LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL, Jo të gjithë policët serbë hoqën uniformat, PK natën vëzhgoi qarkullimin e automjeteve në veri

Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse këtë institucion e kanë braktisur edhe rreth 400 pjesëtarë tjerë të komunitetit serb në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Dorëheqjen e dhanë edhe zyrtarë të Listës Serbe si dhe udhëheqësit në sistemin gjyqësor.

6 Nëntor 2022, 11:44 Nga d.a.
Analiza e REL, Jo të gjithë policët serbë hoqën
Policia e Kosoves

KOSOVË- Komandantët e Policisë së Kosovës në rajonin e veriut të vendit, që i përkasin komunitetit serb, të shtunën e 5 nëntorit kanë zhveshur uniformat e tyre para zyrtarëve të Listës Serbe në Zveçan. Këtë veprim simbolik ata e kanë bërë pas deklarimit se japin dorëheqje nga detyrat e tyre në Policinë e Kosovës.

Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse këtë institucion e kanë braktisur edhe rreth 400 pjesëtarë tjerë të komunitetit serb në katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Dorëheqjen e dhanë edhe zyrtarë të Listës Serbe si dhe udhëheqësit në sistemin gjyqësor.

Siç thanë nga Lista Serbe, vendimet për largim nga institucionet do të zbatohen “derisa të tërheqin vendimet e njëanshme dhe të kundërligjshme për riregjistrim, derisa të formojnë Asociacionin e komunave serbe…”.

Burime brenda Policisë së Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se dorëheqjen e kanë deklaruar vetëm komandantët e njësive të policisë, që janë pjesë e Drejtorisë rajonale të veriut të Kosovës, dhe se këtë nuk e kanë bërë të gjithë policët nga komuniteti serb. Por, ata nuk përjashtojnë mundësinë që këta zyrtarë t’i ndjekin hapat e komandantëve të tyre.

Burime të Radios Evropa e Lirë nga terreni, në veri të Kosovës, konfirmojnë se pjesëtarët e policisë rrugore, gjatë orëve të natës – kur ka nisur ndërrimi i dytë i tyre – kanë mbikëqyrur qarkullimin e automjeteve, por pa e ndaluar askënd.

Paqartësi rreth dorëheqjeve të pjesëtarëve serbë në polici

Se a kanë dhënë dorëheqje të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb në veri të Kosovës, e paqartë mbetet edhe për Mentor Vrajollin, drejtorin ekzekutiv të Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë.

“U panë disa prej tyre, por nuk dihet se a kanë dhënë dorëheqje të gjithë. Mbetet e paqartë. Mendoj se është gabim shumë i madh nëse çdo pjesëtar tërhiqet nga Policia e Kosovës, për shkak se do të ishte i vështirë kthimi prapa. Policia do të duhej të ishte jopolitike. Futja e policisë në këso lloj vendimesh, që duken qartë se janë politike dhe janë kundër sundimit të rendit dhe ligjit në Kosovë, e bëjnë thuajse të pamundur kthimin në këtë institucion”, tha Vrajolli.

Ndërkohë që ekzistojnë paqartësi se kush për momentin kujdeset për rendin dhe ligjin në veri të vendit, Policia e Kosovës, përmes një komunikate, ka thënë të shtunën, më 5 nëntor, se sipas nevojës dhe vlerësimeve operacionale, ajo do të angazhojë personelin e saj, me qëllim të kryerjes së detyrave dhe autorizimeve ligjore për të garantuar sigurinë në veri të vendit.

Por, ajo ka hedhur poshtë pohimet e disa mediave lokale në Kosovë dhe Serbi se, në veri ka dërguar njësitë speciale.

Më 5 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje serbëve, në përgjithësi në veri të vendit, që të mos braktisin institucionet e Kosovës dhe që të mos jenë pre “e manipulimeve politike dhe lojërave gjeopolitike”.

Zyrtarët në Serbi, në anën tjetër, kanë mbështetur vendimin e Listës Serbe.

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell u ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që të përmbahen nga çfarëdo veprimi i njëanshëm që mund të rrisë tensionet.

Borell ka thënë se largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mospajtimet aktuale.

“Zhvillimet e fundit rrezikojnë punën e madhe që është bërë në kuadër të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë ai.

Integrimi në radhët e Policisë së Kosovës i pjesëtarëve të komunitetit serb në veri të vendit, u bë në vitin 2014, pas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë më 2013, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian në Bruksel.

Janjiq: Rreziku serioz nuk ka kaluar

Por, shembulli që dhanë komandantët e njësive policore në rajonin e veriut, duke dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës – i cili mbetet e paqartë se a është ndjekur, apo do të ndiqet nga pjesëtarët e tjerë të komunitetit serb – hap dilema të rrezikshme, vlerëson Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, ai thotë se edhe në rast se pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb e braktisin këtë institucion, ky nuk do të jetë problemi më i madh.

“Nëse këta 400 njerëz e lënë punën, kjo është në rregull. Por, nëse ata, në këtë rast, refuzojnë t’ia dorëzojnë detyrën dikujt tjetër dhe refuzojnë, për shembull të dorëzojnë armët, kjo do të thotë se është pjesë e rezistencës qytetare dhe uzurpim i institucioneve. Ky është një rrezik serioz që ekziston. Ky është rreziku i parë dhe përgjegjësia e parë e madhe që bie mbi Beogradin, i cili pastaj duhet që, në bashkëpunim me KFOR-in, t’i çarmatosë ata”, tha Janjiq.

Maliqi: Qeveria të jetë e kujdesshme

Njohësi i proceseve politike, Agon Maliqi, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se autoritetet e Kosovës, në situatën e tanishme në veri, ku nuk përjashtohet mundësia e një vakumi institucional, duhet të jenë tejet të kujdesshme që të mos u paraprijnë situatave, në të cilat incidentet janë të mundshme dhe për pasojë të përshkallëzohet situata.

“Kjo mund ta çojë situatën dhe ta bëjë jo shumë të parashikueshme. Gjithsesi KFOR-i është aty. Por, edhe për Kosovën, rikthimi i KFOR-it si një forcë primare e intervenimit, në njëfarë forme e ekspozon mungesën e sovranitetit mbi atë pjesë. Por, së paku e jep një lloj garancie që situata të mos përshkallëzohet. Gjithsesi, prioritet duhet t’i jepet çfarëdo lloj procesi politik ose në kanalet e komunikimit, sidomos ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, për të parandaluar çfarëdo eksesi”, tha Maliqi.

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka thënë të shtunën se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, mbetet vigjilent dhe i gatshëm për të intervenuar në rast se rrezikohet stabiliteti.

“Shfaqje dramatike” për pozicionim në tryezë të bisedimeve?

Megjithatë, Vrajolli nuk pret që situata mund të përshkallëzohet në masën që e rrezikon sigurinë e përgjithshme në veri të vendit.

Sipas tij, braktisja e institucioneve nga pjesëtarët komunitetit serb, përfshirë edhe nga policia, më shumë është provokim i situatës për një pozicionim më të mirë të Serbisë në tavolinën e bisedimeve eventuale me Kosovën, por edhe kundrejt partnerëve të saj perëndimorë.

“Serbia, si duket, nuk është shumë e kënaqur me përmbajtjen e planit franko-gjerman dhe dëshiron të inskenojë situata, që eventualisht t’i rrisë kërkesat në tavolinë, duke u synuar që ta ndryshojë situatën në terren”, tha Vrajolli.

Dushan Janjiq nuk e përjashton mundësinë që në dy ditët e ardhshme të ketë ndonjë ndërhyrje diplomatike për të qetësuar situatën.

Sipas tij, indikacionet janë të tilla, sepse siç thotë ai, largimi i pjesëtarëve të komunitetit serb nga institucionet në veri, përfshirë edhe pjesëtarët e policisë dhe të gjyqësorit, është bërë krejtësisht në mënyrë dramatike.

“E gjithë kjo është shfaqur në mënyrë tepër dramatike për të qenë reale. Është shumë e koordinuar për të qenë reale”, tha Janjiq.

Zhvillimet në veri, ai i sheh si manovër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili, siç tha ai, “po përpiqet të dalë nga pozicioni i tij defanziv”.

“Po përpiqet të zgjasë kohën, që sa më vonë të hyjë në dialogun politik”, thekson Janjiq.

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e ka mbrojtur vendimin e serbëve në Kosovë për dorëheqje nga institucionet.

“Në luftën e tyre për paqe, stabilitet, sundim të ligjit dhe respektim të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, ata do ta kenë gjithmonë mbështetjen e plotë të Qeverisë së Serbisë”, ka thënë ajo përmes një deklarate.

Edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka mbështetur vendimin. Dorëheqja e përfaqësuesve të komunitetit serb nga institucionet në veri ë Kosovës, ka pasuar refuzimit të tyre për të mbështetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, në targat RKS – Republika e Kosovës.

Prej 1 nëntorit, Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë planin e saj – në tri faza – për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia. Faza e parë përfshin qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese. Zbatimi i këtij plani pritet të përfundojë më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur zhgënjim pse Qeveria e Kosovës nuk ka vepruar në përputhje me kërkesën e tyre për shtyrje 12-mujore të vendimit për targat.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./REL/

tensione në veri të kosovës policia e kosoves

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë