9 Shkurt 2023, 08:05
Nga A.B
Ekipi me foshnjet ne avion
TURQI-Foshnjat që mbetën vetëm si pasojë e tërmetit në pjesë të Turqisë dhe Sirisë, i cili ka marrë jetën e mijëra njerëzve, janë transportuar në mënyrë të sigurtë në kryeqytetin e vendit. Avioni i Presidentit Recep Tayyip Erdoğan u përdor për të transportuar 16 foshnja nga Kahramanmaras në Ankara pas lëkundjeve shkatërruese me magnitudë 7.8 dhe 7.5 ballë në Turqinë juglindore dhe Siri të hënën.
Avioni është vënë në gatishmëri për t'u përdorur për aktivitete të lidhura me tërmetet, duke përfshirë transportin e ekipeve mjekësore dhe ndihmën në rajone të vendit.

Ai po përdoret gjithashtu për të transportuar të plagosur rëndë në Ankara për trajtim. Të 16 foshnjat në bordin e avionit u gjetën të vetme në zonat e tërmetit. Ato u mblodhën nga nënat kujdestare të Ministrisë së Familjes dhe Shërbimeve Sociale nga avioni i cili u ul në aeroportin Esenboğa. Prej aty, ata u dërguan në spitalin e qytetit Etlik.

Imazhet emocionuese tregojnë foshnjat në krahët e shpëtimtarëve në bordin e avionit, të mbështjellë me batanije të shumta në mes të një të ftohti në vend. Fotot tregojnë njerëz të grumbulluar së bashku në fluturim duke përqafuar foshnjat, shumë prej të cilëve janë në gjumë, ndërsa transportohen në një vend të sigurt.

Foshnjat, të cilat besohet se janë të padëmtuara, tani do të trajtohen në organizatën e fëmijëve në varësi të Ministrisë së Familjes dhe Shërbimeve Sociale.
Tërmetet u ndjenë në shumë vende të Lindjes së Mesme, me Turqinë dhe fqinjin e saj jugor të shkatërruar nga lufta, Sirinë, më të prekurat.
termet ne turqi
Bota
9 Shkurt 2023, 07:53
A.B
TURQI- Ministri i Bujqësisë dhe Pylltarisë, në Turqi, Vahit Kirişci, është pritur jo fort mirë në zonat e prekura...
Bota
9 Shkurt 2023, 07:47
A.B
Ekipet e kerkimit
TURQI- Një i ri 24-vjeçar, i cili u shpëtua 64 orë pas banesës së shkatërruar në lagjen Dulkadi...
Bota
9 Shkurt 2023, 07:32
A.B
Thaís Rocha Secundino
BRAZIL- Një modele braziliane dhe pronare e një klubi nate u gjet e vdekur me 11 plagë me thik&e...
Bota
9 Shkurt 2023, 07:30
A.B
Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të jenë temë diskutimi në samitin e shefave të shteteve apo qeverive të BE-së...
Bota
8 Shkurt 2023, 22:50
F.M
Siri
TURQI- 1,500 qytetarë po jetojnë në tendat e ngritura me shpejtësi në Sanliurfa, një nga qytetet e Turqisë të ...
Bota
8 Shkurt 2023, 22:19
a.l
tërmeti në Turqi
TURQI- Stadiumet dhe palestrat e shkollës tashmë po shfrytësozhen si vende ku do te qëndrojnë përk...
Bota
8 Shkurt 2023, 22:11
a.l
Bursa e Stambollit
TURQI- Bursa e Stambollit njoftoi të mërkurën se do të mbyllet për pesë ditë në përgji...
Bota
8 Shkurt 2023, 22:03
a.l
permbytje
TURQI- Autostrada midis qyteteve jugore turke, Iskenderun dhe Antakya, është mbushur me një varg të pafund automjetesh q...
Bota
8 Shkurt 2023, 21:56
a.l
Flamuri turk
TURQI- Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është mbuluar me ngjyrat kuq e bardh në shenjë solidarizimi...
Bota
8 Shkurt 2023, 21:54
a.l
sanksione nga Rusia
RUSI- Rusia ka sanksionuar dhjetëra politikanë dhe zyrtarë amerikanë të mërkurën, në atë q...