LIVE UPDATES
Aktualitet

Këshillit të BE-së i kërkohet ta shqyrtojë aplikimin e Kosovës për anëtarësim

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 15 dhjetor të vitit 2022. Prej atëherë, presidenca e Këshillit të BE-së është ndarë mes pesë shteteve anëtare: Çekisë, Suedisë, Spanjës, Belgjikës dhe Hungarisë. E para e ka pranuar aplikimin, por asnjë tjetër nuk e ka shqyrtuar atë.

10 Dhjetor 2024, 15:10 Nga r.ll
Këshillit të BE-së i kërkohet ta shqyrtojë aplikimin e
foto ilustruese

BRUKSEL- Një komision ndërparlamentar mes BE-së dhe Kosovës i ka bërë thirrje të martën Këshillit të BE-së t’i japë mandat Komisionit Evropian për ta shqyrtuar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Komisioni, i cili vepron në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit mes Kosovës dhe BE-së, gjithashtu u ka kërkuar pesë vendeve anëtare të bllokut që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë “sa më parë” një gjë të tillë.

“Mbështesim aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, përsërisim se shtetet e ardhshme anëtare duhet të vlerësohen në bazë të meritave individuale”, thuhet në rekomandimin e përbashkët të komisionit.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian, më 15 dhjetor të vitit 2022. Prej atëherë, presidenca e Këshillit të BE-së është ndarë mes pesë shteteve anëtare: Çekisë, Suedisë, Spanjës, Belgjikës dhe Hungarisë. E para e ka pranuar aplikimin, por asnjë tjetër nuk e ka shqyrtuar atë.

Këshilli, përkatësisht përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare vendosin se kur aplikacioni i dërgohet Komisionit Evropian, i cili ftohet të përgatisë një opinion për meritat e vendit aplikues për të marrë statusin e vendit kandidat dhe për të hapur negociatat e anëtarësimit.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat.

Në rekomandimet që janë miratuar përshëndetet përkushtimi i Kosovës për anëtarësim në BE, që është synim me mbështetje të fuqishme nga qytetarët.

“Shprehim bindjen e thellë se procesi i integrimit në BE sjell një fuqi domethënëse transformuese dhe konsolidim demokratik, integritetit institucional dhe kohezionin socio-ekonomikë”, thuhet në rekomandimet.

Temë kryesore e diskutimeve ishin përparimi i Kosovës në reformat e lidhura me BE-në, sundimi i ligjit dhe të drejtat e pakicave në Kosovë, dialogu me Serbinë, bashkëpunimi rajonal dhe anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ndërkohë, komisioni gjithashtu theksoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellët mes dy vendeve fqinje. Këto kërkesa u miratuan nga delegacioni i përbashkët në takimin e parë të zhvilluar në Bruksel të martën.

Takimi u bashkëkryesua nga shefi i delegacionit të Parlamentit Evropian, Davor Ivo Stier, dhe nga Mimoza Kusarit, shefja e delegacionit të Kuvendit të Kosovës.

Në këto rekomandime vlerësohet edhe vendimi i Kosovës për ta hequr kufizimet për importin e mallrave nga Serbia dhe heqja e njëanshme e vizave për shtetasit e Bosnje e Hercegovinës si kontribut për bashkëpunimin rajonal.

Po ashtu, është përshëndetur edhe përparimi i Kosovës në përmbushjen e kritereve për përfitime nga Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Ky komision i ka dënuar sulmet në veri të Kosovës, ai atë në Banjskë në vjeshtën e vitit 2023, ashtu edhe sulmin e fundit në kanalin Ibër-Lepencit, si dhe ka kërkuar që kryesit e këtyre sulmeve sa më parë të nxirren para drejtësisë.

Komisioni ka shprehur keqardhje për vazhdimin e masave që BE ka në fuqi ndaj Kosovës dhe ka bërë ftesë që ato të hiqen “menjëherë”./REL

kosove be komisioni europian

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici