LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Nuk vlen më shpërblimi për arrestimin e liderit të ri sirian

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara, e ka ofruar qysh prej vitit 2017 një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për ata që kanë informacione që çojnë në arrestim të Sharaas, të njohur më parë si Abu Mohammed al-Jolani, duke përmendur lidhjet e tij të së kaluarës me grupin terrorist, Al-Kaida.

20 Dhjetor 2024, 22:02 Nga M.B
SHBA: Nuk vlen më shpërblimi për arrestimin e liderit të ri
Ahmed al-Shaara

SHBA- Barbara Leaf, zyrtare e lartë amerikane për Lindjen e Mesme, ka thënë të premten se e ka informuar liderin e ri të Sirisë, Ahmed al-Shaara se Uashingtoni e ka flakur tutje shpërblimin për arrestimin e tij, dhe i ka mirëpritur “mesazhet pozitive” në diskutime, përfshirë premtimin për luftim të terrorizmit.

Leaf ka thënë se ka biseduar me Shaaran për “nevojën kritike që grupet terroriste të mos përbëjnë kërcënim brenda Sirisë, apo jashtë shtetit, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe partnerët në rajon”.

“Ahmed al-Sharaa është i përkushtuar në këtë pikë”, ka thënë Leaf para gazetarëve, pas takimit në Damask.

“Bazuar në diskutimet tona, i kam thënë se nuk do të kërkojmë shpërblim për arrestimin e tij”, ka thënë zyrtarja amerikane.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) në Shtetet e Bashkuara, e ka ofruar qysh prej vitit 2017 një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për ata që kanë informacione që çojnë në arrestim të Sharaas, të njohur më parë si Abu Mohammed al-Jolani, duke përmendur lidhjet e tij të së kaluarës me grupin terrorist, Al-Kaida. Leaf, pjesë e vizitës së parë zyrtare të diplomatëve amerikanë në Damask, prej ditëve të para të luftës civile, ka thënë se Sharaa “është treguar pragmatik” dhe që bisedimet kanë qenë “të mira, shumë produktive, dhe të detajuara”.

“I kemi mirëpritur mesazhet pozitive” prej Sharaas prej kur rebelët e tij islamistë e kanë rrëzuar liderin Bashar al-Assad prej pushtetit", ka thënë Leaf.

Sharaa dhe rebelët e grupit të tij, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), vazhdojnë të jenë në listën e grupeve terroriste, të përpiluar nga Uashingtoni. Leaf nuk ka folur për këtë aspekt. HTS, grupi më i fuqishëm i rebelëve në Siri, ishte themeluar nën një emër tjetër, Jabhat al-Nusra, më 2011, dhe ka qenë degë e Al-Kaidës.

Grupi është konsideruar ndër më efektivët në luftën kundër regjimit të Assadit. Përveç nga SHBA-ja, grupi konsiderohet terrorist edhe nga Kombet e Bashkuara, Turqia dhe Bashkimi Evropian. Lideri i grupit, Ahmed al-Sharaa, i ka shkëputur lidhjet me Al-Kaidën më 2016. Ai është zotuar së fundmi për tolerancë për komunitetet dhe grupet tjera fetare. Megjithatë, e kaluara e dhunshme e grupit ka ngritur shumë pikëpyetje nëse ai do të mund t’i përmbushë premtimet.

Regjimi brutal i Assadit është rrëzuar pasi gati 14 vjetësh luftë civile, si pasojë e së cilës janë vrarë mbi 500.000 njerëz dhe janë zhvendosur miliona tjerë. Assadi dhe familja e tij janë në Rusi, pas azilit që u është miratuar direkt prej presidentit rus, Vladimir Putin./ REL

ahmed al-shaara

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale