dhe Irani rifilluan bisedimet për çështje bërthamore.

Por, këto bisedime u ndërprenë kur më 28 shkurt nisën sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit.

Çfarë tani?

Memorandumi i mirëkuptimit (MOU) i nënshkruar nga Trump dhe presidenti iranian, Masud Pezeshkian, më 17 qershor, parashikon heqjen e menjëhershme të sanksioneve amerikane ndaj naftës iraniane, ndërsa heqja e sanksioneve të tjera dhe lirimi i aseteve të ngrira do të ndodhin vetëm nëse Irani zbaton detyrimet e tij, si ulja e nivelit të uraniumit të pasuruar nën mbikëqyrjen e IAEA-s.

“Nuk jemi në biznes të besimit”, tha një zyrtar i lartë amerikan gjatë një konference për gazetarë, më 17 qershor.

Çështja e pasurimit të uraniumit është lënë gjithashtu për t’u trajtuar në negociata të mëtejshme, ndërsa Irani “ripohon se nuk do të sigurojë apo zhvillojë armë bërthamore”.

Ashtu si JCPOA, edhe kjo marrëveshje është kritikuar, përfshirë nga disa ligjvënës republikanë, të cilët thonë se SHBA-ja ka bërë lëshime të mëdha për përfitime të kufizuara. 

Max Meizlish, analist në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, shpreh shqetësim për lehtësimet e sanksioneve ndaj naftës.

“Ajo që duhet të bëjmë - nëse kjo është vërtet marrëveshje e bazuar në performancë - është ta lidhim çdo lehtësim të sanksioneve me sjelljen e regjimit, që shkon përtej pjesëmarrjes së thjeshtë në negociata, nënshkrimit të memorandumit të mirëkuptimit dhe hapjes së Ngushticës”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

“Kongresi amerikan nuk do të heqë dorë lehtë nga kjo, përveç nëse ka reforma të konsiderueshme nga Irani. Dhe do të shohim. Do të shohim çfarë do të kërkojë përfundimisht SHBA-ja”, shton ai, duke iu referuar bisedimeve që priten.

Meizlish kritikon edhe mungesën e ndonjë referimi për “aktivitetet e tjera keqdashëse” të Iranit, si programi i tij raketor dhe mbështetja për grupe të tilla si Hezbollahu, të cilin Uashingtoni e konsideron organizatë terroriste.

JCPOA-ja u kritikua për të njëjtat arsye.

Situata tani, pas dy luftërave që kanë shkatërruar ekonominë e Iranit dhe kanë dëmtuar objektet e tij bërthamore, është shumë ndryshe nga viti 2015.

Këto konflikte kanë gërryer ndjeshëm edhe besimin, duke i komplikuar më tej bisedimet.

JCPOA-ja, përndryshe, nuk ishte vetëm një proces dypalësh SHBA-Iran.

Edhe Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania ishin të përfshira në negociatat që zgjatën gati dy vjet.

Memorandumi i Mirëkuptimit thotë se negociatorët do të synojnë një marrëveshje brenda 60 ditësh, por edhe kjo periudhë mund të zgjatet.

Rafati sugjeron që bisedimet të jenë më teknike dhe komplekse sesa kanë qenë deri më tani, më 2025-2026./REL

shba iran marrveshje

Sondazh

Poll

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme...

Ramën nuk e mbajnë më nervat, i kthehet keq gazetares së CNN: Është e papranueshme...

Kuvendi/ Rinis seanca plenare, prezent edhe kryeministri Rama

“Dorëheqje”/Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Ju erdhi fundi, dorëzoni mandatet

Dita e 19-të e protestës/ Protestuesit marshojnë drejt Kuvendit: Parlamenti i krimit

Mbyllet votimi në Kuvend! Parlamenti miraton me 84 vota pro projektligji për dhënien e amnistisë

Tensione në parlament! Peleshi përjashton deputetin Agron Shehaj

Incident i rrezikshëm në Vlorë/ Parashutisti bie në det gjatë uljes, shpëtohet nga dy pushues

Berisha: Lobova për heqjen e “non gratës”, shpenzimet i mbuloi një fondacion pranë PD

Berisha: Është bërë një kombinim i dy shërbimeve sekrete Tiranë-Beograd kundër protestuesve të rinj

Ina Zhupa: Revolucioni i flamingove na zbuloi një mazhorancë strucash

Nis seanca me tensione, deputetët e PD-së bllokojnë foltoren, Peleshi: Po prishni seancën

"Rama n’burg"/ Blendi Klosi gris pankartën e vendosur në derën hyrëse të Kuvendit

Kapri: A është marrë në mbrojtje deputetja Koçeku?

Balla- Berishës: Protestuesit ta morën sheshin Sali! S'ka më të hënë për të hënë me krushqit

Redi Muçi i drejtohet PS: Deputetja juaj është kërcënuar, ju thoni u tradhtuam

Berisha sfidon Gjiknurin: Dil këtu e betohu në Bibël që nuk ke qenë në takimin e Arubës

Gjiknuri i përgjigjet Berishës: Do të flas kur të dalë e vërteta e...

Berisha: Kjo nuk është lëvizje anti-Trump, por është lëvizje për shtetin ligjor dhe transparencën

"Damian ti ke qenë në takimin e Arubas"/ Berisha shkrin së qeshuri Kuvendin: Bëj be sa të duash

"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve

Berisha: Shqiptarët janë derdhur në rrugë kundër diktaturës autoritare dhe narkoshtetit

"Ky pelikani"/ Balla i drejtohet Berishës: A shkon dot në protestë ti?

Tensione në sallë, bllokohet foltorja nga deputetët e PD-së dhe Berisha

"U falsifikua procesverbali"/ Shehaj pas përplasjes me Malajn: Më kërcënoi

Monika Kryemadhi paraqitet në GJKKO: Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia

Falsifikuan dokumentet e Kadastrës në Dibër/ Ekzekutohen 14 masa sigurie për disa punonjës

Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë/ Vihet në pranga një 40-vjeçar në Malin e Zi

Vijon marshimi, thirrja e fortë e protestuesve: Poshtë patronazhistët

"Çohuni nga kafja!"/ Protestuesit ftojnë kalimtarët ti bashkohen marshimit

Pedagogia nga protesta: Çdo vit shoh auditorë me 10 studentë! Jo Rama e Berisha

"Meritojmë më shumë", 14-vjeçarja nga Mirdita në protestë: S’jam këtu për numër, por për drejtësi

Ndodh edhe kjo, dhitë u bashkohen protestuesve në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

Edhe kjo ndodh/ Dhitë u bashkohen protestës në Bulevard kundër protestës ndaj Ramës

I sëmuri me kancer i bashkohet protestës kundër Ramës: S’e kemi luksin të presim!

Protesta e 18 kundër Edi Ramës, 'flamingot' pushtojnë bulevardin

"I themi botës se kërkojmë dorëheqjen e kësaj qeverie"/ Protestuesi: SPAK të hetojë kryeministrin

Nis grumbullimi në sheshin “Skënderbej”, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e 18-të e protestës/ Qytetarët nisen drejt kryeministrisë: Atdheu është i yni

Çmontohet grupi kriminal shqiptaro-grek, arrestohen 9 persona dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë

Rama: Dezinformimi krijoi mijëra të pakënaqur

Rama: Shqipëria është duke punuar shumë në drejtim të digjitalizimit të shërbimeve ndaj qytetarëve

“Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Jemi duke ecur shpejt drejt integrimit në BE

Gala Aliaj në protestë: Brezi im do ta shpëtojë të ardhmen, le t’i japim fund totalitarizmit

Dita e 17-të/ Marshim kilometrik i protestuesve në Tiranë: Rama jepe dorëheqjen

Protestuesit nuk ndalen, marshojnë nëpër Tiranë: O Erion o legen prite Ramën se po vjen

Rama pritet me protesta në Berlin, "përshëndet" protestuesit teksa largohet

“Kemi 1 mijë arsye për të protesuar”/ Qytetari: Kjo kasë politike duhet të hapi rrugën për të rinjtë

“Na është bërë zemra mal”/ Qytetari: Jemi në mbështetje të protestës së rinisë

"Punë ka, por ska profesionistë"/ Studentja i kundërpërgjigjet Ramës: Punë ka por merret me mik

“Rama ik” protestuesit mbushin Tiranën në ditën e 17-të të tubimeve