LIVE UPDATES
Bota

Lufta kundër Rusisë/ Biden njofton një ndihmë të re ushtarake prej 225 milionë dollarësh për Ukrainën

Presidenti e bëri njoftimin për ndihmën prej 225 milionë dollarësh gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

12 Korrik 2024, 07:30 Nga M.B
Lufta kundër Rusisë/ Biden njofton një ndihmë të re
Volodymyr Zelensky dhe Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden njoftoi një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën të enjten në samitin e NATO-s në Uashington. Presidenti e bëri njoftimin për ndihmën prej 225 milionë dollarësh gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ndihma do të përfshijë armë për të ndihmuar Ukrainën të zmbrapsë forcat ruse, si raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot dhe NASAMS, raketa kundërajrore “Stinger” dhe predha artilerie. Zelensky falënderoi presidentin Biden dhe shtoi se Ukraina gjithashtu ka nevojë për disa "hapa të shpejtë ... për të hequr kufizimet për ushtarët tanë ukrainas", duke iu referuar kufizimeve që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur për përdorimin e armëve të tyre.

Të mërkurën, Presidenti Zelensky shprehu optimizëm se forcave të tij do t'u jepet më shumë liri për të përdorur armët e furnizuara nga Perëndimi për të goditur objektivat ruse, që zyrtarët ukrainas e kanë kërkuar me arsyetimin se mund t’i ndihmojë ata të mbrohen më mirë nga sulmet ruse. Ndërsa Zelensky vizitoi Kapitolin në Uashington për t'u takuar me udhëheqësit e Kongresit, Shërbimi ukrainas i Zërit të Amerikës e pyeti nëse ai mendonte se do të hiqen të gjitha kufizimet ndaj ushtrisë ukrainase.

"Ne llogarisim në këtë", tha ai. Zelensky është takuar edhe me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe udhëheqësin e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve Hakeem Jeffries.

"Unë i shpjegova se vullneti i Kongresit është që të ketë liri për të përdorur armët dhe ndihmën që u kemi dhënë në përputhje me rrethanat në luftë dhe ashtu siç e shohin të arsyeshme", tha zoti Johnson për Shërbimin ukrainas të Zërit të Amerikës. "Unë besoj se kjo është ajo që Kongresi synonte."

Ligjvënësi Jeffries tha se bisedimet me zotin Zelenski ishin "shumë pozitive".

“Ne e bëmë të qartë se mbështesim fuqishëm popullin e Ukrainës në luftën e tij të guximshme kundër agresionit rus”, tha ai për Shërbimin ukrainas të Zërit të Amerikës.

Sulme të reja ruse në Ukrainë

Ushtria e Ukrainës tha të enjten se forcat ruse sulmuan rajonin Sumi gjatë natës me dy raketa balistike. Forcat ajrore ukrainase thanë gjithashtu se mbrojtja ajrore e vendit rrëzoi të gjashtë dronët ajror të lëshuar nga Rusia, me ndihmën e sistemeve të mbrojtjes ajrore mbi rajonet Ivano-Frankivsk, Khmelnitski, Lviv dhe Mikolaiv. Vitali Kim, guvernatori rajonal i Mikolaivit, tha se mbetjet nga një dron i rrëzuar shkaktuan një zjarr, por se nuk pati të lënduar nga sulmi.

Zyrtarët në Khmelnitski dhe Lviv nuk raportuan për dëme apo viktima në zonat e tyre. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se shkatërroi dy dronë ajror ukrainas mbi rajonin Briansk, një dron mbi rajonin Tambov, një mbi Tula dhe një tjetër mbi rajonin e Moskës./ VOA

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari