6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Zoti Muriç akuzon Beogradin zyrtar se po përpiqet të fusë në qeverinë e re malazeze partitë pro-serbe dhe pro-ruse.
MALI I ZI- Vonesat e dukshme në formimin e qeverisë së re në Malin e Zi e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit, po shkaktojnë reagime të shumta në vend. Analisti i njohur malazez, Velija Muriç, i tha “Zërit të Amerikës” se ndërhyrjet nga jashtë po ndikojnë në formimin e shpejtë të qeverisë.
Zoti Muriç akuzon Beogradin zyrtar se po përpiqet të fusë në qeverinë e re malazeze partitë pro-serbe dhe pro-ruse.
Edhe pse Bashkimi Europian u ka bërë thirrje partive politike në Malin e Zi që të formojnë sa më shpejt qeverinë e re me synimin për të përshpejtuar reformat e duhura drejt BE-së, analisti i njohur malazez, Velija Muriç vlerëson se ndërhyrjet nga jashtë po e vështirësojnë formimin e shpejtë të qeverisë.
“Aktualisht kemi një ndikim të fuqishëm të Beogradit zyrtar që po pengon formimin e qeverisë së re. Kjo trysni ka krijuar një situatë të papajtueshme në politikën malazeze. Ndërsa Beogradi këmbëngul që partia pro-serbe dhe pro-ruse, ish-Fronti Demokratik të përfshihet në qeveri, mandatari Milojko Spajiç e ka hedhur poshtë mundësinë e hyrjes së tyre", thotë zoti Muriç.
Zoti Muriç po ashtu tha se “sulmet nga Beogradi do të jenë edhe më të fuqishme në vazhdën e bisedimeve për qeverinë, siç ishte rasti i para disa ditëve ku ithtarët e partive pro-serbe dhe pro-ruse protestuan në disa qytete të Malit të Zit, nxitur edhe Kisha Ortodokse Serbe”.
Më 11 qershor në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të cilat u vlerësuan si të lira dhe pa ndonjë parregullsi të theksuar nga vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë. Lëvizja Europa Tani, e formuar vitin e kaluar, fitoi numrin më të madh të votave, 24 vende në parlament, ndjekur nga koalicioni i udhëhequr nga Partia Demokratike e Socialistëve, të ish-Presidentit malazez Milo Gjukanoviç, partia e të cilit mbajti pushtetin për 30 vjet në Malin e Zi.
Mali i Zi konsiderohej si një vend që udhëhiqte procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, në rajon dhe ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim. Megjithatë si pasojë e krizës politike dhe institucionale, nuk ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare që nga dhjetori 2021, për shkak të progresit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit.
Marr nga VOA
Giuliano Amato ITALI- Avioni DC9, që u rrëzua pranë Ustikës më 27 qershor 1980, u rrëzua nga një raket&eu...
Peter Stano BRUKSEL- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se është e rëndësishme që t&eu...
Protesta IZRAEL- Në Izrael, aktivistët e të drejtave të grave janë gjithnjë e më shumë të shqet&eum...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se trupat e Kievit po përparojnë në kundë...
Joe Biden SHBA- Presidenti Joe Biden do të vizitojë të shtunën Floridën për të parë nga afër dëmet e shka...
Perplasja IZRAEL- Dhjetra njerëz janë plagosur, duke përfshirë disa nga të shtënat me armë zjarri, gjatë përle...
Foto ilustruese GJERMANI- Aeroplanët luftarakë gjermanë kanë nisur të shtunën që t’i ndihmojnë Sllovakisë...
Claudia Tenney SHBA- Kongresistja amerikane, Claudia Tenney, e cila është pjesë e kaukusit serb, (grup interesi me anëtarë të...
Hashim Thaçi KOSOVË- Ish-presidenti Hashim Thaçi ka arritur në vendlindjen e tij në Burojë për shkak të gjendje...
Foto ilustruese KOSOVË- Ka më shumë se dy muaj që tregu i Kosovës ka nisur të pakësohet nga produktet e Serbisë. Va...