LIVE UPDATES
Aktualitet

Privatizimi i Butrintit/ Courrier des Balkans: Si Shqipëria po shet trashëgiminë e saj arkeologjike

Siti ka monumente të shumta historike, si një teatër antik dhe një bazilikë paleokristiane, të zbuluara nga arkeologu italian Luigi Ugolini, i cili qe dërguar në vitin 1924 të ndiqte gjurmët e Eneas. Musolini e konsideronte veten në fakt, si kulminacionin e një vargu të gjatë heronjsh romakë nga Enea tek Romuli e Augusti.

10 Dhjetor 2024, 13:50 Nga Ilda Mara
Privatizimi i Butrintit/ Courrier des Balkans: Si Shqipëria po shet
Butrinti

SARANDË- Parku arkeologjik i Butrintit, pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 1992, është një thesar i paçmuar i Shqipërisë dhe këtë vit festoi njëqind vjetorin e zbulimit të tij. I themeluar nga Kaonët, një fis i lashtë grek, Butrinti falë pozicionit të tij strategjik pranë kanalit të Vivarit ka qënë vendtakim qytetërimesh nga një polis, një qytet kaon, me pas në një koloni romake e më pas ka qënë një seli peshkopale bizantine.

Siti ka monumente të shumta historike, si një teatër antik dhe një bazilikë paleokristiane, të zbuluara nga arkeologu italian Luigi Ugolini, i cili qe dërguar në vitin 1924 të ndiqte gjurmët e Eneas. Musolini e konsideronte veten në fakt, si kulminacionin e një vargu të gjatë heronjsh romakë nga Enea tek Romuli e Augusti. I shtyrë nga dëshira për të gjetur dëshmi të gjurmëve të Eneas në Butrint, Ugolini e pagëzoi këtë portë si Porta Skea, dhe pretendoi se heroi trojan ishte ndalur atje. Ky zbulim u përdor si mjet propagande në vitin 1931, me rastin e 2000-vjetorit të poetit Virgjil, me botimin e një pulle që tregon Portën e Skeas, dhe përshëndetjen fashiste.

Megjithatë, pavarësisht rëndësisë historike dhe kulturore të këtij siti, qeveria shqiptare ka vendosur që ta transferojë menaxhimin e tij tek Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), duke shkaktuar shqetësim të madh tek mbrojtësit e trashëgimisë kulturore shqiptare. Këta të fundit kanë frikë se ky vendim do të rrezikojë integritetin historik të Butrintit dhe do të çojë në një menaxhim jo-transparent që nuk përputhet me standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së tij.

Privatizimi i menaxhimit të trashëgimisë kulturore

Në vitin 2018, qeveria shqiptare miratoi një ligj për trashëgiminë kulturore dhe muzetë, të miratuar nga shumica socialiste në Parlament, duke lejuar fondacionet private, përfshirë ato të huaja, të menaxhojnë objektet kulturore shtetërore. Një ligj i sponsorizuar nga AADF ku pikërisht në këtë kontekst AADF mori menaxhimin e Parkut kombëtar të Butrintit, duke krijuar kështu një konflikt të dukshëm interesi. Në fakt, qeveria shqiptare ka vendosur t’i besojë menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit një fondacioni të krijuar bashkërisht nga Ministria e Kulturës dhe AADF: Fondacionin për Menaxhimin e Butrintit (BMF), i cili do të ketë një qira dhjetëvjeçare me mundësi rinovimi.

Ministri i ri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Blendi Gonxhja, njoftoi tetorin e kaluar një rritje mbresëlënëse të të ardhurave të parkut,  duke shkuar nga 800.000 euro në një vit në 800.000 euro në vetëm 71 ditë… Kjo ngre pikëpyetje për menaxhimin e ish-ministrave, Mirela Kumbaro dhe Elva Margariti, dhe evidenton joefikasitetin e administrimit të tyre. Në vetëm 71 ditë, ekipi i Blendi Gonxhes tregoi se parku mund të menaxhohej me efiçencë nga ekipet shqiptare.

Michael Granoff, president i AADF, është shprehur se Fondacioni i tij do të kontribuojë me pesë milionë dollarë, dyfishin e kontributit të qeverisë shqiptare, duke marrë të drejtën për të emetuar biletat dhe për të mbledhur të gjitha të ardhurat dytësore nga parku për dhjetë vjet. Sipas Auron Tares, ish-drejtor i Parkut, nëse Butrinti gjeneron të paktën 1.5 milionë euro në vit, BMF mund të mbledhë 15 milionë euro në dhjetë vjet. Pra, a i duhen vërtet shtetit shqiptar pesë milionë dollarët nga fondacioni privat, kur tashmë mund të gjenerojë shumë më tepër falë të ardhurave nga vizitat?

Për më tepër, AADF po përballet me kritika për veprimet e saj në lidhje me zonën arkeologjike të Butrintit dhe zona të tjera të trashëgimisë në Shqipëri. Fondacioni akuzohet se ka shpenzuar më shumë se 300,000 dollarë për të realizuar dy plane menaxhimi të integruar për Butrintin, si dhe 50,000 dollarë për të ndikuar në legjislacionin e trashëgimisë kulturore që të lehtësonte marrjen në kontroll të Parkut. Për më tepër, AADF dyshohet se ka përdorur fondet publike amerikane për të mbrojtur pozicionin e saj përpara Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Shqetësimet e UNESCO-s

AADF është e përfshirë gjithashtu dhe në menaxhimin e zonave të tjera në Shqipëri, si parku i Drilonit në Liqenin e Ohrit dhe zonat e Beratit dhe Gjirokastrës. Kjo përfshirje shihet si shkelje e Konventës së UNESCO-s të vitit 1972 për Mbrojtjen e Trashëgimisë Botërore, e cila ka bërë që të ketë kritika indirekte ndaj AADF nga UNESCO, veçanërisht në rastint e Liqenit të Ohrit, i cili mund të vendoset në listën e trashëgimisë në rrezik të UNESCO-s.

Transferimi i menaxhimit të Butrintit privon Shtetin Shqiptar nga roli i tij qëndror në menaxhimin e Parkut, duke vënë në rrezik ruajtjen e kësaj trashëgimie botërore, e cila duhet të mbetet nën përgjegjësinë e tij të drejtpërdrejtë sipas detyrimeve ndërkombëtare.

Kjo marrëveshje mund të shkelë parimet themelore të Konventës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të vitit 1972, e cila thotë se shtetet palë janë përgjegjëse për mbrojtjen dhe menaxhimin e siteve të tyre në Listën e Trashëgimisë Botërore. Por kjo marrëveshje mund të jetë gjithashtu në kundërshtim me nenin 101 të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian (BE), i cili e detyron Shqipërinë të respektojë standardet në lidhje me ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e qëndrueshëm. MSA kërkon gjithashtu që Shqipëria të harmonizojë politikat e saj kombëtare me rregullat evropiane, përfshirë edhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Sipas UNESCO-s, shtetet palë, përfshirë Shqipërinë, janë të detyruara të sigurojnë menaxhimin dhe mbrojtjen e siteve të tyre në listën e trashëgimisë Botërore, siç është Butrinti. Ky transferim mund të shihet si një devijim nga pritshmëritë e BE-së në lidhje me bashkëpunimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, duke rrezikuar angazhimet e Shqipërisë për mbrojtjen e trashëgimisë së saj dhe marrëdhënien e saj me BE-në. Mbrojtja e Butrintit duhet të jetë një përgjegjësi kombëtare, nën kontrollin e shtetit shqiptar, në bashkëpunim me ekspertë të institucioneve ndërkombëtare.

Qendra e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe organet këshilluese kanë shprehur shqetësimin për një fragmentim të menaxhimit, një model që mund të rrezikojë integritetin e Butrintit. Pavarësisht kësaj, qeveria shqiptare duket e vendosur për të vazhduar me këtë model. Gjykata Kushtetuese shqiptare e validoi marrëveshjen, megjithëse disa gjyqtarë votuan kundër, duke evidentuar rreziqet për mbrojtjen e Butrintit. Sipas avokatit Agron Alibali, “marrëveshja mes qeverisë dhe Fondacionit të Menaxhimit të Butrintit (BMF) mund të prishet, për shkak të mospërmbushjes së kushteve të vendosura”. Ai mbështet idenë që Butrinti të duhet mbetet nën menaxhimin e qeverisë deri në arritjen  e një marrëveshjeje të re në përputhje me rekomandimet e UNESCO-s.

Një hotel dhe 600 hektarë të humbur

Transferimi i menaxhimit të Parkut, i cili ishte planifikuar fillimisht për në fund të tetorit 2024, ende nuk është realizuar për shkak të vonesave administrative, siç është inventarizimi i kryer nga MEKI dhe kompleksiteti i diskutimeve mes palëve të interesuara. Kjo ofron një mundësi për të rimenduar këtë vendim strategjik, sidomos për shkak të shqetësimeve të shprehura nga UNESCO dhe BE.

UNESCO ka shprehur shqetësime serioze për heqjen e rreth 600 hektarëve nga Parku Kombëtar i Butrintit, ku po ndërtohet një kompleks hotelier. Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, tashmë ministre e Turizmit dhe Mjedisit, ka vijuar të reduktojë zonën e mbrojtur të parkut përmes një legjislacioni për zonat e mbrojtura. Më 22 shkurt 2024, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin 21/2024, për ndryshimin e Ligjit të vitit 2017 për Zonat e Mbrojtura. Kjo reformë hasi në kundërshtime nga shoqatat mjedisore, aktorë të caktuar politikë dhe  përfaqësuesit të BE-së në Shqipëri.

UNESCO i ka kërkuar shtetit shqiptar të paraqesë një plan urgjent për mbrojtjen e kësaj zone dhe të sigurojë menaxhimin e koordinuar të të gjithë parkut kombëtar dhe zonës së tij tampon, për të shmangur çdo fragmentim të menaxhimit të tij. Kjo situatë nxjerr në pah tensionet mes zhvillimit ekonomik dhe ruajtjes së trashëgimisë botërore. Raporti i UNESCO-s thekson gjithashtu se menaxhimi i zonës dhe i rrethinave të tij duhet të jetë koherent dhe i mbikëqyrur nga një autoritet qëndror, me mjete të mjaftueshme për të garantuar ruajtjen e vlerës së tij të jashtëzakonshme universale. Shqetësimet në lidhje me qartësinë e kufijve të Parkut të Butrintit dhe zonës së tij tampon duhet gjithashtu të zgjidhen sa më shpejt, gjë që mund të lejonte rishikimin e vendimit në lidhje me transferimin e menaxhimit.

“Është njëlloj sikur shteti francez të ndihej i paaftë për të menaxhuar Kalanë e Versajës dhe të vendoste t’ia besonte atë një entiteti privat.”

Kjo vonesë ofron një mundësi për të forcuar koordinimin mes autoriteteve lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare dhe për t’u angazhuar në një dialog më gjithëpërfshirës me komunitetet lokale për të garantuar menaxhimin më të mirë të mundshëm të Parkut të Butrintit. Shteti duhet t’i paraqesë më në fund Qendrës së Trashëgimisë Botërore, brenda datës 1 shkurt 2025, një raport të përditësuar mbi gjendjen e ruajtjes së parkut, me një plan të detajuar veprimi dhe një afat kohor për zbatimin e rekomandimeve të misionit të vitit 2022, që do të shqyrtohet nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore në sesionin e tij të 47-të.

Parku i Butrintit, si pasuri botërore, duhet patjetër të mbetet nën menaxhimin e shtetit shqiptar për të garantuar ruajtjen e tij. Transferimi i drejtimit të Parkut tek BMF rrezikon këtë mision dhe cënon angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë. Është thelbësore që shteti të mbajë kontrollin e Parkut dhe të bashkëpunojë me autoritetet ndërkombëtare për të siguruar mbrojtjen e qëndrueshme të tij. Është njëlloj sikur shteti francez të ndihej i paaftë për të menaxhuar Kalanë e Versajës dhe të vendoste t’ia besonte atë një entiteti privat./ Courrier des Balkans

courrier des balkans

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj