All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Ekspertët: SHBA e ngadaltë në reagimin ndaj sulmeve kibernetike nga Kina

Paralajmërimi pasoi njoftimin për një hetim të Departamentit të Tregtisë mbi mundësinë që pajisjet e internetit të prodhuar nga firma kineze “TP-Link” përbëjnë kërcënim për miliona biznese, familje dhe agjenci qeveritare amerikane që i përdorin ato.

20 Dhjetor 2024, 19:41 Nga M.B
Ekspertët: SHBA e ngadaltë në reagimin ndaj sulmeve kibernetike
Foto ilustruese
All - Paragraf - 1

SHBA- Ndërsa kërcënime të reja të mundshme nga hakerët kinezë u identifikuan këtë javë, qeveria federale lëshoi një nga paralajmërimet e saj më të forta deri më tani në lidhje me nevojën që amerikanët, veçanërisht zyrtarët e qeverisë, të mbrojnë komunikimet e tyre nga përgjimet dhe ndërhyrjet kibernetike.

Paralajmërimi pasoi njoftimin për një hetim të Departamentit të Tregtisë mbi mundësinë që pajisjet e internetit të prodhuar nga firma kineze “TP-Link” përbëjnë kërcënim për miliona biznese, familje dhe agjenci qeveritare amerikane që i përdorin ato.

Gjithashtu të mërkurën, Kongresi ndërmori hapin e shumëpritur të financimit të një programi për heqjen e teknologjive të tjera kineze nga sistemet e amerikane të telekomunikacionit. Ligji synon heqjen dhe zëvendësimin e pajisjeve të prodhuara nga firmat kineze “Huawei” dhe “ZTE”.

Ndërsa ekspertët thanë se veprimet e fundit janë një hap në drejtimin e duhur, ata paralajmëruan se politikanët amerikanë kanë qenë jashtëzakonisht të ngadaltë në reagimet ndaj hakerëve kinezë, të cilët për një kohë të gjatë kanë patur në shënjestër sistemet thelbësore të komunikimit dhe infrastrukturës në Shtetet e Bashkuara. Pavarësisht se agjencitë e zbatimit të ligjit dhe ato të zbulimit kanë dhënë vazhdimisht alarme, masat kanë qënë të ngadalta.

Në janar, ndërsa dëshmonte para Komisionit të Posaçëm të Dhomës së Përfaqësuesve për Konkurrencën Strategjike midis Shteteve të Bashkuara dhe Partisë Komuniste Kineze, drejtori i FBI-së, Christopher Wray tha, "Ka pasur shumë pak vëmendje publike mbi faktin se hakerat e Kinës po vënë në shenjestër infrastrukturën tonë kritike, impiantet tona të trajtimit të ujit, rrjetin tonë elektrik, tubacionet tona të naftës dhe gazit natyror, sistemet tona të transportit. Rreziku që këto veprime paraqesin për çdo amerikan kërkojnë vëmendjen tonë tani”.

Një vit më parë, drejtori i FBI-së Wray paralajmëroi ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve se hetuesit e tij ishin në numër shumë më të vogël se numri i grupeve dhe hakerëve që ata po hetonin.

"Nëse secili nga agjentët kibernetikë të FBI-së dhe analistët e zbulimit do të përqendroheshin ekskluzivisht në kërcënimin e Kinës, hakerët kinezë do të ishin sërish me numër shumë më të lartë se personeli kibernetik i FBI-së, në raportin të paktën 50 me 1", tha zoti Wray.

Sipas ekspertëve, është e vështirë për politikanët që të bëjnë ndryshime që mund të kenë ndikim negativ në jetën e qytetarëve amerikanë në një kohë kur ka një mungesë të shqetësimit publik për problemin.

"Ende mbetet shumë e vështirë për qytetarët e zakonshëm amerikanë që të kuptojnë seriozitetin e spiunazhit kinez dhe shtrirjen e tij", thotë Bill Drexel, studiues në Programin e Teknologjisë dhe Sigurisë Kombëtare të Qendrës për një Siguri të Re Amerikane.

Ai e krahasoi reagimin relativisht të heshtur publik ndaj rastit të fundit të një operacioni kibernetik kinez, të njohur me emrin “Salt Typhoon”, i cili kompromentoi rrjetet e telefonisë celulare në të gjithë vendin, me reagimet e forta që shkaktoi shfaqja e një balone spiune kineze mbi territorin e Shteteve të Bashkuara në vitin 2023.

"Kjo thjesht tregon se kuptimi i pasojave të problemeve në fushën kibernetike është më i vështirë", thotë eksperti Drexel për Zërin e Amerikës.

"Për katër dekada, ne ndërthurëm zinxhirët tanë të furnizimit shumë thellë me Kinën dhe sistemet tona dixhitale u bënë gjithnjë e më të ndërlikuara, duke krijuar gjithnjë e më shumë mënyra të ndërlikuara të sulmeve kibernetike ndaj tyre", thotë eksperti Drexel.

"Ne sapo kemi filluar përpjekjet për ndryshim të kursit në këtë çështje", shtoi ai. "Por kjo prirje ka ekzistuar për një kohë të gjatë dhe po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar, duke vështirësuar përpjekjet për të kapur hapin e tyre."

Paralajmërimi për amerikanët 'në shënjestër'

Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës lëshoi udhëzime të mërkurën, duke raportuar se "ka identifikuar aktivitetin e spiunazhit kibernetik nga grupe të lidhura me qeverinë e Republikës Popullore të Kinës, që synojnë infrastrukturën komerciale të telekomunikacionit".

"Ky aktivitet mundësoi vjedhjen e të dhënave të thirrjeve të klientëve dhe komprometimin e komunikimeve private për një numër të kufizuar individësh."

Paralajmërimi dukej se lidhej me operacionin kibernetik “Salt Typhoon”, që sipas hetuesve të qeverisë, komprometoi të gjithë sistemet e kompanive të mëdha celulare në Shtetet e Bashkuara, duke i dhënë qeverisë kineze qasje të jashtëzakonshme në komunikimet mes miliona amerikanëve.

Dokumenti me pesë faqe i Agjencisë amerikane të Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës shpjegon hapat që të gjithë amerikanët, por veçanërisht ata që kanë më shumë gjasa të jenë në shënjestër të këtyre sulmeve kibernetike, duhet të ndërmarrin menjëherë.

Hapi i parë është kufizimi i menjëhershëm i përdorimit të platformave standarde të komunikimit celular, si thirrjet telefonike dhe dërgimi i mesazheve (SMS). Në vend të kësaj, agjencia këshillon amerikanët që të përdorin platformat e mesazheve falas që ofrojnë dërgim të mesazhve me kode sekrete, si aplikacioni “Signal”, të cilat ofrojnë edhe shërbime të bisedave me video mes njërëzve dhe grupeve të njerëzve. Të dhënat e dërguara me kod sekret janë jashtëzakonisht të vështira për t'u deshifruar, edhe nëse një aktor me qëllim të keq, është në gjendje t'i përgjojë ato gjatë transmetimit.

Ndër këshillat e tjera të ofruara nga Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës ishte shmangia e përdorimit të mesazheve SMS për vërtetimin me shumë faktorë të llogarive personale. Rekomandime të tjera përfshinin përdorimin e fjalëkalimeve të ndërlikuara të ruajtura në programe të menaxhimit të tyre, si dhe sugjerime specifike për përdoruesit e telefonave iPhone dhe Android.

Shqetësimet mbi pajisjet e kompanisë “TP-Link”

Të mërkurën, gazeta Wall Street Journal njoftoi se Departamenti i Tregtisë, si dhe Departamentet e Drejtësisë dhe Mbrojtjes, po hetojnë raportet se pajisjet e shërbimeve të internetit pa tel, të prodhuara nga kompania “TP-Link” me seli në Shenzhen janë një vektor sulmi për hakerët kinezë. Raporti më pas u konfirmua nga media të tjera amerikane.

Kompania “TP-Link” aktualisht kontrollon gati dy të tretat e tregut të pajisjeve të internetit për kompjuterët në Shtetet e Bashkuara. Në tetor, një raport i kompanisë Microsoft zbuloi se një operacion hakerimi kinez i quajtur “CovertNetwork-1658” ka komprometuar mijëra pajisje interneti të kompanisë “TP-Link”, duke krijuar një rrjet që përdoret nga "shumë aktorë kërcënues kinezë" për të siguruar qasje të paligjshme në rrjetet kompjuterike në mbarë botën.

Raportimi i gazetës Wall Street Journal zbuloi gjithashtu se Departamenti i Tregtisë po shqyrton mundësinë e ndalimit të shitjes së pajisjeve të internetit të kompanisë “TP-Link” në Shtetet e Bashkuara vitin e ardhshëm, një veprim që mund të destabilizojë tregun amerikan të këtyre pajisjeve.

Kongresi të mërkurën ndërmori veprime të vonuara gjatë për një kërcënim tjetër të mundshëm nga Kina, duke ndarë 3 miliardë dollarë për një program që do të financojë heqjen pajisjeve të telekomunikacionit të prodhuara nga kompanitë kineze “Huawei” dhe “ZTE” nga rrjetet e telekomunikacionit në zonat rurale të Shteteve të Bashkura.

Financimi i këtij pogrami miratohet disa vite pasi Shtetet e Bashkuara i klasifikuan dy kompanitë si një kërcënim të mundshëm për infrastrukturën dixhitale të vendit.

Duke filluar nga administrata e parë e zotit Trump, Shtetet e Bashkuara u bënë presion aleatëve në mbarë botën që të bllokojnë instalimin e pajisjeve të komunikimit celular të prodhuara nga kompanitë “Huawei” dhe “ZTE” në rrjetet e tyre 5G, në disa raste duke kërcënuar me ndalje të praktikës së ndarjes së informacioneve sekrete të zbulimit me aleatët që e injorojnë këtë kërkesë./ VOA

shba kina

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet