LIVE UPDATES
Bota

VOA: Rruga e Ballkanit rikthehet si rruga kryesore e kalimit të migrantëve të parregullt në Europë

Sipas raportit 18883 raste të kalimeve të emigranëtve të parregullt u evidentuan në këtë rrugëkalim, ndërkohë që rruga e Mesdheut Qëndror, shënoi një rënie me rreth 16600 raste gjatë muajit shtator.

13 Tetor 2023, 19:03 Nga I.A

VOA: Rruga e Ballkanit rikthehet si rruga kryesore e kalimit të

TIRANË- Ballkani Perëndimor mori vendin si rruga më aktive e migracionit të parregullt në muajin shtator, vlerëson raporti më i fundit i organizatës policore europiane për ruajtjen e kufijve FRONTEX. Sipas raportit 18883 raste të kalimeve të emigranëtve të parregullt u evidentuan në këtë rrugëkalim, ndërkohë që rruga e Mesdheut Qëndror, shënoi një rënie me rreth 16600 raste gjatë muajit shtator.

Ndërsa si nëntëmujor, nga janari deri në shtator, rruga e Ballkanit Perëndimor, shënoi 81800 raste të kalimeve të migrantëve me një rënie prej 23%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Migrantët që përshkuan rrugën e Ballkanit Perëndimor ishin kryesisht nga Siria, Afganistani dhe Turqia.

Rruga e Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëria

Kalimet e përkohshme të migranëtve të parregullt nga kufiri grek drejt territorit shqiptar vijuan nëntë muajt e parë të këtij viti duke shënuar rritje në zonën kufitare të Sarandës dhe një rënie në zonat kufitare të Gjirokastërs dhe Korçës, krahasur me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në territorin e Gjirokastrës u evidentuan nga janari në shtator rreth 900 migrantë të parrregullt më pak se gjysma krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Sipas të dhënave të policive kufitare, migrantët që kalojnë përkohësisht në territorin shqiptar janë kryesisht nga Pakistani, Bangladeshi, Afganistani dhe Siria.

Shumë prej migrantëve nga Bangaldeshi dhe Pakistani kanë qëndruar prej vitesh në Greqi dhe synojnë të kalojnë përmes Shqipërisë drejt vendeve të tjera europiane pasi nuk kanë arritur të rregullojnë në Greqi statusin e tyre të qëndrimit. FRONTEX-i e zgjeroi këtë vit misionin e ndihmës ndaj policisë kufitare shqiptare edhe në zonën e Sarandës në kufi me qytetin port grek të Igumenicës për t`iu përgjigjur ardhjeve të shtuara të migrantëve të parregullt në këtë zonë.

FRONTEX-i nënshkori këtë vit një marrëveshjes të përbashkët me Ministrinë e Brendshme shqipatre për të mbrojtur të drejtat themelore në të gjitha aktivitetet operacionale në Shqipëri. FRONTEX-i nisi operacionin e parë të agjencisë në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri, në maj të vitit 2019. Aktualisht janë 162 oficerë evropianë të rojeve kufitare që punojnë së bashku me Policinë Kufitare Shqiptare.

Kalimet e migrantëve të parregullt drejt Europës më të lartat që nga viti 2016

FRONTEX-i tha se gjatë muajit shtator ka pasur 51500 raste të kalimeve të parregullta kufitare në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian me një rritje 17% , krahasuar me shtatorin e një viti më parë. FRONTEX-i tha në raport se numri i kalimeve të parregullta kufitare në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian u rrit me 17% në nëntë muajt e parë të vitit 2023 (në 279350 persona), totali më i lartë për periudhën që nga viti 2016.

Mesdheu Qendror përbën një në çdo dy raste të kalimeve në kufijtë e jashtëm të BE-së nëntë muajt e parë të këtij viti, ndërsa në shtator numri i kalimeve në këtë rajon ra me një të tretën nga muaji i kaluar. Mesdheu Qendror, sipas FRONTEX-t, mbetet rruga më aktive për në Bashkimin Europian këtë vit, me më shumë se 131 600 raste të raportuara nga autoritetet kombëtare në nëntë muajt e 2023. Ky është totali më i lartë në këtë rrugë për këtë periudhë, që nga viti 2016.

“Fatkeqësisht, kalimet detare mbeten jashtëzakonisht të rrezikshme", thuhet në raportin e FRONTEX .

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Migrimit (IOM), më shumë se 2384 persona u zhdukën në Mesdhe këtë vit, me shumicën dërrmuese në rrugën e Mesdheut Qendror. Edhe numri i kalimeve të parregullta në Kanalin Anglez drejt Britanisë së Madhe ra 12% në nëntë muajt e parë në mbi 46,500 persona", thotë raporti i FRONTEX-it.

FRINTEX-i tha se 2750 oficerë të trupave të përhershme janë të përfshirë në operacione të ndryshme që mbështesin shtetet anëtare dhe vendet fqinje në mbrojtjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian dhe luftimin e krimit.

Marrë nga VOA

rruga e ballkanit emigrantet

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet