LIVE UPDATES
Bota

Kush e vrau Sakoviçin? Zbulohen DETAJE, "xhelati" u maskua si grua, fashoi tatuazhin mos të njihej (FT)

“Vijesti” ka bërë me dije se duke analizuar pamjet nga kamerat e vëzhgimit të instaluara në disa ndërtesa në Budva, inspektorët përcaktuan lëvizjet e "xhelatit" natën e vrasjes dhe kjo gjurmë i çoi në banesën ku ai fshihet. 

5 Korrik 2022, 16:37 Nga k.m.
Kush e vrau Sakoviçin? Zbulohen DETAJE, "xhelati" u maskua si
Milic Minja Sakoviç

MAL I ZI- Vrasësi i Milic Minja Sakoviç është veshur dhe maskuar si femër teksa e ka ndjekur dhe monitoruar me ditë në Budva në fillim të qershorit. “Vijesti” ka bërë me dije se duke analizuar pamjet nga kamerat e vëzhgimit të instaluara në disa ndërtesa në Budva, inspektorët përcaktuan lëvizjet e "xhelatit" natën e vrasjes dhe kjo gjurmë i çoi në banesën ku ai fshihet. 

Thuhet se ai ishte në gjendje ta monitoronte Sakoviçin nga tarraca e atij apartamenti kur burri nga Podgorica qëndronte në ndërtesën që kishte marrë me qira në qytetin e vjetër të Budvës. Në banesën e përdorur nga ai, inspektorët e Policisë kanë gjetur ndër të tjera një parukë gruaje, rroba, disa palë doreza kirurgjikale, ushqime të mbetura, cigare dhe sende personale...

Kush e vrau Sakoviçin? Zbulohen DETAJE, "xhelati" u maskua si
Kamerat kanë kapur vrasësin e Sakoviçit

Përveç kësaj, hetuesit gjetën edhe fashën që përdori për të mbështjellë këmbën e tij të djathtë për të mbuluar tatuazhin, duke e bërë të vështirë identifikimin e tij. Ndërsa gjurmë biologjike dhe gjurmë gishtash kanë mbetur kudo në shtëpi. Por dyshohet se autori i vrasjes nuk ishte shtetas malazez, ndaj kanë kërkuar ndihmë nga kolegët e vendeve fqinje. Nuk përjashtohet mundësia që të jetë shqiptar, por nuk ka asnjë të vërtetuar. 

Viktima ishte pjesëtar i klanit “Skaliari”, të cilët janë rivalë të përjetshëm të klanit tjetër mafioz, atij “Kavaç”. Lufta mes tyre ka sjellë dhjetëra të vdekur deri më tani duke vrarë njeri-tjetrin jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në Evropë, përfshi Austrinë dhe Greqinë. Sakoviç dilte rrallë nga shtëpia, duke përdorur vetëm një makinë të blinduar dhe duke lëvizur vetëm i shoqëruar nga roje sigurie, por duket se natën që u vra kishte neglizhuar pak duke i dhënë shansin e artë kundërshtarëve që ta vrisnin.

Mediat lokale raportojnë se Milic Minja Sakoviç ka qenë shpesh në shënjestër të klanit rival gjatë viteve të fundit duke i mbijetuar atentateve vazhdimisht. Por kësaj radhe vrasësit i kishin marrë masat mirë duke e ekzekutuar 20 minuta para mesnate, pranë shtëpisë së tij në Budva. 

Sakoviç ka qenë i përfshirë në botën e krimit që në vegjëli. Ai rezulton të ketë kryer një vrasje që në kohën kur nuk kishte mbushur ende 18 vjeç. Bëhet fjalë për gushtin 2005 kur ai vrau 26-vjeçarin Miro Baosiç. Ai bashkë me të vëllain u fshehën në shkurre duke pritur të kalonte Baosiç. Pas e qëlluan disa herë, ata u larguan, ndërkohë që ai vdiq në spital./Marrë nga Vijesti

 

milic minja sakoviç mal i zi

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim