Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Presidenti ukrainas filloi një turne të papritur në Evropë më 8 shkurt, me vizita në Britani dhe Francë, duke shënuar udhëtimin e tij të dytë jashtë vendit që nga pushtimi rus, pothuajse një vit më parë.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të marrë pjesë në samitin e BE-së në Bruksel, më 9 shkurt, si i ftuar nderi, prej ku pritet që t’iu të bëjë presion aleatëve perëndimorë që t’i japin Ukrainës avionë luftarakë "sa më shpejt të jetë e mundur" në luftën kundër Rusisë.
Presidenti ukrainas filloi një turne të papritur në Evropë më 8 shkurt, me vizita në Britani dhe Francë, duke shënuar udhëtimin e tij të dytë jashtë vendit që nga pushtimi rus, pothuajse një vit më parë.
Pas vizitës në Britani, presidenti ukrainas u nis për në Paris për darkë me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Pjesëmarrja e tij në samitin e BE-së në Bruksel do të jetë "një sinjal i solidaritetit evropian", tha kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili u takua me Zelenskyy-n më 8 shkurt në Francë.
“Ukraina mund të mbështetet te Franca, partnerët e saj evropianë dhe aleatët për të fituar luftën. Rusia nuk mund dhe nuk duhet të fitojë”, tha Macron para darkës së tyre të punës.
Zyra e Macron, përmes një njoftimi për media, konfirmoi se Zelenskyy do të marrë pjesë në samitin e së enjtes në Bruksel, ku liderët e BE-së do të zotohen për mbështetjen e tyre për popullin ukrainas.
Turneu evropian i Zelenskyy-t dhë kërkesat e tij për armë më të avancuara erdhën në kohën kur Ukraina po përgatitet për një ofensivë ruse dhe po zhvillon planet e veta për të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia.
Mbështetja perëndimore ka qenë kyçe për mbrojtjen e ashpër të Kievit.
Zelenskyy, një ditë më parë, gjatë vizitës së tij në Londër, falënderoi popullin britanik për mbështetjen e tyre që nga "dita e parë" e pushtimit të Moskës gati një vit më parë, ndërsa kryeministri britanik Rishi Sunak tha se avionët luftarakë ishin "pjesë e bisedës" për ndihmën për Ukrainën.
"Asgjë nuk është jashtë tryezës", tha ai në një konferencë shtypi në mbrëmje në një bazë të ushtrisë britanike. "Ne duhet të armatosim Ukrainën në një afat të shkurtër, por ne duhet ta mbështesim Ukrainën për një afat të gjatë", tha ai.
Zelenskyy tha se Ukraina ka nevojë për të gjitha llojet e furnizimeve, jo vetëm avionë, por edhe municione dhe raketa me rreze të gjatë.
Udhëtimi i Zelenskyy-t në kryeqytetet evropiane të mërkurën është ushëtimi i tij i dytë jashtë vendit që nga pushtimi i Rusisë më 24 shkurt 2022.
Në dhjetor të 2022, ai udhëtoi në Uashington për t'u takuar me Presidentin Joe Biden, prej nga edhe iu drejtua Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./REL
Femija TURQI- Një vogëlushe tetë vjeçare, e cila ishte nën rrënoja pas tërmetit në Kahramanmarasit, u shp&eu...
TURQI- Koha po mbaron për të mbijetuarit e bllokuar nën rrënojat e tërmeteve në Turqi dhe Siri, teksa përpjekjet e kër...
Ekipi me foshnjet ne avion TURQI-Foshnjat që mbetën vetëm si pasojë e tërmetit në pjesë të Turqisë dhe Si...
TURQI- Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, në Turqi, Vahit Kirişci, është pritur jo fort mirë në zonat e prekura...
Ekipet e kerkimit TURQI- Një i ri 24-vjeçar, i cili u shpëtua 64 orë pas banesës së shkatërruar në lagjen Dulkadi...
Thaís Rocha Secundino BRAZIL- Një modele braziliane dhe pronare e një klubi nate u gjet e vdekur me 11 plagë me thik&e...
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi në samitin e shefave të shteteve apo qeverive të BE-së...
Siri TURQI- 1,500 qytetarë po jetojnë në tendat e ngritura me shpejtësi në Sanliurfa, një nga qytetet e Turqisë të ...
tërmeti në Turqi TURQI- Stadiumet dhe palestrat e shkollës tashmë po shfrytësozhen si vende ku do te qëndrojnë përk...
Bursa e Stambollit TURQI- Bursa e Stambollit njoftoi të mërkurën se do të mbyllet për pesë ditë në përgji...