9 Shkurt 2023, 08:40
Nga A.B
Antonio Strangio
INDONEZI- I arratisuri i Ndrangheta-s i kërkuar që nga viti 2016, u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar të Balit në Indonezi. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Antonio Strangio, i cili u vu në pranga nga policia lokale. Ai ishte në kërkim për prodhim dhe trafik droge me rrethanë rënduese të metodës mafioze, në kuadër të operacionit “Eclipse 2”, drejtuar nga Dda e Reggio Calabria dhe kryer nga departamenti hetimor i komandës provinciale të Karabinierëve të Reggio-s.
“Me kapjen e Antonio Strangio-s në Bali u bë arrestimi i tretë kundër të arratisurve të rrezikshëm brenda pak ditësh, pas atyre të Edgardo Grecos në Francë, i cili ishte prej 17 vitesh dhe Matto Messina Denaros. Dëshiroj të shpreh kënaqësinë dhe urimet e mia më të ngrohta për të gjithë inteligjencën, forcat e rendit dhe policisë që po bëjnë të mundur këto rezultate të jashtëzakonshme. Lufta kundër krimit dhe kundër të gjitha paligjshmërive mbetet objektiv prioritar i Qeverisë sonë”, deklaroi kryeministrja italiane, Meloni.
Strangio ishte arratisur në vitin 2016 në Australi nga ku, pasi ishte shtetas australian i natyralizuar, nuk mund të ekstradohej. Arrestimi i tij u bë më 2 shkurt me orën lokale 21:00 lokale, por u bë e ditur dje. Arrestimi i Strangio vjen pak orë pas kapjes në Saint Etienne të Francës, të Edgardo Grecos, i arratisur prej 17 vitesh, i njohur si “kuzhinieri i “Ndrangheta-s” dhe i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.
antonio strangio
Bota
9 Shkurt 2023, 08:40
A.B
Familja mbreterore
DANIMARKË- Mbretëresha Margarita e Danimarkës njoftoi një lajm të rëndësishëm shëndetë...
Bota
9 Shkurt 2023, 08:27
A.B
Peshkatari
IRLANDË-Një peshkatar arriti të bënte kapje të jetë kur zbuloi një karavidhe të rrallë bl...
Bota
9 Shkurt 2023, 08:26
A.B
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të marrë pjesë në samitin e BE-së në Bruksel, më 9 shkurt, si i ftuar nde...
Bota
9 Shkurt 2023, 08:20
A.B
Femija
TURQI- Një vogëlushe tetë vjeçare, e cila ishte nën rrënoja pas tërmetit në Kahramanmarasit, u shp&eu...
Bota
9 Shkurt 2023, 08:13
A.B
TURQI- Koha po mbaron për të mbijetuarit e bllokuar nën rrënojat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, teksa përpjekjet e kër...
Bota
9 Shkurt 2023, 08:05
A.B
Ekipi me foshnjet ne avion
TURQI-Foshnjat që mbetën vetëm si pasojë e tërmetit në pjesë të Turqisë dhe Si...
Bota
9 Shkurt 2023, 07:53
A.B
TURQI- Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, në Turqi, Vahit Kirişci, është pritur jo fort mirë në zonat e prekura...
Bota
9 Shkurt 2023, 07:47
A.B
Ekipet e kerkimit
TURQI- Një i ri 24-vjeçar, i cili u shpëtua 64 orë pas banesës së shkatërruar në lagjen Dulkadi...
Bota
9 Shkurt 2023, 07:32
A.B
Thaís Rocha Secundino
BRAZIL- Një modele braziliane dhe pronare e një klubi nate u gjet e vdekur me 11 plagë me thik&e...
Bota
9 Shkurt 2023, 07:30
A.B
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi në samitin e shefave të shteteve apo qeverive të BE-së...