6 Nëntor 2022, 12:00
Nga d.a
Klitschko
UKRAINË- Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka thënë se nuk mund të përjashtojë mundësinë që kryeqyteti ukrainas të mbetet pa rrymë dhe ujë, si pasojë e sulmeve shkatërruese ruse në infrastrukturën e energjisë.
“Ne jemi duke bërë gjithçka që kjo të mos ndodhë. Mirëpo, të jemi të sinqertë, armiqtë tanë janë duke bërë gjithçka për të lënë këtë qytet pa ngrohje, rrymë dhe ujë, ashtu që të gjithë ne të vdesim. Ne nuk jemi duke e përjashtuar këtë gjë, prandaj jemi duke shqyrtuar skenarë të ndryshëm për të qenë të përgatitur”, ka thënë Klitschko më 5 nëntor.
Ukraina është përballur me ndërprerje të rrymës dhe ujit prej kur Rusia ka nisur sulmet me raketa dhe dronë në objektet e energjisë muajin e kaluar. Sipas autoriteteve ukrainase, rreth 40 për qind e infrastrukturës së energjisë është “dëmtuar seriozisht” nga bombardimet ruse.
Moska ka thënë se sulmet janë përgjigje ndaj atyre që i ka konsideruar sulme ukrainase në Krime, ndonëse Kievi ka hedhur poshtë këto pretendime.
Rusia e ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014. Klitschko ka thënë se Kievi veçse ka nisur të sigurojë rezerva të ujit dhe ushqimeve, si dhe është duke siguruar edhe gjeneratorë elektrikë nëse duhet aktivizuar.
“Ne jemi gati për skenarë të ndryshëm, prandaj nuk do të heqim dorë”, ka thënë Klitschko.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/
lufta ukraine-rusi vitali klitschko
Bota
6 Nëntor 2022, 11:44
d.a.
Policia e Kosoves
KOSOVË- Komandantët e Policisë së Kosovës në rajonin e veriut të vendit, që i përkasin komun...
Bota
6 Nëntor 2022, 11:23
d.a.
Samiti i COP27
EGJIPT- Në prag të konferencës botërore të klimës COP27 në Egjipt, Gjermania e quajti frenimin e ngrohjes...
Bota
6 Nëntor 2022, 11:13
d.a
Protesta ne Peru
PERU- Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit në kryeqytetin e Perusë, ...
Bota
6 Nëntor 2022, 10:48
d.a.
Avioni i rrezuar
TANZANI- Një avion pasagjerësh nga Tanzania është rrëzuar dhe ka rënë mëngjesin e sotëm n&eum...
Bota
6 Nëntor 2022, 10:34
d.a.
Obama, Biden dhe Trump
SHBA- Është e rrallë që Donald Trump të japë të njëjtin mesazh si Barack Obama dhe Joe Biden...
Bota
6 Nëntor 2022, 10:09
d.a.
Petkovic
SERBI- Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviç, tha se largimi nga institucionet e Kosov&eum...
Bota
6 Nëntor 2022, 10:03
d.a.
Lista serbe
KOSOVË- Pas tërheqjen së Listës Serbe nga institucionet në veri të Kosovës, mëngjesin e sotëm kan&...
Bota
6 Nëntor 2022, 09:57
d.a.
Pamje nga vendngjarja
SHBA- Të paktën nëntë persona u qëlluan dhe u plagosën, dy prej të cilëve në gjendje kri...
Bota
6 Nëntor 2022, 09:40
d.a.
Putin dhe Macron
RUSI- Sipas burimeve diplomatike, lideri rus Vladimir Putin "hodhi një bombë" mbi liderët perëndimor&eu...
Bota
6 Nëntor 2022, 09:30
d.a.
Gjuric dhe Vucic
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të nderojë Nenad Gjuriçin, ish-komandantin e Dr...