Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Shtetet e Bashkuara të premten për herë të parë akuzuan drejtpërdrejt Korenë e Veriut dhe Rusinë për shkëmbim të armatimit.
SHBA- Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Korea e Veriut i ka dorëzuar Rusisë më shumë se 1000 konteinerë me pajisje ushtarake dhe municione për vazhdimin e luftës në Ukrainë.
Shtetet e Bashkuara të premten për herë të parë kanë akuzuar drejtpërdrejt Korenë e Veriut dhe Rusinë për shkëmbim të armatimit. Sipas mediave të huaja, Uashingtoni ka thënë se koreano-veriorët iu kanë dërguar rusëve më shumë se 1000 konteinerë me pajisje ushtarake dhe municione gjatë muajit të kaluar.
Deklarata e Shtëpisë së Bardhë vjen një muaj pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un udhëtoi në lindjen e largët të Rusisë dhe u takua me Presidentin Vladimir Putin, duke shkaktuar shqetësim në mesin e aleatëve të Kievit mbi mundësinë e një marrëveshjeje të mundshme armësh.
"Ne e dënojmë DPRK-në për sigurimin e Rusisë me këtë pajisje ushtarake, e cila do të përdoret për të sulmuar qytetet ukrainase, për të vrarë civilë ukrainas dhe për të çuar më tej luftën e paligjshme të Rusisë," u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, duke përdorur emrin zyrtar të Koresë së Veriut.
"Ky partneritet ushtarak në zgjerim midis DPRK-së dhe Rusisë, duke përfshirë çdo transferim teknologjie nga Rusia në DPRK, minon stabilitetin rajonal dhe regjimin global të mospërhapjes," shtoi ai.
Sipas një grafiku të siguruar nga Shtëpia e Bardhë, midis 1 shtatorit dhe 1 tetorit, një ngarkesë me konteinerë u dërgua në rrugë detare nga Najin, Koreja e Veriut, në Dunay, Rusi. Më pas ata u dërguan me hekurudhë në një depo municioni pranë Tikhoretsk në Rusinë jugperëndimore, rreth 290 kilometra (180 milje) nga kufiri ukrainas.
Koreja e Veriut, të cilën SHBA e ka akuzuar më parë se ka furnizuar me predha grupit rus Wagner, është një prodhues masiv i armatimit konvencional dhe dihet se ka rezerva të mëdha të materialit luftarak të epokës sovjetike,megjithëse në gjendje të panjohur.
Ndërsa Rusia tha se nuk u nënshkruan asnjë marrëveshje gjatë vizitës së Kim, Putin tha se shihte "mundësi" për bashkëpunim ushtarak. Rusia dhe Koreja e Veriut, aleatë historikë, janë të dy nën një sërë sanksionesh globale, Moska për pushtimin e Ukrainës dhe Pheniani për testimin e armëve bërthamore. Kirby tha se dërgesat nga Koreja e Veriut shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së,
Rexhep Tajip Erdogan TURQI- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi SHBA-në për përkeqësimin e tensioneve midis...
foto ilustruese SHBA-Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u ka kërkuar autoriteteve izraelite që të shmangin n...
Qeveria e Kosovës KOSOVË- Qeveria e Kosovës tha se mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri ...
foto ilustruese IZRAEL- Zyra e shtypit e Hamasit thotë se 70 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë në sulmin ajror i...
foto ilustruese LIBAN- Izraeli po kryen sulme me dronë ndaj objektivave të Hezbollahut në Liban, kanë thënë Forcat e Mbrojtje...
Humza Yousaf SKOCI- Ministri i parë i Skocisë, Humza Yousaf ka shpërthyer në lot në një intervistë për SkyNews, ku ...
Ibrahim Traore dhe Vladimir Putin RUSI- Junta e Burkina Fasos ka nënshkruar një marrëveshje me Rusinë për të ndërtu...
Vera Jourova BRUKSEL- Zëvendëspresidentja e Komisionit Evropian për vlera dhe transparencë, Vera Jourova, thotë se Hungaria duhet ...
Vjosa Osmani dhe Ozkan Ulutas KOSOVË- Pas marrjes së detyrës së komandantit të ri të KFOR-it, presidentja e Kosovës, Vjo...
TIRANË- Ballkani Perëndimor mori vendin si rruga më aktive e migracionit të parregullt në muajin shtator, vlerëson raporti m&eum...