LIVE UPDATES
Bota

Izraeli thotë se palestinezët mund të vazhdojnë të largohen nga Gaza

Izraeli është zotuar ta asgjësojë grupin militant Hamas që kontrollon Gazën në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit më të rëndë ndaj civilëve në historinë e vendit, duke vrarë rreth 1,300 vetë dhe duke marrë një numër të madh pengjesh.

15 Tetor 2023, 17:12 Nga h.k
Izraeli thotë se palestinezët mund të vazhdojnë të
Banore ne Gaza

IZRAEL-Ushtria izraelite tha të dielën se do të vazhdojë të lejojë banorët e Gazës të evakuohen nga jugu dhe qindra mijëra ishin larguar tashmë, ndërsa trupat e saj bëheshin gati për një sulm tokësor në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi. Izraeli është zotuar ta asgjësojë grupin militant Hamas që kontrollon Gazën në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit më të rëndë ndaj civilëve në historinë e vendit, duke vrarë rreth 1,300 vetë dhe duke marrë një numër të madh pengjesh.

Që pas atij sulmi forcat izraelite e kanë vënë Rripin e Gazës që kontrollohet nga Hamasi dhe ku banojnë 2.3 milionë palestinezë, nën një rrethim total dhe e kanë bombarduar atë me sulme ajrore të përmasave të pashembullta.  Autoritetet e Gazës thonë se më shumë se 2,300 vetë janë vrarë, një e katërta e tyre prej të cilëve fëmijë dhe rreth 10,000 janë plagosur.

Punonjësit e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar nga sulmet ajrore të natës. Thuhet se një milion njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre. Irani që mbështet Hamasin, ka vlerësuar sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, por ka mohuar çdo përfshirje. Hamasi tha në një deklaratë do të vazhdojë bashkëpunimin me Iranin, për të arritur qëllimet e grupit. Dhuna në Gaza është shoqëruar me përleshjet më vdekjeprurëse në kufirin verior të Izraelit me Libanin që nga viti 2006, duke rritur frikën e përhapjes së luftës në një front tjetër.

Këshilltari i sigurisë kombëtare i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi të shtunën grupin militant libanez Hezbollah, i mbështetur gjithashtu nga Irani, të mos ndërmarrë veprime që mund të çojnë në "shkatërrimin e Libanit".

Përleshjet në kufirin e Izraelit me Libanin, të cilat deri më tani kanë qenë të kufizuara, rifilluan të dielën kur luftëtarët e Hezbollahut lëshuan një raketë në një fshat kufitar izraelit, duke vrarë një person dhe duke plagosur tre të tjerë.  Ushtria izraelite tha se po kundërpërgjigjej.

Mes përpjekjeve diplomatike për të kontrolluar luftën, kushtet brenda Gazës - ku uji, energjia dhe furnizimet mjekësore janë ndërprerë - vazhduan të përkeqësohen.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha herët të dielën se 300 njerëz, kryesisht fëmijë dhe gra, ishin vrarë dhe 800 të tjerë ishin plagosur në Gaza gjatë 24 orëve të fundit. E vetmja rrugë për të dalë nga Gaza që nuk është nën kontrollin e Izraelit është një pikë kontrolli me Egjiptin në Rafah. Egjipti zyrtarisht thotë se ana e tij është e hapur, por trafiku është ndalur prej ditësh për shkak të sulmeve izraelite. Burimet egjiptiane të sigurisë thanë se Kajro nuk ka ndërmend të pranojë një fluks masiv refugjatësh./VOA 

konflikti izrael palestine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj