LIVE UPDATES
Bota

Luftanijet amerikane arrijnë në Lindjen e Mesme, Trump thotë se Irani dëshiron të bisedojë

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se “shpreson” që të mos ketë nevojë për veprim ushtarak ndaj Iranit, por ai po ashtu ka dërguar një “flotë” në rajon, duke refuzuar që të heqë nga opsionet sulmet ajrore si përgjigje ndaj shtypjes së protestuesve, kryesisht paqësorë, të cilët dolën në rrugë javët e fundit për të kërkuar veprime për të ndalur inflacionin dhe zhvlerësimin e valutës.

27 Janar 2026, 18:27 Nga E. D
Luftanijet amerikane arrijnë në Lindjen e Mesme, Trump thotë se
foto ilustruese

SHBA- Një grup aeroplan mbajtësish amerikanë, kanë arritur në Lindjen e Mesme më 27 janar, ndërsa tensionet po rriten lidhur me një sulm të mundshëm ndaj Iranit, pas një shtypjeje brutale të protestave, që sipas grupeve për të drejtat e njeriut kanë lënë të vrarë mijëra persona. Në mes të trazirave, valuta iraniane, riali, ra në nivelin më të ulët kundrejt dollarit, duke u këmbyer me 1.5 milion rialë më 27 janar.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se “shpreson” që të mos ketë nevojë për veprim ushtarak ndaj Iranit, por ai po ashtu ka dërguar një “flotë” në rajon, duke refuzuar që të heqë nga opsionet sulmet ajrore si përgjigje ndaj shtypjes së protestuesve, kryesisht paqësorë, të cilët dolën në rrugë javët e fundit për të kërkuar veprime për të ndalur inflacionin dhe zhvlerësimin e valutës.

Organizata për të drejtat e njeriut me seli në SHBA, HRANA, shifrat e së cilës Radio Evropa e Lirë i ka cituar rregullisht që nga fillimi i shtypjes së dhunshme të protestave në Iran, thotë se numri i konfirmuar i të vdekurve, përfshirë të forcave të sigurisë, tani ka arritur në 6.126, ndërsa numri i viktimave që ende po hetohen është 17.091. Disa vlerësime nga zyrtarë të cituar jozyrtarisht nga media të ndryshme janë disa herë më të larta.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha për Axios në një intervistë më 26 janar se situata me Iranin “po ndryshon” sepse ai ka dërguar një “flotë të madhe” në rajon, me një grup sulmues të udhëhequr nga aeroplanmbajtësi USS Abraham Lincoln, tashmë në ujërat e Lindjes së Mesme, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së. Por, Trump shtoi se mendon që Teherani vërtet dëshiron të arrijë një marrëveshje.

“Ata duan të arrijnë një marrëveshje. Na kanë thirrur në disa raste. Ata duan të flasin”, citohet të ketë thënë Trump.

Protestat nisën më 28 dhjetor në tregjet e kryeqytetit iranian, Teheran, mes zemërimit të tregtarëve për kushtet e rënda ekonomike. Demonstratat u përhapën me shpejtësi në mbarë shtetin dhe u shndërruan në protesta kundër autoriteteve për shkak të përkeqësimit të standardit të jetesës dhe shtypjes së lirive.

Rënia e rialit kundrejt dollarit vjen në një kohë kur norma vjetore e inflacionit ka arritur në 44.6 për qind, përfshirë një rritje gati 90 për qind nga viti në vit të çmimeve të ushqimeve. Ekonomia e Iranit është përballur me vështirësi për vite të tëra për shkak të sanksioneve ndërkombëtare dhe pasojave të luftës 12-ditore që zhvilloi me Izraelin qershorin e vitit të kaluar.

Dëshmitë e dëshmitarëve okularë dhe raportet e verifikuara nga organizatat për të drejtat e njeriut duket se tregojnë se shtypja e dhunshme arriti kulmin më 8 dhe 9 janar, kur forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj protestuesve.

Në mes të një ndalese disajavore të internetit, informacionet për përmasën reale të shtypjes së dhunshme të protestave vazhdon të dalin gradualisht. Grupi monitorues, NetBlock, në raportin ditor të publikuar më 26 janar, tha se ndërprerja e qasjes në internet vazhdon, edhe pse kishte raportime se ka qasje të kufizuar në internet.

Një zëdhënës i Qeverisë iraniane tha më 27 janar se qasja në internet u ndal për të “ruajtur jetën e njerëzve”, edhe pse nuk e shpjegoi se çfarë nënkuptonte me këtë deklaratë. Megjithatë, imazhe të reja të shtypjes vazhdojnë të shfaqen online, ndërsa iranianët përpiqen të tregojnë sa i ashpër ishte reagimi i dhunshëm.

Kanali Vahid Online publikoi imazhe të reja që treguan forcat qeveritare duke qëlluar drejtpërdrejt ndaj protestuesve në qytetin Amol mbrëmjen e 9 janarit, duke kundërshtuar pretendimet e autoriteteve se vrasjet janë kryer nga “terroristë” dhe jo nga agjentët e sigurisë së shtetit. Në këto imazhe, oficerë në uniformë të armatosur me pushkë kallashnikov duken duke marrë në shënjestër rrugët dhe duke qëlluar./REL

donald trump lindjen e mesme

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj