Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Takimi i Këshillit NATO-Ukrainë, që do të organizohet përmes video-lidhjes, pritet të fokusohet veçanërisht në pyetjen nëse aleatët mund të furnizojnë Ukrainën me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore në një periudhë afatshkurtër.
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, pritet të kërkojë për mbështetje shtesë ushtarake për fushatën mbrojtëse të shtetit të tij kundër Rusisë. Këtë kërkesë ai është planifikuar që ta bëjë gjatë një takimi urgjent me ministrat e Mbrojtjes të shteteve të NATO-s me të cilët do të takohet më 19 prill.
Takimi i Këshillit NATO-Ukrainë, që do të organizohet përmes video-lidhjes, pritet të fokusohet veçanërisht në pyetjen nëse aleatët mund të furnizojnë Ukrainën me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore në një periudhë afatshkurtër. Sipas Zelenskyy-t, Forcat e Armatosura të Ukrainës po ashtu kanë nevojë për armë shtesë, predha të artilerisë, makina ushtarake dhe dronë.
Ukraina aktualisht po shqetësohet nëse mund të mbajë vijën e frontit dhe të mbrojë infrastrukturën ekzistuese të energjisë, tha Zelenskyy. Rusia, që nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit 2022, javët e fundit ka rritur presionin ushtarak ndaj shtetit fqinj dhe përmes sulmeve ajrore ia ka shkatërruar pothuajse të gjitha termocentralet.
Sipas informacioneve që Zelensky prezantoi në fillim të prillit, shtetit të tij do t’i duhen 25 sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot – të prodhimit amerikan - secili me nga gjashtë deri në tetë raketahedhës apo pajisje të ngjashme, në mënyrë që të mbrohet plotësisht hapësira ajrore ukrainase. Alternativë për këtë lloj sistemi ajror janë sistemet e tjera sikurse Iris-T, SAMP/T dhe NASAMS.
Qeveria gjermane veçse ka njoftuar gjatë fundjavës së shkuar se do t’i japë Ukrainës edhe një sistem Patriot. Por, edhe nga shtete të tjera pritet të bëhen zotime të tilla, përfshirë edhe Spanjën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, së fundi tha se në situatën aktuale, ai beson se është më e rëndësishme që të ndihmohet Ukraina sesa të përmbushen synimet e aleancës sa i përket sigurimit të armëve dhe municioneve.
Marrë nga REL
Foto ilustruese LINDJE E MESME- SHBA-ja ka kufizuar udhëtimin për personelin e ambasadës së saj në Izrael dhe anëtar&eum...
Foto ilustruese UKRAINË- Tre persona u vranë dhe njëzet u plagosën në sulmet ruse mbrëmë në provincën Dniprope...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Mediat amerikane thonë se Izraeli i dha Uashingtonit një paralajmërim paraprak në lidhje me sulmin q&eu...
Iran LINDJE E MESME- Lidhur me sulmin e pretenduar të Izraelit mëngjesin e sotëm, ka reaguar zëdhënësi i Qendrës Ko...
Erdogan dhe Scholz TURQI- Turqia është një partner i rëndësishëm strategjik, prandaj BE-ja dëshiron të negocioj&eum...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Izraeli, ka lëshuar mëngjesin e sotëm, raketa në një sulm hakmarrës kundër Iranit. ...
2-vjeçari Emile FRANCË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me hetimet për vdekjen e 2-vjeçarit në Franc&eum...
Foto ilustruese MAQEDONI- Maqedonia e Veriut do ta shqyrtojë largimin nga nisma Ballkani i Hapur, pasi tashmë ka informacione se Serbia ka qen&eu...
Përfaqësuesit e G7 ITALIA- Grupi i shtatë vendeve më të zhvilluara të botës ripohoi mbështetjen e tij për Ukra...
Këshilli i Sigurimit SHBA- Shtetet e Bashkuara të enjten bllokuan OKB-në nga njohja e një shteti palestinez, duke i vënë...