LIVE UPDATES
Bota

SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve palestineze në OKB

Shtetet e Bashkuara thonë se një shtet i pavarur palestinez duhet të krijohet përmes negociatave të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez dhe jo përmes veprimit të OKB-së.

19 Prill 2024, 07:21 Nga M.B
SHBA bllokon nismën për anëtarësimin e territoreve
Këshilli i Sigurimit

SHBA- Shtetet e Bashkuara të enjten bllokuan OKB-në nga njohja e një shteti palestinez, duke i vënë veton një projektrezolute në Këshillin e Sigurimit për anëtarësim me të drejta të plota të Autoritetit Palestinez në organin e lartë botëror. Shtetet e Bashkuara thonë se një shtet i pavarur palestinez duhet të krijohet përmes negociatave të drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez dhe jo përmes veprimit të OKB-së.

Uashingtoni i vuri veton projektrezolutës, e cila i kërkonte Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së prej 193 anëtarësh që "Shteti i Palestinës të pranohej si anëtar në Kombet e Bashkuara". Britania dhe Zvicra abstenuan, ndërsa 12 anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit votuan në favor të projektrezolutës. Territoriet palestineze janë aktualisht një shtet vëzhgues jo-anëtar, një njohje de fakto e shtetësisë që u dha nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2012. Por kërkesa për t'u bërë anëtar me të drejta të plota i OKB-së duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit dhe më pas të paktën nga dy të tretat e vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme.

Përpjekja palestineze për anëtarësim të plotë në OKB vjen gjashtë muaj pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës dhe ndërsa Izraeli po zgjeron vendbanimet në Bregun Perëndimor.

"Përshkallëzimet e fundit e bëjnë edhe më të rëndësishme mbështetjen e përpjekjeve me besim të mirë për të gjetur paqe të qëndrueshme midis Izraelit dhe një shteti palestinez plotësisht të pavarur dhe sovran", i tha Këshillit të Sigurimit më herët të enjten Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

"Mungesa e përparimit drejt një zgjidhjeje me dy shtete do të rrisë paqëndrueshmërinë dhe rrezikun për qindra miliona njerëz në të gjithë rajonin, të cilët do të vazhdojnë të jetojnë nën kërcënimin e vazhdueshëm të dhunës", tha ai.

Rreth 34 mijë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës izraelite, sipas ministrisë së shëndetësisë në Rripin e Gazës, të dhëna këto të pakonfirmuara nga burime të pavarura. Ato gjithashtu thonë se shumica e 2.3 milionë banorëve janë zhvendosur dhe se pjesa më e madhe e Gazës është shkatërruar.

Lufta filloi kur Hamasi kreu një sulm terrorist ndërkufitar në pjesën jugore të Izraelit më 7 tetor, në të cilin sipas autoriteteve izraelite, 1200 njerëz u vranë dhe 253 u morën peng. Izraeli thotë se rreth 130 vetë vazhdojnë të mbahen peng, por një e katërta e tyre kanë të vdekur. Hamasi është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Bashkimi Evropian dhe disa vende të tjera vende./ VOA

okb

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë