LIVE UPDATES
Bota

Kreu sulmin me bombë që vrau një bloger të njohur ushtarak, del para gjykatës rusja

Mbi 26 vjeçaren Darya Trepova rëndojnë akuzat se ka kryer sulmin terrorist, për kontrabandë të jashtëligjshme të mjeteve shpërthyese dhe falsifikim dokumentesh që lidhen me shpërthimin e 2 prillit në kafenenë që la të vdekur blogerin Vladen Tatarsky dhe 52 të tjerë të lënduar.

15 Nëntor 2023, 22:36 Nga I.A
Kreu sulmin me bombë që vrau një bloger të njohur ushtarak,
Darya Trepova

RUSI- Një grua doli para gjyqit të mërkurën për sulmin në një kafene të Shën Petersburgut që vrau një bloger të njohur ushtarak rus pasi i ishte dhuruar një bust të tijin që më vonë kishte shpërthyer. Mbi 26 vjeçaren Darya Trepova rëndojnë akuzat se ka kryer sulmin terrorist, për kontrabandë të jashtëligjshme të mjeteve shpërthyese dhe falsifikim dokumentesh që lidhen me shpërthimin e 2 prillit në kafenenë që la të vdekur blogerin Vladen Tatarsky dhe 52 të tjerë të lënduar.

Ajo u arrestua pak pas shpërthimit dhe përballet me 30 vite burg nëse dënohet për sulmin, sipas raporteve të agjencive ruse. Blogeri Tatarsky, 40 vjeç, ishte përkrahës i madh i operacionit ushtarak të Kremlinit në Ukrainë dhe raportonte rregullisht për luftën nga vijat e frontit.

E akuzuara Trepova shihet në një xhirim ndërsa i dhuron bllogerit Tatarsky një bust me shëmbëlltyrën e tij disa momente para se shpërthimit në kafiterinë pranë lumit në pjesën historike të qytetit të dytë më të madh rus ku po mbante një diskutim. Mediat ruse raportuan se zonja Trepova u tha hetuesve se asaj i është kërkuar të dorëzojë statujën, por se nuk e dinte se çfarë pati brenda saj.

Një i njohur 27 vjeç i zonjës Trepova, Dmitry Kasintsev, po gjykohet bashkë me të, ndonëse ai po mbahet në arrest shtëpiak. Ajo ka qëndruar në banesën e tij pas shpërthimit dhe autoritetet e akuzojnë se ka fshehur një krim të rëndë. Autoritetet ruse kanë fajësuar agjencitë ukrainase të zbulimit për orkestrimin e sulmit. Autoritetet në Kyiv nuk u janë përgjigjur drejtpërdrejt akuzave, por një këshilltar i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka përshkruar sulmin si pjesë të telasheve të brendshme në Rusi.

Shërbimi federal rus i zbulimit, i njohur si FSB, ka akuzuar një shtetas ukrainas, të identifikuar si Yuriy Denysov se ka mbledhur informacion për Tatarsky-n dhe ka furnizuar të akuzuarën Trepova me eksplozivë përmes një poste. Sipas FSB-së, zoti Denysov veproi me urdhrin e shërbimit ukrainas të zbulimit. Blogeri Tatarsky kishte qindra mijëra ndjekës në kanalit e tij në aplikacionin Telegram. Ai u ishte bashkuar separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës pas shpërthimit të kryengritjes së përkrahur nga Moska në vitin 2014 dhe luftoi në vijat e frontit me vite të tëra para së t’i kthehej punës së tij si blloger.

Blogerët ushtarakë po luajtur një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në Rusi gjatë luftës në Ukrainë. Ata mbështesin Kremlinin, por shpesh kritikojnë udhëheqësit ushtarak rusë dhe shfaqin të metat e ndryshme të ushtrisë. Për dallim prej mediave të pavarura dhe opozitës, ata nuk janë përballur me pasoja për shkak të kritikave.

FSB-ja pretendon se Trepova ishte mbështetëse e udhëheqësit të burgosur të opozitës ruse Alexei Navalny dhe se aleatët e tij kryesor, Ivan Zhdanov dhe Leonid Volkov, kanë bërë thirrje të vazhdueshme për aktivitete sabotimi në Rusi.

Zoti Zhdanov ka pretenduar se autoritetet do të provojnë ta shfrytëzojnë shpërthimin për të zgjatur dënimin me burg të zotit Navalny, që po vuan një dënim 19 vjeçar pasi u dënua me akuza për ekstremizëm, të cilat ai i hedh poshtë si të pavërteta.

Në një letër drejtuar “Bumaga”, një medie të Shën Petersburgut, zonja Trepova tha se një gazetar dhe blloger ushtarak, të cilin e njihte, e kishte ftuar të merrte pjesë në prezantimet e zotit Tatarsky për një hulumtim gazetarie dhe se ajo nuk kishte ide se do të çonte deri tek shpërthimi vdekjeprurës. Ajo nuk identifikoi gazetarin në fjalë.

“Nuk e dija se do t’i prezantoja Tatarskyt ndonjë gjë,” u citua Trepova. “Moralisht, natyrisht, është shumë vështirë. Ende nuk mund ta besoj se çfarë ka ndodhur.”

Marrë nga VOA

darya trepova vladen tatarsky

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!