LIVE UPDATES
Bota

BE-ja dhe India arrijnë marrëveshje tregtare/ Narendra Modi: Kjo marrëveshje do të sjellë shumë mundësi për 1.4 miliard banorët e Indisë

Shefat e BE-së dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, thanë se shpresojnë që marrëveshja do të ndihmojë në mbrojtjen ndaj sfidave që vijnë nga dy ekonomitë kryesore të botës, Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

27 Janar 2026, 18:15 Nga E. D
BE-ja dhe India arrijnë marrëveshje tregtare/ Narendra Modi: Kjo
Antonio Costa, Narendra Modi, Ursul von der Leyen

BRUKSEL- Bashkimi Evropian dhe India njoftuan për arritjen e asaj që po konsiderohet si marrëveshja më e madhe tregtare pakt që krijon një treg për 2 miliardë njerëz, i cili u arrit pas dy dekadash negociata. Shefat e BE-së dhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, thanë se shpresojnë që marrëveshja do të ndihmojë në mbrojtjen ndaj sfidave që vijnë nga dy ekonomitë kryesore të botës, Shtetet e Bashkuara dhe Kina.

Marrëveshja do të ulë ose eliminojë tarifat për pothuajse 97 për qind të eksporteve evropiane, duke kursyer deri në 4 miliardë euro në vit nga detyrimet doganore, njoftoi blloku evropian prej 27 shtetesh.

“Nëna e të gjitha marrëveshjeve”, tha Modi në Nju Deli, kur u takua të martën me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.

“Kjo marrëveshje do të sjellë shumë mundësi për 1.4 miliard banorët e Indisë dhe për miliona njerëz në BE”, tha Modi, duke shtuar se marrëveshja paraqet rreth 25 për qind të GDP-së globale dhe një të tretën e tregtisë globale. BE-ja e ka parë Indinë vendin më të populluar në botë si një treg të rëndësishëm për të ardhmen.

“Evropa dhe India po bëjnë histori sot. Kemi krijuar një zonë të tregtisë së lirë me 2 miliardë njerëz, nga e cila do të përfitojnë të dyja palët”, tha von der Leyen përmes një deklarate.

Zyrtarët e BE-së thanë se marrëveshja ishte më ambiciozja që India ka pranuar ndonjëherë, dhe se kompanitë evropiane do të përfitojnë nga i ashtuquajturi avantazh i hyrjes në treg si të parët. Sektorët kryesorë evropianë të bujqësisë, industrisë automobilistike dhe shërbimeve pritet të përfitojnë nga marrëveshja.

Megjithatë, sektorët e ndjeshëm bujqësorë, si ai i mishit të viçit, orizit dhe sheqerit përfshirja e të cilave në një marrëveshje të mëhershme mes bllokut evropian dhe Amerikës së Jugut, Mercosur, nxiti zemërim në mesin e fermerëve evropianë u lanë jashtë kësaj marrëveshjeje.

Nju Delhi e sheh bllokun evropian si një burim të rëndësishëm të teknologjisë dhe investimeve shumë të nevojshme për të rritur infrastrukturën e saj dhe për të krijuar miliona vende të reja pune. Marrëveshja përfshin gjithashtu një partneritet në fushën e sigurisë, duke ofruar mundësi të reja për kompanitë e mbrojtjes, tha Modi.

Tregtia dypalëshe e mallrave mes BE-së dhe Indisë arriti në 120 miliardë euro në vitin 2024, një rritje prej gati 90 për qind gjatë dekadës së fundit, sipas të dhënave të BE-së, ndërsa edhe 60 miliardë euro të tjera ishin në tregtinë e shërbimeve.

Sipas bllokut, në kuadër të marrëveshjes, India pritet të lehtësojë qasjen në treg, ndërsa kompanitë evropiane do të kenë qasje të privilegjuar në tregun e Indisë për shërbime financiare dhe të transportit detar. Tarifat për makinat do të ulen gradualisht nga niveli maksimal prej 110 për qind në deri në 10 për qind, ndërsa tarifat për verërat do të bien në mënyrë progresive nga 150 për qind në deri në 20 për qind.

Sipas BE-së, tarifat aktuale prej 50 për qind për ushqimet e përpunuara përfshirë makaronat dhe çokollatën do të hiqen plotësisht. Marrëveshja vjen në kohën kur Brukseli dhe Nju Deli po synojnë të hapen ndaj tregjeve të reja në dritë të tarifave amerikane dhe kontrolleve të vendosura nga Kina për eksportet.

India pritet të bëhet ekonomia e katërt më e madhe në botë gjatë këtij viti, sipas parashikimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Nju Delhi, që për dekada është mbështetur te Moska për pajisje kryesore ushtarake, vitet e fundit është përpjekur ta ulë varësinë nga Rusia duke diversifikuar importet dhe duke nxitur prodhimin e vet vendas. Evropa po bën të njëjtën gjë sa i përket Shteteve të Bashkuara.

narendra modi be

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj