Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Një panel dypartiak, i emëruar nga Kongresi amerikan, ka thënë të enjten se Uashingtoni duhet të përgatitet për simulim të luftërave me Moskën dhe Pekinin, duke i zgjeruar forcat, duke i forcuar aleancat dhe duke e avancuar programin e modernizuar të armëve bërthamore.
RUSI-Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë të dielën se sugjerimet që Shtetet e Bashkuara duhet të përgatiten për një luftë kundër Rusisë dhe Kinës, nuk kanë kuptim, dhe e ka paralajmëruar Perëndimin se çdo luftë kundër Rusisë do të jetë në tjetër nivel, në krahasim me konfliktin në Ukrainë.
Një panel dypartiak, i emëruar nga Kongresi amerikan, ka thënë të enjten se Uashingtoni duhet të përgatitet për simulim të luftërave me Moskën dhe Pekinin, duke i zgjeruar forcat, duke i forcuar aleancat dhe duke e avancuar programin e modernizuar të armëve bërthamore.
Putin, i cili do ta vizitojë Kinën në javën që vjen, ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë rritur tensionet me Pekinin përmes nënshkrimit të paktit për siguri AUKUS – bashkë me Australinë dhe Britaninë – dhe se Rusia me Kinën nuk janë duke krijuar aleanca ushtarake.
Putin i ka thënë gazetarit të Kremlinit, Pavel Zarubin, në një incizim të publikuar të dielën se mendimet për luftë mes Rusisë dhe SHBA-së janë të pashëndetshme, mirëpo nëse njerëzit flasin për to publikisht, ato nuk kanë si të mos e shqetësojnë Moskën.
“Nuk mendoj se janë mendime të mendjeve të shëndosha, sepse nëse thuhet se SHBA-ja po përgatitet për luftë me Rusinë, atëherë edhe ne përgatitemi, sipas parimit të njëjtë”, ka në Putin.
“Për më shumë, lufta me Rusinë dhe Kinën s’ka kuptim, nuk mendoj se janë serioze. Mendoj se vetëm duan ta frikësojnë njëri-tjetrin”.
Thellimi i bashkëpunimit mes Kinës dhe Rusisë – vendit me më së shumti koka bërthamore – është një prej zhvillimeve gjeopolitike më intriguese të vjetëve të fundit dhe e cila vëzhgohet me ankth nga Perëndimi.
Shtetet e Bashkuara e shohin Kinën si konkurrenten më të madhe, dhe Rusinë si kërcënimin më të madh, derisa presidenti amerikan, Joe Biden, përsërit se ky shekull do të definohet nga një kontest ekzistencial në mes të demokracive dhe autokracive.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia dhe Kina janë duke i modernizuar arsenalet e tyre bërthamore dhe se Kina mund t’i ketë në rezerva 1.500 koka bërthamore deri më 2035, nëse vazhdon me ritmin e njëjtë.
Putin kontrollon rreth 5.889 koka bërthamore deri më 2023, në krahasim me 5.244 që kontrollohen nga Biden./REL
Foto nga Banjska Gazeta franceze Le Monde i ka kushtuar një reportazh sulmit në Banjskë duke e quajtur si dështimi i pushtimit të...
Joe Biden SHBA- Teksa sulmet vijojnë presidenti i SHBA-së Joe Biden, ka thënë se nuk duhet të harrohet fakti që shu...
Foto nga spitali SHBA-Shteti ka një nga nivelet më të larta të vdekshmërisë së nënave në vend. Tani, tre...
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, në një turne krize në Lindjen e Mesme, u takua të diel&e...
Papa Françesku IZRAEL- Papa Frabçesku deklaron se është gati për të takuar të afërmit e pengjeve hebrenj&...
Malishevë KOSOVË- Është rritur në 205 numri i të helmuarve nga ushqimi në një lokal të ushqimit t&e...
Yoni Asher IZRAEL- Një baba, gruaja dhe vajzat e të cilit u rrëmbyen nga Hamasi gjatë sulmit të së shtunës s&...
Dariush Mehrjui IRAN-Një prej regjisorëve më të njohur iranian, Dariush Mehrjui, është therur me thikë për vdekje n...
Baroch Frankel IZRAEL-Një javë pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit, autoritetet e vendit janë përballur me detyrën e madhe p...
Bilal Erdogan STAMBOLL-Bilal Erdogan, djali i Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan ditën e djeshme ishte pjesë e marshimit t&eu...