Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një reagimi në Facebook ka deklaruar se Kosova vlerëson lartë miratimin e Rezolutës për Srebrenicën në OKB.
KOSOVË- Në Kuvendin e Kosovës është miratuar një Deklaratë për Mbështetjen e Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, të datës 23 maj 2024. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një reagimi në Facebook ka deklaruar se Kosova vlerëson lartë miratimin e Rezolutës për Srebrenicën në OKB.
“Përmes kësaj deklarate, shteti ynë nëpërmjet Kuvendit të Kosovës, duke riafirmuar kundërshtimin e Republikës së Kosovës ndaj mosndëshkimit të gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit, krimeve të luftës ose shkeljeve të tjera të së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si dhe për të kërkuar paqen e qëndrueshme, drejtësinë, të vërtetën dhe pajtimin, e vlerëson lartë miratimin e Rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe të Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë,” tha Kurti.
Kurti u shpreh se me anë të kësaj deklarate në Kuvendin e Kosovës, Republika e Kosovës solidarizohet me të mbijetuarit dhe familjet e viktimave të këtij gjenocidi si dhe me kujtimin e Srebrenicës si kujtesë për të parandaluar tragjedi të këtij lloji në të ardhmen.
“Për këto arsye dhe të tjera që rrjedhin prej tyre, Republika e Kosovës e respekton Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, për çka angazhohet për organizimin e aktiviteteve të ndryshme përkujtuese dhe në nderim të viktimave,”.
Kurti tha se populli i Kosovës ka qene viktimë e të njëjtave kategori të krimeve sikurse ai i Bosnjës.
“Duke qenë edhe vetë viktimë e të njëjtave kategori të krimeve sipas të drejtës ndërkombëtare, populli i Kosovës e ka gjithë empatinë dhe solidaritetin me viktimat e gjenocidit në Srebrenicë dhe me popullin e Bosnjë e Hercegovinës”.
“Shoqëria dhe shteti i Kosovës as nuk harron dhe as nuk falë krimet e gjenocidit, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të kryera nga shteti i Serbisë mbi popullin e Kosovës në të gjitha etapat dhe veçanërisht gjatë viteve 1998-’99”. Në përkujtim të viktimave të gjenocidit, për drejtësi, për të vërtetën dhe për historinë," ka shkruar Kurti.
foto ilustruese KOSOVË- Me 84 vota për, parlamenti i Kosovës miratoi të enjten një deklaratë me anë të së cil&...
pamje nga sulmet SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të mërkurën kundër subjekteve dhe individëve izraelitë...
Foto ilustruese KANADA- Një tërmet me magnitudë 6.4 ka ndodhur pak më parë në zonën detare në perënd...
Peter Szijjarto HUNGARI- Hungaria nuk dëshiron që NATO-ja të bëhet një bllok “kundër Kinës”, dhe nuk do ta m...
Reka e Vogël KOSOVË- Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në fshatin Jezerc të F...
william ruto KENIA- Presidenti i Kenias, William Ruto ka shkarkuar pothuajse të gjithë kabinetin e tij pas javësh protestash antiqeveritare ...
Foto ilustruese ANGLI- Policia britanike po kryen kontrolle intensive pasi u gjetën dy valixhe me mbetje njerëzore në urën e varur...
Foto ilustruese KOSOVË- Këtë vit 55% e qytetarëve të Kosovës do të shkojnë në pushime me paratë nga burim...
Tsikhanouskaya BJELLORUSI- Liderja në mërgim e Lëvizjes Demokratike të Bjellorusisë, Svyatlana Tsikhanouskaya, u ka bërë...
foto ilustruese SREBRENICË- Masakra në Srebrenicë është momenti më i përgjakshëm i luftës në Bosnjë ...