Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
I pyetur nëse ka pasur komente për kokëfortësinë e Kurtit për mospërmbushjen e marrëveshjes, Vuçiç thotë se edhe kur ka pasur, dhe se ka pasur shumë më tepër nga sa priste, nuk do ta thoshte këtë publikisht sepse, siç sqaron ai, nëse do të donin do ta thoshin vetë publikisht.
SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i cili po qëndron në Paris për Forumin dyditor të Paqes është i vendosur në qëndrimin e tij për mosnjohjen e Kosovës, ndërsa deklaron se derisa të jetë Albin Kurti në pushtet nuk do të ketë Asosacion.
"Nuk do ta njoh kurrë pavarësinë e Kosovës. Por unë kam 11 vjet që dëgjoj gënjeshtra”, tha Vuçiç.
“Ai zgjodhi se me cilët përfaqësues të Bosnjës dhe Hercegovinës do të takohej, kështu që pyes veten se çfarë parimesh hipokrite janë këto për respektimin e integritetit territorial”, tha ai, transmeton Telegrafi.
Siç transmeton “Danas”, Vuçiç tha se për të gjithë në Perëndim është e qartë se Kurti nuk dëshiron të formojë Asociacionin.
“Mendoj se e kanë të qartë të gjithëve se Kurti nuk dëshiron të formojë Asociacionin, nuk dëshiron përparim në dialog, dhe se gjithçka tjetër ishte marifete ballkanike që funksionuan për një ose dy ditë. Për ne është e rëndësishme të ruajmë jetën e serbëve në Kosovë, të ruajmë paqen, por nuk besoj se Asociacioni do të formohet ndonjëherë derisa Kurti të jetë në pushtet në Prishtinë”, tha Vuçiç.
I pyetur nëse ka pasur komente për kokëfortësinë e Kurtit për mospërmbushjen e marrëveshjes, Vuçiç thotë se edhe kur ka pasur, dhe se ka pasur shumë më tepër nga sa priste, nuk do ta thoshte këtë publikisht sepse, siç sqaron ai, nëse do të donin do ta thoshin vetë publikisht.
I pyetur nëse janë të sakta pretendimet e opozitës se atij i duhen zgjedhje për të njohur pavarësinë e Kosovës, ai përgjigjet duke cituar Aleksandër Tijaniçin se secili lëviz brenda kufijve të hipokrizisë së vet.
“Kosova e pavarur, së paku nga pikëpamja e shqiptarëve dhe e Perëndimit, është krijuar në kohën e Marko Jakshiqit, të DSS dhe Slobodan Samarxhiqit dhe të gjithë të tjerëve. Milosh Jovanoviqit, i cili atëherë ishte këshilltar apo çfarëdo… Pasi kjo ndodhi në kohën e tyre, 85 shtete e njohën pavarësinë dhe që kur unë jam president, 27 vende e kanë tërhequr njohjen”, tha Vuçiç.
Vuçiç sonte në Pallatin Elysee do të ketë një takim me presidentin francez Emmanuel Macron, me të cilin do të diskutojë për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Siç tha ai, Macron mund të pritet para fundit të vitit në Beograd.
Panele diellore KOSOVË- Hapat e parë të Kosovës drejt gjenerimit më të madh të energjisë së ripërtër...
UNRWA GAZA- Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinë (UNRWA) tha të enjt...
Foto ilustruese GAZA- Rreth 750 gazetarë kanë nënshkruar një letër të hapur në lidhje me luftën në Gaza, ...
Tërmet GREQI- Një tërmet me magnitudë 3.3 është regjistruar këtë pasdite Greqi në zonën e qua...
Memli Krasniqi KOSOVË- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, përkundër rrezikut dhe kërcënimev...
Jakov Milatoviç MAL I ZI- Presidenti malazez Jakov Milatoviç ka zhvilluar sot një takim me homologun e tij francez Emmanuel M...
Tajip Erdogan STAMBOLL-Mëngjesin e sotëm, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, teksa po fliste në një intervistë për konfli...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë vendi i tij nuk ka ndërmend të “pushtojë&rd...
Giorgia Meloni ITALI-Politikanët italianë nuk mund t’i rezistojnë ndryshimit të rregullave. Pothuajse çdo qeveri në ...
Foto e dy presidenteve SHBA-Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet me homologun e tij kinez, Xi Jinping, më 15 nëntor në San Fr...