Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tubimi u mbajt para monumentit të Car Llazarit, ndërsa zyrtarët serbë bënë thirrje njëri pas tjetrit se shteti i tyre i vetëm është Serbia dhe presidenti Aleksandër Vuçiç.
KOSOVË- Ka përfunduar tubimi i mbajtur në Mitrovicën e Veriut i organizuar me thirrjen e Listës serbe ku pas dorëehqjes nga institucionet e Kosovës kërkohet krijimi i Asosacionit.
Sipas mediave vendase, tubimi u mbajt para monumentit të Car Llazarit, ndërsa zyrtarët serbë bënë thirrje njëri pas tjetrit se shteti i tyre i vetëm është Serbia dhe presidenti Aleksandër Vuçiç.
Para turmës foli edhe komandanti i Rajonit Verior të Policisë së Kosovës, Nenad Gjuriç, i cili ishte i pari që dha dorëheqje nga posti pas suspendimit të tij nga qeveria në Prishtinë.
"Serbët e mi të lavdishëm dhe të vuajtur, qëndrimi sot para jush është jo vetëm një nder i madh, por një privilegj që pasqyrohet në veprat e të parëve tanë dhe në sytë e fëmijëve tanë" - tha Gjuriç.
Ai shtoi se populli serb ka fjetur dhe ka ëndërruar për shumë vite duke besuar në një ëndërr që dikush tjetër do ti krijonte.
"Befas, u zgjuam. U zgjuam nga një ëndërr e rreme"- shtoi Gjuriç.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka theksuar se serbët janë mbledhur sot për të dërguar mesazhin se ka mjaft padrejtësi ndaj serbëve në Kosovë.
"Dje kemi dorëzuar dorëheqjet, por tani dua t'ju kthej publikisht mandatet, ju na zgjodhët ne, jo Prishtinën. U mblodhëm për të dërguar mesazh se në Kosovë dhe Metohi ka shtypje të mjaftueshme ndaj serbëve" - theksoi Rakiç.
Milan Radojeviç, i cili sot ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme nga posti i kryetarit të komunës së Mitrovicës së Veriut, ka theksuar se askush nuk do t'i dëbojë serbët nga Kosova.
"Lufta jonë vazhdon, do të jetë në një formë tjetër, por nuk ka dorëzim, ne vazhdojmë"-tha ai.
Para turmës iu drejtua edhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiç, i cili u bëri thirrje të gjithëve që të ngrenë lart flamujt serb.
"Kjo është e jona, është, ishte dhe do të jetë. Për respektimin e së drejtës publike ndërkombëtare, Marrëveshjes së Brukselit, paqes dhe stabilitetit. Ne nuk duam të krahasohemi me institucionet e Kosovës për dhunë ndaj popullit serb" – tha ai.
Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç ka vendour që të dalë nga institucinet e Republikës së Kosovës. Ky vendim ka ardhur pas takimit që kanë mbajtur me të gjithë ata që punojnë në institucionet e Republikës së Kosovës. Serbët këtë vendim e kanë marrë si shenjë revolte ndaj vendimit të kryeministrit Kurti për targat dhe për vendimin për suspendimin e drejtorit rajonal të Policisë në veri, Nenad Gjuriç.
Svecla KOSOVË-Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka shkuar në veri të vendit ku ka zhvillua...
Policia e kosoves KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të 6 nëntorit, ësht&...
Antonio Tajani ITALI- Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeminis...
Tubimi ne Serbi KOSOVË- Në pjesën veriore të Mitrovicës sapo ka filluar një tubim te Monumenti i Princ Llazarit i organi...
Putin RUMANI- Ministria e Punëve të Jashtme e Rumanisë ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit rus Vladimir Putin në lidhje me p...
Klitschko UKRAINË- Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se nuk mund të përjashtojë mundësinë që kryeq...
Policia e Kosoves KOSOVË- Komandantët e Policisë së Kosovës në rajonin e veriut të vendit, që i përkasin komun...
Samiti i COP27 EGJIPT- Në prag të konferencës botërore të klimës COP27 në Egjipt, Gjermania e quajti frenimin e ngrohjes...
Protesta ne Peru PERU- Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në kryeqytetin e Perusë, ...
Avioni i rrezuar TANZANI- Një avion pasagjerësh nga Tanzania është rrëzuar dhe ka rënë mëngjesin e sotëm n&eum...