LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet, Maqedonia e Veriut nuk e arrin kuotën ligjore për përfaqësimin e grave në Kuvend

Më shumë se gjysma e deputeteve, edhe atë 23, janë nga VMRO DPMNE-ja, e cila doli fituese në zgjedhjet parlamentare duke siguruar 58 deputetë.

12 Maj 2024, 08:59 Nga M.B
Zgjedhjet, Maqedonia e Veriut nuk e arrin kuotën ligjore për
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut - Fotografi nga arkivi.

MAQEDONIA E VERIUT- Rezultati i dalë nga zgjedhjet parlamentare të 8 majit, ka siguruar 41 ulëse për gratë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, kundrejt 79 ulëseve për burrat nga 120 sa ka gjithsej ky institucion. Më shumë se gjysma e deputeteve, edhe atë 23, janë nga VMRO DPMNE-ja, e cila doli fituese në zgjedhjet parlamentare duke siguruar 58 deputetë. Përderisa partitë shqiptare të grumbulluara në dy taborë, Fronti Evropian që siguroi 19 mandate dhe partitë opozitare të grumbulluara në koalicionin VLEN që siguroi 13 mandate, do të përfaqësohen vetëm nga 8 gra - pesë nga Fronti Evropian dhe tri nga koalicioni VLEN.

Lidhja Social- Demokrate, e cila siguroi 18 mandate, do të përfaqësohet nga 7 gra. Nëse do të rritet numri i grave në institucionin ligjvënës, varet nëse bartësit e listave bëhen pjesë e Qeverisë dhe me këtë vendet e zbrazëta zëvendësohen me emrat që pasojnë në listë. Në bazë të Ligjit për zgjedhjen e deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, 40 për qind e ulëseve janë të garantuara për gratë, përkatësisht sipas ligjit duhet të jenë 48 vende nga 120 aq sa ka Kuvendi.

Numri më i ulët i deputeteve në Kuvend, me gjithë garancitë ligjore, është pasojë e renditjes nga partitë politike që gratë i vendosin në listë në çdo të tretën pozitë, kurse në bazë të metodës së D`Hontit, fituese dalin vendet e para. Aktivistet për të drejtat e grave thonë se gratë në Kuvend duhet të jenë më të zëshme për sa i përket artikulimit të çështjeve që prekin interesat e grave.

“Deri më sot kemi pasur shembuj të mirë, por kemi pasur edhe gra që për fat të keq që i janë bindur partisë, në përgjithësi kanë ndjekur porositë e partisë. Në këtë përbërje të zgjedhurat e popullit do të kisha dashur që të veprojnë në formë të pavarur në të mirë të interesave të grave në mënyrë që të gjithë ne të përfitojmë nga pozita që ua kemi dhënë si deputete”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Rita Beadini nga platforma Mollëkuqja, që në fokus ka mbrojtjen e të drejtave të grave.

Pranvera Kasami, aktiviste për të drejtat e grave dhe drejtuese e Institutit për Lidership dhe Politika Publike, thotë se cilado nga partitë shqiptare që do të jetë pjesë e Qeverisë, përfundimisht drejtimin e dikastereve dhe institucioneve të rëndësishme duhet t’ua besojë grave.

“Mendoj se burrat hezitojnë që t’i inkurajojnë, t’i tërheqin drejt suksesit”, thotë Kasami.

Ajo shton se gratë në Kuvend, duhet të ngrenë zërin për të dëshmuar kapacitetin dhe cilësitë, me të cilat disponojnë si deputete duke imponuar ndryshime cilësore në shoqëri për çka dhe kanë fituar besimin e qytetarëve. Për herë të parë që nga pavarësimi në vitet ‘90, Maqedonia e Veriut zgjodhi një grua për presidente të shtetit. Gordana Silanovska-Davkova në paraqitjen e parë pas shpalljes së rezultatit zgjedhor ku ajo doli fituese, është shprehur se do të angazhohet për më shumë gra nëpër pozita kyçe.

“A ka ndryshim më të madh se sa të zgjidhet presidente grua? Bashkë me gratë do të angazhohem për të bërë hapin e madh përpara, hapin drejt reformave. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, të gjitha grupeve etnike, anëtarëve partiakë dhe atyre jashtë partive. Një presidente nuk mund të gjurmojë pas unitetit nëse mban linjat partiake”, ka theksuar Gordana Silanovska-Davkova./ REL

maqedonia e veriut

Sondazh

Poll

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër