20 Dhjetor 2024, 22:22
Nga E. D
Justin Trudeau
KANADA- Kreu i partisë kanadeze në pushtet tha të premten se do të votonte në favor të një mocioni mosbesimi ndaj Kryeministrit Justin Trudeau, çka mund të sjellë largimin e liberalëve nga pushteti në fillim të vitit të ardhshëm.
Kryeministri Trudeau ka qenë nën një trysni në rritje për të dhënë dorëheqjen që kur Ministrja e Financave, Chrystina Freeland dha dorëheqjen pas një përplasje për politikat të hënën.
ÇFARË NDODH NËSE TRUDEAU JEP DORËHEQJEN?
Nëse zoti Trudeau jep dorëheqjen, Partia Liberale e Kanadasë do të emërojë një udhëheqës të përkohshëm për postin e kryeministrit, deri një përzgjedhjen e kryeministrit përmes një kuvendi special të partisë.
Sfida qëndron tek organizimi i kuvendit, për të cilin duhen muaj pune. Nëse nuk arrihet kjo, liberalët do të jenë në dorën e kryeministrit të përkohshëm që nuk zgjidhet nga anëtarët.
Kanadaja nuk është përballur më parë me një situatë të tillë. Liberalët mund të përpiqen të organizojnë një kuvend më të shkurtër se zakonisht, por kjo mund të shkaktojë pakënaqësi mes kandidatëve që e shohin atë si disavantazh.
Sipas traditës, udhëheqësi i përkohshëm nuk kandidon për të drejtuar partinë, çka nënkupton që zonja Freeland nuk mund të emërohet me shpejtësi në postin e kryeministres së përhershme.
A MUND TA LARGOJË PARTIA ZOTIN TRUDEAU?
Ndryshe nga Britania, ku udhëheqësit e partive zgjidhen nga grupi parlamentar dhe mund të hiqen shpejt, udhëheqësi i Partisë Liberale zgjidhet përmes votimit në një kuvend special. Nuk ka një mekanizëm zyrtar për ta larguar zotin Trudeau nëse ai dëshiron të qëndrojë.
A MUND TA LARGOJË PARLAMENTI ZOTIN TRUDEAU?
Qeveria duhet të tregojë se gëzon besimin e ligjvënësve në Dhomën e Komunave. Votimi i buxhetit dhe shpenzimeve të tjera konsiderohen si masa votëbesimi. Praktikisht, në raste të tilla, fushata zgjedhore fillon menjëherë.
Për më tepër, qeveria duhet të caktojë disa ditë për çdo seancë të kërkuar nga partitë opozitare të cilat mund të paraqesin mocionet për çdo çështje, përfshirë mosbesimin. Dhoma e Komunave mori pushimet dimërore të martën dhe kthehet në punë më 27 janar. Kjo do të thotë se vetëm në fillim të shkurtit opozita mund të kërkojë mocion mosbesimi.
MËNYRA TË TJERA PËR LARGIMIN E TRUDEAUT
Pushteti kushtetues i Kanadasë është në dorën e Guvernatores së Përgjithshme, Mary Simon, e cila është përfaqësuesve personale e Mbretit Charles, kreu i shtetit të Kanadasë. Teorikisht, ajo mund ta largojë zotin Trudeau, por realisht nuk do të ndodhë..VOA
justin trudeau
Bota
20 Dhjetor 2024, 22:02
M.B
Ahmed al-Shaara
SHBA- Barbara Leaf, zyrtare e lartë amerikane për Lindjen e Mesme, ka thënë të premten se e ka informuar liderin e...
Bota
20 Dhjetor 2024, 21:34
ZH.LL
vendngjarje
GJERMANI- Një makinë u përplas me një turmë në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të Gjerma...
Bota
20 Dhjetor 2024, 21:32
E. D
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka reaguar pas sulmit terrorist në një treg Krishtlindje në Magdeburg, ku humb&eum...
Bota
20 Dhjetor 2024, 21:23
E. D
pamje nga vendngjarja
GJERMANI- Pamje të frikshme janë publikuar nga sulmi terrorist në një treg krishtlindjesh në Magdeburg t&eu...
Bota
20 Dhjetor 2024, 20:59
ZH.LL
foto ilustruese
SPANJË- Spanja bën histori duke organizuar shfaqjen e parë të filmit nudo në vend. Imagjinoni skenën. Rreth 5...
Bota
20 Dhjetor 2024, 20:16
M.B
Matteo Salvini
ITALIA- Ministri i Transportit në Itali, Matteo Salvini pasi mbërriti në sallën e gjyqit në Palermo, ku po gjy...
Bota
20 Dhjetor 2024, 20:27
ZH.LL
vendngjarje
GJERMANI- Një makinë përplasi një grup njerëzish në një treg Krishtlindjesh në qytetin lindor të G...
Bota
20 Dhjetor 2024, 20:23
E. D
foto ilustruese
MAL I ZI- Partitë opozitare në Mal të Zi nuk lejuan mbajtjen e seancës së parlamentit të premten, duke pengua...
Bota
20 Dhjetor 2024, 20:06
E. D
Viktoria Shinkaruk
RUSI- Një nëpunëse civile, e quajtur si terroristja më e bukur e Rusisë, është dënua me 21 vite ...
Bota
20 Dhjetor 2024, 19:41
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Ndërsa kërcënime të reja të mundshme nga hakerët kinezë u identifikuan këtë javë, q...