LIVE UPDATES
Bota

Ish-presidenti Trump depoziton garancinë prej 175 milionë dollarësh, shmang sekuestrimin e pasurive

Republikani Trump, që pritet të përballet me presidentin demokrat Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit, u gjet fajtor në 16 shkurt për fryrje artificiale të pasurisë në vlerën e miliarda dollarëve me qëllim që të merrte kredi dhe të siguronte marrëveshje biznesi me kushte më të mira.

2 Prill 2024, 19:45 Nga E. D
Ish-presidenti Trump depoziton garancinë prej 175 milionë
Donald Trump

SHBA- Të hënën, ish Presidenti Donald Trump vuri në dispozicion garancinë prej 175 milionë dollarësh për çështjen civile ndaj tij në Nju Jork ku ai është shpallur fajtor për mashtrim me pasurinë. Me depozitimin e garancisë, zoti Trump shmang sekuestrimin e pasurive të tij nga ana e autoriteteve shtetërore.

Republikani Trump, që pritet të përballet me presidentin demokrat Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit, u gjet fajtor në 16 shkurt për fryrje artificiale të pasurisë në vlerën e miliarda dollarëve me qëllim që të merrte kredi dhe të siguronte marrëveshje biznesi me kushte më të mira.

Në vendimin e 16 shkurtit të gjykatësit Arthur Engoron, parashikohej që ish Presidenti Trump të paguante një gjobë prej 454 milionë dollarësh, por në 25 mars, gjykata e Apelit, vendosi të shtynte ekzekutimin e vendimit të gjobës, nëse zoti Trump arrinte të depozitonte një garanci prej 175 milionë dollarësh brenda 10 një afati 10 ditor.

Trupa gjyqësore e përbërë nga tre gjykatës të apelit në Nju Jork pritet të marrin në shqyrtim apelimin e vendimit nga zoti Trump.

Vendimi për të reduktuar shumën e garancisë që duhet të depozitojë zoti Trump nuk është një tregues se si mund të vendosë përfundimisht trupa prej tre gjyqtarësh.

Vendimi për depozitimin e garancisë shmang sekuestrimin nga prokurorja e përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James të pasurive të zotit Trump, përfshirë kullën Trump dhe vendpushimin e tij dhe fushën e golfit në Westchester dhe pronën e tij në Mar-a-Lago në Florida.

Ish Presidenti Trump ka mohuar çdo shkelje dhe ka deklaruar se çështja e ngritur ndaj tij është një gjueti shtrigash për qëllime politike, nga ana e prokurores James, e zgjedhur nga radhët e demokratëve, që ngriti padi ndaj tij në vitin 2022.

Në vendimin e tij prej 92 faqesh, gjyqtari Engoron jepte hollësi se si zoti Trump udhëzoi ekipin e tij që të ndryshonte vlerën e aseteve të tij me qëllim që të arrinte vlerën e dëshiruar të pasurisë neto, përpara se të hynte në politikë.

Ky rast, është një prej sfidave ligjore me të cilat po përballet ish Presidenti Trump, përfshirë çështjen penale ndaj tij në Nju Jork, për të cilën gjyqi pritet të zhvillohet në 15 prill, ku ai akuzohet se ka paguar një aktore të filmave pornografikë, në këmbim të heshtjes së saj për marrëdhënien e dyshuar me zotin Trump. Ish Presidenti ka deklaruar se është i pafajshëm.

Ndaj tij janë ngritur akuza edhe në 2 çështje të tjera për përpjekje për të përmbysur humbjen e zgjedhjeve të vitit 2020 ndaj zotit Biden, si edhe në çështjen për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuar, pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2021.

Gjyqet për këto çështje nuk pritet të nisin para zgjedhjeve të nëntorit.

Për të gjitha akuzat e ngritura në to, zoti Trump ka deklaruar se është i pafajshëm./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim