Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë vijojnë qëndresën: Shqipëri e re
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
Dyshohet se i përket Eglant Koçit/ Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë 18 Qershor, 18:11 Gjetja e trupit...
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
Në ditët e fundit, zyrtarë federalë raportohet se kanë vizituar anëtarë të familjes së tij, miq dhe ish-kolegë për tu kërkuar dokumente të vjetra.
SHBA- Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, akuzon Presidentin Donald Trump se po përdor Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së për të kryer një hetim me motive politike kundër tij dhe gruas së tij. Trumpi nuk po e synon atë vetëm për shkak të "tweet-eve të tij keqdashëse", thotë Newsom në një video të postuar online. "Ai po më ndjek sepse po mendoj të kandidoj për President".
"Lëreni familjen time jashtë hakmarrjes suaj personale"
Në ditët e fundit, zyrtarë federalë raportohet se kanë vizituar anëtarë të familjes së tij, miq dhe ish-kolegë për tu kërkuar dokumente të vjetra. Kjo nuk po ndodh sepse zyrtarët kanë zbuluar një krim, "por thjesht sepse po përpiqen të gjejnë një të tillë," thotë demokrati 58-vjeçar në videon e postuar në platformën online X.
Në këtë video, që zgjat gati pesë minuta, Newsom i drejtohet Trump-it drejtpërdrejt: "Ju mund të kërkoni dokumentet e mia. Ju mund të bëni hetime kundërmeje. Ju mund të më bini në qafë. Vendoseni emrin tim në çdo listë armiqsh që keni. Por lëreni gruan dhe familjen time jashtë hakmarrjes suaj personale."
*New York Times* raporton se aktualisht janë duke u zhvilluar disa hetime kundër Newsom. Një prej tyre thuhet se fokusohet veçanërisht në financat e bashkëshortes së tij, Jennifer Siebel Newsom.
Shtëpia e Bardhë në Uashington dhe Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së ende nuk kanë reaguar ndaj kërkesave për koment.
Sulme verbale të ndërsjella në publik
Republikani Trump dhe demokrati Newsom konsiderohen rivalë të hershëm. Ata angazhohen rregullisht në përplasje verbale publike. Qershorin e kaluar, Presidenti i SHBA-së shkaktoi indinjatë me komentet e tij lidhur me arrestimin e mundshëm të guvernatorit të Kalifornisë. Trumpi kishte deklaruar se do të mbështeste arrestimin e Newsom-it me arsyetimin e pengimit të pretenduar të autoriteteve të imigracionit në shtetin amerikan në bregun perëndimor.
Kur u pyet se cilin krim kishte kryer Newsom, Trumpi më vonë u përgjigj se 'krimi i tij kryesor' ishte se kishte kandiduar për guvernator. Newsom kishte bërë sipas tij një 'punë kaq të keqe'.
Opozita: Trumpi po shkel ndarjen e pushteteve
Opozita amerikane akuzon presidentin se përdor vazhdimisht Departamentin e Drejtësisë si një mjet në fushatat e tij të hakmarrjes kundër kundërshtarëve të tij personalë – dhe kështu shkel ndarjen e pushteteve. Tre shtyllat e ndarjes së pushteteve në një shtet demokratik të qeverisur nga shteti i së drejtës janë dega ligjvënëse (bërja e ligjeve), dega ekzekutive (pushteti ekzekutiv) dhe dega gjyqësore (gjykimi).
Që nga rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë në janar 2025, Departamenti i Drejtësisë ka ngritur tashmë procedura penale kundër shumë kundërshtarëve të dyshuar politikë të Presidentit ose zyrtarëve që kanë 'humbur favorin'. Ndër ta janë ish-drejtori i FBI-së James Comey, Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut Letitia James dhe ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare John Bolton. Departamenti gjithashtu ka nisur hetime ndaj zyrtarëve amerikanë që kishin konkluduar se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA.
Në mes të janarit, Jerome Powell, atëherë Kryetar i Rezervës Federale të SHBA-së, bëri lëvizjen e pazakontë të shpalljes publike se ai ishte subjekt i një hetimi penal. Në prill, prokurorja federale përgjegjëse për çështjen, Jeanine Pirro – e konsideruar si aleate e Trumpit – e mbylli çështjen pa veprime të mëtejshme./DW
Donald Trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Presidenti i Iranit Masoud Pezeshkian kanë nënshkruar marrëveshjen që sy...
Donald Trum SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se memorandumi i mirëkuptimit midis Uashingtonit dhe Teheranit do të nën...
SHBA- Shtetet e Bashkuara publikuan të mërkurën tekstin zyrtar të memorandumit të mirëkuptimit të arritur gjatë fundja...
trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump shprehu kënaqësinë e tij me marrëveshjen e arritur me Iranin në margj...
Antonio Costa FRANCË- Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka vendosur në heshtje kontakte diplomatik...
SHBA- Agjencia Amerikane për Doganat dhe Mbrojtjen e Kufirit (CBP) njoftoi të martën se ka lëshuar një urdhër për ndal...
Foto ilustruse Cisterna që transportojnë naftë të papërpunuar iraniane janë larguar nga Ngushtica e Hormuzit, për her&eu...
Foto ilustruse "Nafta duhet të rrjedhë përsëri," tha Presidenti amerikan Donald Trump të dielën (14 qershor 2026),...
Foto ilustruse FRANCË- Udhëheqësit e G7 kanë rënë dakord të vendosin sanksione më të ashpra ndaj Rusis&eu...
Foto ilustruse Bashkimi Evropian hapi procesin e bisedimeve për anëtarësim me Ukrainën dhe Moldavinë më 15 qershor pasi Qever...