LIVE UPDATES
Bota

Le Monde reportazh për sulmin në Banjskë: Dështoi të bëhej një Krime e dytë

E mbi armatosur, i veshur me rroba të lodhura pa shenja, si forcat ruse gjatë aneksimit të gadishullit ukrainas në vitin 2014, një komando serbe tentoi në fund të shtatorit të sulmonte veriun e këtij territori ballkanik me shumicë shqiptare.

15 Tetor 2023, 14:50 Nga h.k
Le Monde reportazh për sulmin në Banjskë: Dështoi të
Foto nga Banjska

Gazeta franceze Le Monde i ka kushtuar një reportazh sulmit në Banjskë duke e quajtur si dështimi i pushtimit të një Krime-je të dytë. Sulmi i 24 Shtatorit në veri të Kosovës ka përfshirë mediat në mbarë botën mbi ngjarjen ku mbeti i vrarë polici Afrim Binjaku. 

Sipas gazetës raportohet se në fshat u pa një komando e veshur me rroba të lodhura pa shenja, si forcat ruse gjatë aneksimit të gadishullit ukrainas në vitin 2014, e cila tentoi në fund të shtatorit të sulmonte veriun e këtij territori ballkanik me shumicë shqiptare.

Artikulli i plotë: 

Banjska është rikthyer sërisht në letargjinë e saj. Vetëm vrimat e plumbave mbi disa dritare dhe portat e thyera të manastirit ortodoks të ngritur mbi këtë fshat modest në veri të Kosovës, ruajnë ende gjurmët e përplasjeve të dhunshme që shpërthyen, më 24 shtator, prej një komandoje serbësh të armatosur rëndë.

Dy javë më vonë, në 9 tetor, pronari i dyqanit të vetëm ushqimor në këtë vend me disa qindra frymë të plakura e kujton gjithçka sikur të kishte ndodhur një ditë më parë.

Gruaja ime erdhi të më zgjonte në mes të natës duke thënë se po qëllonin. Në fillim menduam se ishin kontrabandistë, por më vonë e kuptuam se ishte më keq. Kot të flas për burrërri, isha shumë, shumë i frikësuar, – thotë ai nga shkallët e dyqanit, duke refuzuar të japë emrin e tij.

Që pas sulmit, rreth 40.000 serbët që banojnë në veri të këtij vendi ballkanik, me shumicë shqiptare, ndodhen nën presion. Të gjithë kanë frikë nga një rikthim lufte, njëzet vjet pas asaj të vitit 1999, që çoi në pavarësinë e Kosovës.“Ashtu si 95% e fshatit, unë nuk dyshoja për asgjë,” mbrohet dyqanxhiu, duke e përshkruar komandon si një “bandë kriminale”.

E mbiarmatosur, e veshur me uniforma pa shenja dhe e paisur me mbi tridhjetë automjete, disa prej të cilave të shenjuar me logo të rreme të KFOR-it, komandot serbe do të dilnin në rrugët e fshatit në natën midis datave 23 dhe 24 shtatorit. Operacioni filloi në orën 2:34 të mëngjesit. Pikërisht në këtë orë, një patrullë policore e Kosovës, që vajti aty për të inspektuar dy kamionë, të instaluar për të bllokuar urën e vogël, e cila gjendet në hyrjen e fshatit, u godit nga shpërthimi i një mine të komanduar në distancë.

Njëri nga tre policët, Afrim Bunjaku, mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos.

Njësiti i armatosur serb u përball për orë të tëra me forcat speciale kosovare të dërguara urgjentisht nga Prishtina, për t’u tërhequr pastaj brenda në manastir, ku gjendej një grup pelegrinësh dhe për tu larguar në fund përmes pyllit, që të çon drejt Serbisë. Bilanci i kësaj dite, më e dhunshmja e dekadës së fundit në Kosovë: tre terroristë të vrarë, tre të tjerë të arrestuar dhe dhjetëra në arrati.

Mes këtyre të fundit gjendej edhe lideri i tyre, i cili u identifikua shpejt, përmes imazheve të filmuara me dron: bëhej fjalë për Milan Radoiçiçin, një udhëheqës i fuqishëm politik lokal serb, i njohur prej kohësh për lidhjet me krimin e organizuar.

Pesë ditë më vonë, personi në fjalë e pranoi pjesëmarrjen e tij në ngjarjet e dhunshme dhe njoftoi, përmes avokatit të tij në Beograd, se e ndërmori këtë aksion “personalisht” dhe “pa informuar qeverinë serbe”.

Në deklaratën e tij, ai pohoi se e drejtoi atë komando për të “inkurajuar popullin serb të këtij rajoni, për t’i rezistuar terrorit të regjimit [kosovar]” dhe që të “krijojnë kushtet e nevojshme për realizimin e ëndrrës së lirisë”, të pakicës prej 100.000 serbësh në Kosovë.

Këta të fundit refuzojnë ta njohin pavarësinë e këtij territori që e konsiderojnë si djepin e kombit të tyre. Prej pesëmbëdhjetë vjetësh ata kanë ëndërruar të kthehen në gjirin e Beogradit.

Por ky version i ngjarjeve është vënë në dyshim serioz nga shumë elementë shqetësues që kanë nxjerrë në dritë gjetjet e hetuesve kosovarë.

“Nuk ishte vetëm një grup qytetarësh të pakënaqur të cilët organizuan një sulm, ishte qartësisht një ofensivë paraushtarake nga Serbia. Një grup “burrash të vegjël të veshur me të gjelbër” që synonin një aneksim sipas stilit të Krimesë”, ka thënë për Le Monde presidentja kosovare, Vjosa Osmani, duke bërë një paralele me operacionin rus të kryer nga ushtarë pa shenja dalluese në gadishullin ukrainas, në vitin 2014. “Objektivi i tyre kryesor ishte të pushtonin territorin në Veri, për të provuar të ndanin këtë rajonin nga pjesa tjetër e Kosovës”, thotë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. “Ne gjetëm harta të cilat tregojnë se duhet të ketë pasur tre fusha operimi me më shumë se 200 persona të përfshirë”, siguron ministri, duke vlerësuar se kontrolli i rastësishëm i policisë në mes të natës, bëri që operacioni të dështonte, duke e shkaktuar përplasjen më shpejt se sa ishte planifikuar.

Videot me dron të publikuara nga Prishtina tregojnë në fakt njerëz të armatosur rëndë të gatshëm për të luftuar pasi u trajnuan për ditë të tëra në baza ushtarake brenda në territorin serb.

Në automjetet e braktisura pranë manastirit, autoritetet e Kosovës kapën një arsenal të vertetë lufte: më shumë se 40 raketahedhës antitank, afro 200 granatahedhës, dhjetëra pushkë automatike, mina, 80.000 fishekë…

“Nuk mendoj se diçka e tillë është e mundur pa lidhje me qeverinë serbe”, akuzon z. Maqedonci.

Aty shumë nga këto armë kanë fletë-daljet nga fabrikat shtetërore serbe, ndonjëherë vetëm disa muaj para operacionit të 24 shtatorit.

Autoritetet e Beogradit që vazhdojnë të pretendojnë se nuk kanë lidhje me sulmin, këmbëngulin se zoti Radoiçiç mund ta ketë marrë këtë arsenal në “tregun e zi” në Tuzla të Bosnie-Herzégovines.

“Është e lehtë të gjesh armë” në Ballkan, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një nga intervistat e rralla të dhëna për këtë ngjarje.

Sipas tij, zoti Radoiçiq kishte kryer « një shkelje të madhe penale” pa e paralajmëruar vetë atë. Megjithatë, lideri serb e njeh mirë kreun e komandove, i cili është nënkryetar i Listës Srpska, partia kryesore e serbëve të Kosovës, e lidhur me drejtpërdrejt me partinë Progresive et zotit Vuçiq. “Aï

ishte aleat, por jo mik”, u shpreh Vuçiq në televizionin britanik Sky News, pasi kishte ndryshuar disa herë version për këtë gjë gjatë viteve të fundit.

45 vjeç, me flokë të prera shkurt dhe mjekër treditore, zoti Radoiçiç është një burrë që qëndron në në hije, i cili ka ruajtur për një kohë të gjatë një reputation kontrovers në veri të Kosovës.

Zyrtarisht shef kompanish ndërtimi dhe hotelesh, ai u ndëshkua, në fund të 2021, nga sanksionet e SHBA për përfshirje në « korrupsionin » endemik në veri të qytetit të Mitrovicës. Kjo është një zonë ku lulëzojnë trafikantët, duke përfituar nga vakumi ligjor i krijuar nga konfliktet e sovranitetit midis Beogradit dhe Prishtinës. Radoiçiç akuzohet gjithashtu se ka pasur gisht në vrasjen et Oliver Ivanoviç, një kundërshtar i zotit Vuçiç, që u qëllua për vdekje në vitin 2018, pasi denoncoi rolin e mafias për dominimin e minoritetit serb.

Prishtina transmetoi gjerësisht në media imazhet e vilës luksoze të Radoiçiçit buzë një liqeni. Me pishinën, bilardon dhe tarracën madhështore, ajo binte në kontrast me varfërinë përreth. «Është e qartë se nuk këmi të bëjmë me një “luftëtar lirie” por me një Pablo Escobar» ironizoi Xhelal Sveçla, ministri i brendshëm kosovar.

Pasi u paraqit vetë pranë policisë serbe, zoti Radoiçiq u akuzua për krim kundër sigurisë publike. Megjithatë, Beogradi tashmë ka njoftuar se do të refuzojë ekstradimin et tij në Prishtinë, në perputhje me politikën e tij të mosnjohjes së sistemit gjyqësor kosovar.

Udhëheqësi i komandove zgjodhi si avokat të tij një njeri të njohur në të gjithë Ballkanin për nacionalizmin dhe afërsinë me Moskën: Goran Petronijeviçin, ish-mbrojtësin et kriminelit të luftës Ratko Mlladiç.

Ky i fundit ishte këtë në shtator në zonat e pushtuara në Ukrainë si vëzhgues i zgjedhjeve farsë të organizuara nga Rusia.

Në të shkuarën, ai gjithashtu mbrojti një nga pjesëtarët e komandos ruso-serbe që hynë në Mal të Zi në 2016, për të kryer një grusht shteti.

Edhe ky qe një operation i dështuar i cili kishte shumë ngjashmëri me këtë që ka ndodhur së fundi në Kosovë. As z. Radoiçiq as z. Petronijevic nuk dëshëruan ti përgjigjeshin pyetjeve të Le monde.

Pasi u arrestua për dyzet e tetë orë, zoti Radoiçiq u lirua me kusht më 4 tetor nga një gjykatë në Beogradit, me arsyetimin se i kishte pranuar të gjitha faktet për të cilat akuzohet. Ky lirim u përshkrua si “fatkeq” deri dhe nga presidenca franceze, Elysée, ndërsa diplomatët perëndimorë janë ende në pritje që Beogradi t’u paraqesë një version të besueshëm të ngjarjeve.

Por deri më tani zoti Vuçiq, i cili prétendon se dëshiron të anëtarësohet në BE, pa prishur lidhjet et tij historike me Moskën, preferon të luajë kartën nationaliste. Ndërsa dënojnë vdekjen et policit shqiptar, autoritetet e Beogradit i kanë shpallur heronj tre sulmuesit që u vranë në shëkmibim zjarri kundër tij. Një ditë zie kombëtare u shpall për nder të tyre dhe qindra njerëz u shkuan në varrim. Në Mitrovicën e Veriut, njoftimet e ngjitura në muret e qytetit kujtojnë burrat që « vdiqën me shumë trimëri, duke luftuar për atdheun e vet”.

tensionet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet