LIVE UPDATES
Bota

Lajçak shprehet optimist për një takim Kurti-Vuçiç: Shpresoj të jetë në Korrik

I ngarkuari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është optimist për jetësimin e marrëveshjeve të reja Kosovë-Serbi siҫ ndodhi ditë më parë me zbatimin e marrëveshjes për energjinë.

30 Qershor 2022, 13:40 Nga d.a.
Lajçak shprehet optimist për një takim
Lajçak, Kurti dhe Vuçiç

Mirosllav Lajçak tha se beson se ka një moment të mirë për takim ndërmjet liderëve të Kosovës dhe Serbisë, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuҫiq. Mirosllav Lajqak qëndroi tre ditë në Kosovë ku takoi udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe ata të partive politike opozitare dhe vizitoi disa rajone të Kosovës. Vizita në Kosovë e të ngarkuarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi u zhvillua vetëm pak ditë pasi Prishtina dhe Beogradi jetësuan një marrëveshje për energjinë për veriun e Kosovës të nënshkruar në vitin 2013. Ai paralajmëroi marrëveshje të reja Kosovë-Serbi.

"Kemi pasur diskutime të gjata sa i përket dialogut mes Kosovës e Serbisë, për hapat e tashëm. Takimi i radhës shpresoj të jetë në muajin korrik. Jam duke punuar që t'i takojmë të dy liderët, Kurtin e Vuçiq, që të krijojmë mundësitë për të pasur një dokument-marrëveshjeje për personat e zhdukur”, tha Lajçak.

Asociacioni zotim që Kosova e ka pranuar

I pyetur për ҫështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe marrëveshje kjo që është nënshkruar në vitin 2013, por që nuk po gjen zbatim, emisari special tha se "kjo është një çështje për të cilën është pajtuar Kosova dhe se duhet të zbatohet”.

"Sa i përket Asociacionit është zotimi të cilin e ka pranuar Kosova përfshirë këtu përmes ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes. Ka një parim të mirënjohur të drejtës ndërkombëtare, që thotë se ajo që është pajtuar duhet të zbatohet”, tha  Lajçak. Sipas tij, "zbatimi i kësaj marrëveshje nuk është diçka të cilën e kërkon Brukseli, por është marrëveshje për të cilën palët janë pajtuar në dialog”.

"Kjo nuk është diçka që Brukseli e kërkon, kjo është diçka për të cilën janë pajtuar palët në dialog pra Kosova dhe Serbia. Pozita jonë si BE është e drejtuar si në anën e Kosovës dhe Serbisë, pra ajo që është pajtuar duhet të zbatohen”, tha Lajqak, duke shtuar se "kjo çështje nuk mund të shmanget dhe se kjo nuk është vetëm që të kënaqim BE-në por që ta shtyjmë procesin përpara”. 

Formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është parashikuar me një marrëveshje të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në vitin 2013, ndërkaq, dy vjet më vonë, të dyja vendet arritën marrëveshje shtesë për themelimin e Asociacionit. Mirëpo, Gjykata Kushtetuese e Kosovës në një interpretim të dokumentit, konstatoi se parimet e marrëveshjes nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Por, megjithatë, Gjykata, ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Uniteti politik shumë i rëndësishëm

Emisari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajqak, tha se uniteti politik në Kosovë është shumë i rëndësishëm për ecjen përpara të dialogut, dhe ai i vlerësoi si shumë të rëndësishme "deklaratat e opozitës në mbështetje të dialogut dhe angazhimeve të qeverisë në këtë proces”.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nga ana e tij pas takimit me Lajqak, ka thënë se "Qeveria e Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, e cila në qendër ka njohjen reciproke”.

Lajqak në konferencë kur u pyet për deklaratat e shumë diplomatëve evropianë se "Kosova e Serbia s'mund të bëhen pjesë e BE-së pa e njohur njëra-tjetrën”, ai tha se "kjo është arsyeja pse nevojiten takime të rregullta që të përkufizohet se çfarë nënkupton normalizimi i plotë i marrëdhënieve dhe si të arrihet kjo”.

Kosova dhe Serbia kanë filluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Janë nënshkruar dhjetëra marrëveshje në fusha të ndryshme, por shumica nga to akoma nuk janë zbatuar.

Marrë nga DW.

mirosllav lajçak dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari