LIVE UPDATES
Bota

Izraeli futet më thellë në Rafah, Hamasi rigrupohet në pjesët e tjera të Gazës

Hamasi, grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, e ka shfrytëzuar mungesën e sigurisë në ato pjesë të enklavës për t’i rigrupuar forcat e veta.

12 Maj 2024, 14:34 Nga M.B
Izraeli futet më thellë në Rafah, Hamasi rigrupohet në
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Forcat izraelite i vazhduan luftimet kundër militantëve palestinezë nëpër Rripin e Gazës të dielën, përfshirë në pjesët e shkatërruara të veriut për të cilat ushtria kishte thënë se i kishte pastruar muaj më parë. Hamasi, grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, e ka shfrytëzuar mungesën e sigurisë në ato pjesë të enklavës për t’i rigrupuar forcat e veta.

Izraeli ka thënë se qyteti Rafah i Gazës është bastioni i fundit i Hamasit, dhe ngul këmbë se i duhet ta pushtojë atë patjetër për ta arritur qëllimin e vet për shfarosjen e këtij grupi dhe për kthimin e pengjeve. Një ofensivë e kufizuar në Rafah është zgjeruar në ditët e fundit dhe si pasojë rreth 300.000 palestinezë janë detyruar të ikin nga qyteti.

Megjithatë, pjesët e tjera të rrënuara nga lufta në Gazë duket se po i ofrojnë Hamasit mundësi të mjaftueshme për t’u rigrupuar. Palestinezët raportuan për bombardime të mëdha izraelite gjatë natës së fundit në kampin e refugjatëve Xhabalia dhe në zonat e tjera në veri të Rripit të Gazës, i cili ka pësuar dëme të jashtëzakonshme dhe është mbajtur i izoluar nga forcat izraelite për muaj të tërë. Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara thonë se në veri të enklavës ka “urie absolute”. Banorët thanë se avionë luftarakë të Izraelit kryen sulme në kamp dhe në zonën Zeitoun në lindje të Qytetit Gaza, ku trupat izraelite janë duke luftuar kundër pjesëtarëve të Hamasit tash e disa javë.

“Ishte një natë e vështirë. Kjo është çmenduri”, tha Abdel-Kareem Radëan, një palestinez nga Xhabalia. Ai tha se ka dëgjuar bombardime të pareshtura prej mesditës të shtunën.

Pjesëtarët e ekipit të shpëtimit Mbrojtja Civile Palestineze thanë se nuk kanë qenë në gjendje t’u përgjigjen thirrjeve të shumta për ndihmë në ato zonë, si dhe në Rafah, në pjesën lindore të Gazës. Trupat izraelite janë duke luftuar kundër Hamasit në Rafa prej se ushtria e mori në kontroll pikëkalimin kufitar me Egjiptin në këtë qytet javën e kaluar. Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), Daniel Hagari, tha se trupat janë duke luftuar në të gjitha pjesën e Gazës, “në pjesët ku nuk kemi kryer operacione ende, dhe në pjesët ku kemi kryer”.

Mbi 1.3 milion palestinezë ishin të strehuar në Rafah para se të niste ofensiva izraelite, shumica e të cilëve kishin ikur nga luftimet në pjesët e tjera të enklavës. Presidenti amerikan, Joe Biden, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i japin Izraelit armë për të kryer ofensivë në Rafah. Të premten, administrata e tij tha se ka prova të “arsyeshme” se Izraeli e ka shkelur ligjin ndërkombëtar për mbrojtjen e civilëve.

Izraeli i kundërshton këto akuza, duke thënë se përpiqet ta shmangë dëmtimin e civilëve dhe e fajëson Hamasin për numrin e madh të të vrarëve. Lufta mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë ka nisur shtatë muaj më parë, kur pjesëtarët e këtij grupi kryen sulme befasuese në tokën izraelite, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke i rrëmbyer rreth 250 të tjerë. Në luftën hakmarrëse të Izraelit në Gazë janë vrarë afro 35.000 palestinezë prej atëherë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë./ REL

hamas izrael

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj