LIVE UPDATES
Bota

Kandidatët për president të Maqedonisë së V. zotohen për zgjedhje të drejta, por nuk i besojnë njëri tjetrit

Në dokumentin që është nënshkruar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), është thënë se “pjesëmarrësit në zgjedhje angazhohen të respektojnë ligjet, rregulloret dhe sundimin e ligjit në procesin zgjedhor, dhe se do të mënjanojnë diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes”.

2 Prill 2024, 19:51 Nga E. D
Kandidatët për president të Maqedonisë së V. zotohen
Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut.

MAQEDONIA E VERIUT- Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar të martën në Shkup kodeksin për zgjedhje të drejta dhe demokratike, që do të mbahen në dy runde zgjedhore: më 24 prill dhe 8 maj të këtij viti.

Në dokumentin që është nënshkruar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), është thënë se “pjesëmarrësit në zgjedhje angazhohen të respektojnë ligjet, rregulloret dhe sundimin e ligjit në procesin zgjedhor, dhe se do të mënjanojnë diskriminimin dhe gjuhën e urrejtjes”.

Kodeksi është nënshkruar nga gjashtë kandidatë, Stevo Pendarovski, i nominuari i Lidhjes Social-Demokrate në pushtet, Gordana Siljanovska Davkova, kandidate e VMRO DPMNE-së opozitare, Bujar Osmani, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arben Taravari, kandidat i opozitës shqiptare, Biljana Vankovska e partisë “E Majta”, dhe Maksim Dimitrievski nga partia “Për Maqedoninë”.

Kandidati i shtatë, Stevçe Jakimovki, ka refuzuar që të nënshkruajë dokumentin, duke thënë se “nuk beson që kandidatët tjerë do të respektojnë atë që kanë nënshkruar”.

”Rregullat zgjedhore favorizojnë vetëm kandidatë të caktuar duke pasur në dipozicion fonde të shumta”, ka deklaruar Jakimovski, duke drejtuar akuza edhe ndaj KSHZ-së për anulimin e një debati të paralajmëruar nga presidenti aktual, Stevo Pendarovski.

Disa prej kandidatëve tjerë thanë se besojnë në një fushatë pozitive, por disa të tjerë thanë se në praktikë do të tregohet e kundërta.

“Besoj se integriteti i procesit zgjedhor nuk do të rrënohet. Do të dëshmojmë si shtet se jemi të gatshëm që të mbajmë zgjedhje të lira dhe demokratike në nivelin më të lartë, sipas standardeve ndërkombëtare. Procesi do të jetë demokratik”, ka thënë Stevo Pendarovski, presidenti aktual që synon edhe një mandat në pushtet.

Edhe Bujar Osmani kandidat i BDI-së, ka thënë se do të angazhohet për fushatë pozitive.

“Mirëpres këtë iniciativë të KSHZ-së, edhe pse kjo është më tepër çështje e moralit politik si do t’iu qasemi në mënyrë korrekte këtyre zgjedhjeve. Në fund të fundit kjo do të reflektojë moralin politik dhe karakterin tonë. Nuk do të përdor fushatë të zezë, por garën politike e nënkuptoj si garë të ofertave alternative dhe ideve”.

Edhe kandidatja e VMRO DPMNE-së ngriti çështjen e favorizimit të kandidatëve me “status të lartë shtetëror.

“Mendoj se problematike do të jetë t’i përmbaheni kodeksit për zgjedhje të lira kur bëhet fjalë për kandidatët me status të lartë në shtet, të cilët përdorin resurse shtetërore”, ka thënë Gordana Siljanovska Davkova.

Kandidati i opozitës së bashkuar shqiptare, Arben Taravari e ka theksuar nevojën e debateve mes kandidatëve gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa ka shprehur dyshime nëse zgjedhjet do të jenë evropiane.

“Jemi larg asaj që të organizojmë zgjedhje si në shtetet evropiane. Uroj që të kemi debate, pavarësisht se kush i organizon...uroj që këto zgjedhje të jenë të lira dhe demokratike, edhe pse kjo nuk varet nga ne kandidatët, por më shumë nga partitë politike”.

Fushata për zgjedhjet presidenciale fillon zyrtarisht të enjten, më 4 prill, dhe do të zgjasë 20 ditë./REL

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim